Categories: Uncategorized

Edin Dzeko zbulon gjithcka: “Doni ta dini vertete pse zgjodha Interin? Isha si mbret te Roma, por kur…”

Edin Dzeko dhe Micah Richards, dy-ish shoke skuadre te City kane rigjetur veten ne Zoom dhe kane folur per shume gjera te karrieres se tyre. 

Nder te tjera, Edin Dzeko ka folur edhe per zgjedhjen e transferimit tek Interi nga Roma dhe ka zbuluar gjithcka per kete transferim.

“Transferimi kete vere te Interi? Vera e kaluar ka qene hera e pare qe e kam menduar me veten. Nuk do te shkoj askund i thashe vetes.”

“Nje vit me pare kishte pasur dicka me Juventusin, dy vite me pare dicka me Interin, tratativa ishte madje e mbyllur.”

“Por kete vere kur erdhi Jose Mourinho as nuk e mendoja te largohesha. Kam folur me te dhe ai e dinte qe kisha vetem nje vit kontrate me Romen.”

“Ka qene nje nder qe nje tranjer kaq i madh kishte ardhur ne klub. I kam thene: jam ketu dhe do te jap gjithcka per ty dhe kete klub.”

“Por duke qene se ky ishte viti im i fundit i kontrates, nese do te dale dicka i thashe, mund ta marrim ne konsiderate?”

“Ne pak dite tek Roma erdhi Tammy Abraham te Chelsea dhe Inter kishte ardhur me shpejtesi per te me marre.”

“Doni te dini pse u largova? Une te Roma isha si mbret por kur erdhi Interi mendova dsia gjera me vete.”

“Inter erdhi te me merrte pasi kishte humbur Lukaku, Hakimi, Eriksen dhe Antonio Conte. Ky i fundit kishte bere nje pune shume te mire vitet e fundit ketu.”

“Asnje nuk e priste Interin te ishte ketu ku jemi sot, por une nuk kisha frike te vija te kjo sfide e re dhe te besoja te kjo skuader.”

“I njoh kualitetet e mia. Ka lojtare te medhenj ketu te Interi. Po ecim shume mire. Shpresojme te vazhdojme keshtu per shume kohe.”

“Kemi fituar Superkupen pas 10 vitesh. Kemi arritur ne 1/8 e Champions pas shume kohesh. Jemi te paret dhe duam te qendrojme. Duhet te vazhdojme keshtu.”

“Ne keto fjale keni edhe arsyet qe kam zgjedhur Interin edhe pse kam qene shume mire te Roma per hir te vertetes.”

Nderkohe, Richards ben shaka me Dzeko per fatin e keq te kalimit nga Ajax te Liverpool prej gabimit ne short.

“Liverpool perballe ne vend te Ajax qe menduam ne fillim? Shiko, ka qene e cuditshme. Nuk kishte ndodhur kurre me pare.”

“Por nuk ka qene nje short me fat per ne sepse Liverpool mund ti beje keq cdo skuadre. Por Champions eshte kompeticioni me i miren e bote.”

“Liverpool eshte favorit, e dime. Por nuk mund te thuash kurre se 100% nje skuader do te fitoje. Shanset i vendos fusha.”

“Jemi dy skuadra sulmi. Nuk jemi nje skuader tipike italiane qe rri prapa. Edhe pse ne ndeshje te tilla duhet te mbrosh mire.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Conte, Gazzetta zbulon: “Nese Conte shkon tek Juventus, lojtari i pare qe do kerkoje do te jete lojtari i Interit qe…”

Ne oret e fundit, gazetari i njohur Fabrizio Romano ka folur gjithashtu per zerat e nje kalimi te mundshem te…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter dhe shifra e pabesueshme: “Klubi djeg 10 milione euro cdo muaj: keto para shkojne direkt per…”

Steven Zhang, gjate fjales se tij ne asamblene e ortakeve diten e djeshme, ka hedhur poshte shitjen e klubit. Por…

1 hour ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA CORRIERE – Inter, ndodh e papritura me Asllanin? “Inzaghi ne kete moment po mendon te…”

Lauaro dhe Bastoni me siguri do te jene jashte me Bayern Munich: jane me rrezik kartonash te verdhe dhe nuk…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, bilanci i klubit zbulon te tjera prapaskena: “Napoli i ka borxh Interit 10 milione euro: jane parate e…”

Inter me sa duket diten e djeshme ka publikuar bashke me bilancin e saj, edhe te gjitha borxhet qe klubet…

6 hours ago
  • Uncategorized

Gazzetta zbulon prapaskenen: “E dini nga lindin fjalet e Zhang per Skriniar? Dje tha ‘jam i sigurt’ vetem sepse…”

"Jam i bindur qe do te gjejme nje marreveshje per kontraten". Keshtu eshte shprehur dje Steven Zhang kur ka folur…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter-Nike, Antonello zbulon ‘pa dashje’ kontraten e madhe me ata? “Inter shume shpejt do futet ne…”

Gjate konferences se djeshme ne prag te asamblese se ortakeve tek Inter, per mediat ka folur edhe Alessandro Antonello. Ai…

6 hours ago