Categories: Ne plan te pare

Gazzetta – Ja gjendja e te demtuarve ne prag te Lazios: shqeteson Nainggolan, De Vrij dhe Icardi!

Tani eshte koha e kombetareve, ku 11 lojtare te Interit kane grumbulluar nga kombetaret respektive dhe nuk do te jene ne Milano deri ne mesjaven e javes se ardhshme. 

Por nuk jane vetem ata qe shqetesojne tanjerin e Interit, Spalletti, ne prag te ndeshjes me Lazion qe do te luhet pas nje jave.

Ajo qe shqeteson me shume Spallettin ne kete moment eshte gjendja e lojtareve te demtuar dhe ajo e Icardit (qe ka pretenduar se ka qene i demtuar ne gju).

Pikerisht per kete gje ka shkruar sot Gazzetta dello Sport: 

“Rutina e Mauro Icardit nuk ndryshon aspak dhe dje ka qene e njejta: ka ardhur nder te paret ne Appiano dhe ka ikur i fundit me Roberto Gagliardinin rreth ores 14:00.”

“Ai, po ashtu si nje dite me pare eshte stervitur nje pjese te kohes me skuadres dhe nje pjese te kohes i vetem per te pershpejtuar kapjen e formes.”

“Por nuk eshte vetem Icardi per tu rekuperuar per ndeshjen ndaj Lazios: ai qe shqeteson me shume eshte Radja Nainggolan qe ka nje demtim muskular dhe vetem ne fillim te javes do te merret vesh se sa i demtuar eshte ai dhe nese do ja dale te jete ne fushe ndaj Lazios.”

“Testi i ri per te do te behet te marten ose te merkuren, atehere kur do te rikthehen nga kombetaret edhe lojtaret e tjere dhe aty do te vendose Spalletti edhe ne baze te formes te lojtareve te tjere. Gjithesesi eshte shume e veshtire qe Nainggolan tja dale te jete ne kete ndeshje.”

“Nderkohe lajme te mira ka per Stefan De Vrij: ai u demtua me kombetaren hollandeze duke munguar ne ndeshjen e luajtur nga kombetarja e tij, por duket se ka pasur thjesht nje shqetesim te vogel dhe asgje serioze.”

“Ne mendjen e Spallettit tashme ka shqetesim vetem per gjendjen e tyre: a do te jete Icardi, Nainggolan dhe De Vrij ndaj Lazios? Po tentohet qe te jene qe te tre, ose te pakten dy prej tyre.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Capello i ashper edhe pas Barcelones: “Kam nje pyetje qe dua t’ja bej lojtareve te Interit. Me thone dot se si…”

Dje pas ndeshjes ne Camp Nou te barazuar me rezultatin 3-3 nga Inter, per Sky Sport eshte ndalur te flase…

15 hours ago
  • Uncategorized

Barca, Lewandowski flet i shkaterruar: “Ne kemi harruar te mbrojme… Nuk e di, di te them se Inter eshte…”

Diten e djeshme, pas ndeshjes se barazuar, per Barcelonen ka folur edhe Robert Lewandowski, protagonisti i vetem mbase i Barcelones ne…

15 hours ago
  • Uncategorized

Tuttosport nuk permbahet: “Ja se si Inzaghi i dha leksione falas pasardhesit te Guardiolas te Barca: duke i…”

Ka qene nje arritje e madhe personale ajo qe ka ndodhur diten e djeshme ne Camp Nou me Simone Inzaghin…

15 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Antonio Conte: “Cfare sinjali nga zikalterit ndaj Barces. Por e di qe nuk do te jete…”

Pak minuta perpara se Inter te zbriste ne fushen e lojes, per Sky Sport eshte ndalur te flase edhe Antonio…

15 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Beppe Marotta zbulon detaje nga e ardhmja e Skriniar? “Mund t’ju them se vullneti i tij eshte…”

Diten e djeshme, pak perpara ndeshjes, Beppe Marotta ka dale perpara mediave dhe ka folur per Sky Sport per shume…

15 hours ago
  • Uncategorized

NOTAT e Barcelona-Inter: “Cfare nate magjike: noten me te larte e rremben ai lojtar qe ka bere…”

Inter ka barazuar nje ndeshje te mrekullueshme dje ndaj Barcelones dhe ka marre ne shtepi nje pike te arte. Tani…

15 hours ago