Categories: Uncategorized

E PABESUESHME – Zbulohet ne Itali audio e VAR per Pjanic-Rafinha: “Arbitri i VAR i thote Orsatos se…”

Rikthehet ne plan te pare Inter-Juventus 2-3 e 2018. Kjo eshte nje ndeshje qe ka ndihmuar Juventusin te fitoje Skudeton ne ate sezon ne dem te Napolit.

Por kjo ndeshje futi Interin ne nje moment shume te keq, duke rrezikuar ndjeshem edhe kualifikimin ne Champions League te zikalterve.

Te gjithe e mbajne mend se si Interi e siguroi vetem ne ndeshjen e fundit kualifikimin ne Champions League ne ate sezon.

Por le te kthehemi te ai Inter-Juventus i shemtuar, dhe diten e sotme, Le Iene ka publikuar fakte te tjera per ate moment.

Ata jane bere bashke me prokurorin Pecoraro, dhe kane treguar se cfare ka ndodhur nga treshja e gjyqtareve Orsato, Valeri dhe Rizzoli ne ate rast.

Duket se ky hetim i bere nga Le Iene tregon me fakte (ze dhe figure) komunikimin e arbitrit ne fushe dhe atij ne VAR ne rastin e kartonit te kuq te munguar ndaj Pjanic.

“Le Iene” ne fakt akuzon tre arbitrat, ashtu si lexohet edhe ne dokumentin e prezantuar per transmetimin qe do te prezantohet sot.

“Ne ate rast eshte kryer vepra penale e nje mashtrimi sportiv ne favor te Juventusit dhe provat per kete jane tentuar te fshihen”.

Kjo ka ndodhur sepse Pecoraro, prokurori italian ka kerkuar audion dhe videon e komunikimit te arbitrave (edhe ato te VAR) ne ate rast, por kerkesa e tij eshte hedhur poshte nga Shoqata e Arbitrave madje duke thene se nje audio e tille nuk ekziston.

“Nicola Rizzoli e ka thene disa here se Hawkeye – kompania qe regjistron gjithcka cfare ndodh ne sallen VAR – nuk e jep kurre materialin audio-video, por jep vetem ato episode per te cilat VAR mund te nderhyje.”

“Vete Orsato, gjate nje interviste kohet e fundit e ka pranuar gabimin e tij, duke nenvizuar se si afersia e madhe me aksionin e ka ndaluar qe te shohe rastin mire.”

“Por me sa duket, filet audio dhe video jane gjetur: e para ka te beje me Matias Vecino, nje karton i drejte nga VAR, ndersa momenti i dyte ka te beje me kartonin e kuq te munguar per Pjanic.”

Dhe sot, Corriere dello Sport ka publikuar te gjithe transkriptin e dialogeve qe kane ndodhur ndermjet VAR dhe arbitrit ne ate ndeshje.

Te rasti i Vecino-Mandzukic, Valeri therret nga VAR direkt Orsaton dhe i thote: “Daniele jam Paolo, flit me mua. E kap te kyci me taka. Eshte i kuq direkt”.

Nderkohe, te Pjanic-Rafinha, nuk ka audio prezente dhe per te kuptuar ate qe ka ndodhur, ‘Le Iene’, ka perdorur dy pamje kamerash ne fushe per te lexuar buzet e Orsatos ne fushe.

Per te lexuar buzet, Le Iene ka marre ne pune dy djem qe jane ‘shurdhmemec’, te cilet jane te specializuar.

Nderkohe, te salla e VAR eshte zbuluar nje video me pamjet e Valerit perpara monitoreve qe komunikon me Rizzolin.


“Valeri nga salla e VAR kerkon qe te shohe imazhet, shtyp nje buton te kuq qe perdoret per te therritur arbitrin: nga leximi i buzeve lexohe qarte.”

“Ai i thote arbitrit kryesor: kontakt ka, e kam kontrolluar tani.”

Nderkohe, Alessandro Giallatini, ndihmes i VAR thote “duhet karton i verdhe, duhet karton i verdhe”, duke e perseritur dy here.

Dhe vetem pas pak, konfirmohet direkt nga Valeri “Po, patjeter, duhet i verdhe”.

Por ne ate rast i verdhi i Orsatos nuk doli kurre nga xhepi i tij per ndonje lojtar te Juventusit, por doli per D’Ambrosion… E pabesueshme!

Nderkohe, Le Iene ben me dije se sot ne darke do te transmetohet video e plote dhe te gjitha provat.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Gazzetta zbulon: “Inter, doren ne zemer por e ka vendosur shitjen e pare: ne janar do te largohet…”

Sa po vjen e sapo kalon koha, duket se hapsira mes titullareve tek Inter po ngushtohet per nje lojtar zikalter.…

2 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona-Inter, java nuk nis me lajme te mira: “E sigurt mungesa per dy lojtare tek Inter: asnje shans per…”

Henrikh Mkhitaryan, nje 'problem solver' nga pankina kunder Sassuolos mund te jete arma taktike nga minuta e pare te merkuren…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Dzeko nuk permbahet dhe zbulon: “Tani qe kam shenuar golin e 100 ne Serie A do ftoj gjithe skuadren per…”

Nje nga lojtaret me te mire ne Sassuolo Inter, Edin Dzeko, ka folur per mikrofonat e DAZN ku eshte pare…

1 day ago
  • Uncategorized

Perse nuk flet askush per nje nga lojtaret me te mire dje? “Fenomenal: nese do e kisht emrin Bremer do flisnim per…”

Inter ka fituar ne fushen e Sassuolos diten e djeshme nje ndeshje te luajtur ne menyre te shkelqyer nga pjesa…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, Onana flet si nje veteran i vertete: “Nje fitore e madhe per Interin tone. Kemi fituar vetem fale…”

Ka qene nje dite shume speciale per Andre Onana diten e djeshem qe ka debutuar ne Serie A me Interin.…

1 day ago
  • Uncategorized

NOTAT e Sassuolo-Inter: “Dzeko me i miri por nje note ulet shkon per Asllani dhe Lautaro: ata marrin nje…”

Inter ka rigjetur nje tjeter sukses ndja Sassuolos pas asaj ne Champions League kunder Barcelones pak dite me pare. Per…

1 day ago