Categories: Uncategorized

Di Marzio zbulon gjithcka: “Lautaro-Barcelona ishte shume e avancuar, por ja cfare ndodhi qe deshtoi tratativa.”

Lautaro eshte ceshtja e momentit tek Interi, kete gje tashme e kemi kuptuar prej ditesh.

Por ajo qe ka thene ne keto caste Gianluca Di Marzio tregon shume gjera mbi situaten qe kjo tratative (nese mund ta quajme keshtu) po kalon.

Keto kane qene fjalet e ekspertit te njohur italian te merkatos i lidhur direkt via Skype ne Sky Sports Italia.

“Nga ajo qe di une, klauzola e Lautaro Martinez prej 111 milione eurosh duhet te paguhet e gjitha brenda nje jave ne rast se ndonje klub deshiron ta aktivizoje.”

“Interi te pakten eshte e bindur qe nga kjo kerkese nuk do te zbrese per asgje ne bote dhe ai qe do te trokase do te shohe nje tabele qe lexon “cmimi 111 milione euro eshte i panegociueshem”.

Keshtu e ka nisur shkrimin e tij Gianluca Di Marzio, i cili ne nderhyrjen e tij tek Sky Sport ka folur edhe me tej per te ardhmen e Toros.

“Perpara situates se emergjences shendetesore, tratativa ishte shume e avancuar dhe kishte pasur madje edhe diskutime per lojtaret qe do te perfshiheshin ne kete tratative.”

“Por me pas ka pasur disa frenime te paevitueshme dhe Barcelona ka tentuar te ndryshoje letrat ne tavoline.”

“Barcelona ka ndryshuar oferten e saj ne para per Interin dhe Interi ne ato kushte te reja qe ata kane ofruar nuk eshte dakort. Marotta e ka quajtur te papranueshem kete fakt dhe ndryshimin e ofertes.”

“Sot per sot, kjo tratative eshte totalisht e bllokuar dhe me pas duhet theksuar se Interi nuk ka asnje deshire per ta shitur lojtarin. Ka qene Barcelona ajo qe ka tentuar te komunikoje dhe te nise nje tratative.”

“Interi do te pranonte nje largim te Lautaros nese parate dhe lojtaret e ofruar arrijne ne shumen 111 milione euro. Asnje cent me poshte.”

“Keshtu, te thuash sot se Lautaro Martinez do te largohet nga Interi eshte shume e gabuar.”

“Por ka edhe dicka te sigurt: lojtari nga ana e tij nuk do te beje asnje tentative per tu larguar dhe nuk do e forcoje doren per te arritur te ky qellim.”

“Ai eshte i lumtur ne Milano, ka nje raport miqesie me shokun e repartit Lukaku, ka nje raport shume te sinqerte me teknikun Conte dhe nuk shikon arsye pse duhet te tentoje largimin me cdo kusht.”

“Ka madje edhe nga ata persona afer lojtarit qe thone me bindje se Lautaro deshiron te fitoje me Interin perpara se te largohet, njejte si beri me Racing ne Argjentine.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Carlo Ancelotti i habit te gjithe: “Inter skuadra ime e zemres. Kam qene super tifoz deri 15 vjec, pastaj…”

Gjate nje interviste interesante dhe te shkurter per il Foglio, Carlo Ancelotti i ka habitur jo pak te gjithe me…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, ndodh e papritura me Samir Handanovic? “Ai mund te largohet qe ne janar: nje oferte e papritur nga…”

Me sa duket, per Samir Handanovic mund te ndodhe nje kthese e papritur ne mesin e ketij sezoni. Kapiteni i…

8 hours ago
  • Uncategorized

Tacchinardi sulmon Inzaghin: “Po te kishte qene Conte tek Interi vitin e kaluar, nuk do kishte asnje shans qe…”

Duke folur per TMW Radio, ish-lojtari i Kombetares se Italise dhe Juventusit, Alessio Tacchinardi ka gjetur menyre per te sulmuar…

8 hours ago
  • Uncategorized

Jose Mourinho zgjedh formacionin e tij me te mire te te gjitha koherave: “Prezent vetem nje lojtar i Interit”.

Ka edhe pak Inter ne formacionin me te mire te Jose Mourinhos per sa i perket lojtareve qe ai ka…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shtohet nje tjeter mungese e rendesishme ndaj Napolit? “Pas De Vrij dhe Mkhitaryan, nuk po stervitet as…”

Diten e djeshme, Inter ka festuar ne Appiano Gentile rikthimin e Lautaro Martinez, qe ka filluar menjehere stervitjen. Normalisht, argjentinasi…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi ka vendosur formacionin anti-Napoli? “Surprize e madhe ne sulm: nuk do te luaje…”

Ndeshja Inter-Napoli tashme eshte shume afer dhe pritet qe San Siro te jete nje ferr i vertete per miqte kesaj…

8 hours ago