Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

298 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Edin Dzeko zbulon gjithcka: “Doni ta dini vertete pse zgjodha Interin? Isha si mbret te Roma, por kur…”

Edin Dzeko zbulon gjithcka: “Doni ta dini vertete pse zgjodha Interin? Isha si mbret te Roma, por kur…”
Inter Club Staff

Edin Dzeko dhe Micah Richards, dy-ish shoke skuadre te City kane rigjetur veten ne Zoom dhe kane folur per shume gjera te karrieres se tyre. 

Nder te tjera, Edin Dzeko ka folur edhe per zgjedhjen e transferimit tek Interi nga Roma dhe ka zbuluar gjithcka per kete transferim.

“Transferimi kete vere te Interi? Vera e kaluar ka qene hera e pare qe e kam menduar me veten. Nuk do te shkoj askund i thashe vetes.”

“Nje vit me pare kishte pasur dicka me Juventusin, dy vite me pare dicka me Interin, tratativa ishte madje e mbyllur.”

“Por kete vere kur erdhi Jose Mourinho as nuk e mendoja te largohesha. Kam folur me te dhe ai e dinte qe kisha vetem nje vit kontrate me Romen.”

“Ka qene nje nder qe nje tranjer kaq i madh kishte ardhur ne klub. I kam thene: jam ketu dhe do te jap gjithcka per ty dhe kete klub.”

“Por duke qene se ky ishte viti im i fundit i kontrates, nese do te dale dicka i thashe, mund ta marrim ne konsiderate?”

“Ne pak dite tek Roma erdhi Tammy Abraham te Chelsea dhe Inter kishte ardhur me shpejtesi per te me marre.”

“Doni te dini pse u largova? Une te Roma isha si mbret por kur erdhi Interi mendova dsia gjera me vete.”

“Inter erdhi te me merrte pasi kishte humbur Lukaku, Hakimi, Eriksen dhe Antonio Conte. Ky i fundit kishte bere nje pune shume te mire vitet e fundit ketu.”

“Asnje nuk e priste Interin te ishte ketu ku jemi sot, por une nuk kisha frike te vija te kjo sfide e re dhe te besoja te kjo skuader.”

“I njoh kualitetet e mia. Ka lojtare te medhenj ketu te Interi. Po ecim shume mire. Shpresojme te vazhdojme keshtu per shume kohe.”

“Kemi fituar Superkupen pas 10 vitesh. Kemi arritur ne 1/8 e Champions pas shume kohesh. Jemi te paret dhe duam te qendrojme. Duhet te vazhdojme keshtu.”

“Ne keto fjale keni edhe arsyet qe kam zgjedhur Interin edhe pse kam qene shume mire te Roma per hir te vertetes.”

Nderkohe, Richards ben shaka me Dzeko per fatin e keq te kalimit nga Ajax te Liverpool prej gabimit ne short.

“Liverpool perballe ne vend te Ajax qe menduam ne fillim? Shiko, ka qene e cuditshme. Nuk kishte ndodhur kurre me pare.”

“Por nuk ka qene nje short me fat per ne sepse Liverpool mund ti beje keq cdo skuadre. Por Champions eshte kompeticioni me i miren e bote.”

“Liverpool eshte favorit, e dime. Por nuk mund te thuash kurre se 100% nje skuader do te fitoje. Shanset i vendos fusha.”

“Jemi dy skuadra sulmi. Nuk jemi nje skuader tipike italiane qe rri prapa. Edhe pse ne ndeshje te tilla duhet te mbrosh mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.