Categories: Uncategorized

Gazzetta – Messi me raporte te prishura Barcelonen, ja pse Interi mund te tentoje blerjen e tij

Pas fjaleve te djeshme te Massimo Morattit (qe sot jane pergenjeshtruar ne formen se ato ishin fjale si tifoz dhe jo se ai dinte dicka me shume), eshte rihapur ceshtja Lionel Messi.

Nuk eshte se deri me sot ka pasur dicka me shume se sa nje enderr, por fjalet e djeshme sa kane shtuar sasine e tyre ne mendjen e tifozeve zikalter.

Argjentinasi eshte ne Barcelone qe ne vitin 2000 dhe ashtu si shpjegon Gazzetta dello Sport, ne kete moment po kalon nje periudhe aspak te thjeshte ne Katalunje.

Nje nga arsyet kryesore eshte edhe vendim i marre nga Barcelona per uljen e rrogave te lojtareve ku ai eshte nje nga personat me te prekur.

Gjithesesi kjo ceshtje eshte vetem maja e ajsbergut te pakenaqesive te lojtareve (te gjithe skuadres) me ne krye Messin si lider dhe drejtuesve te Barcelones.

Duket se ai i ka prishur totalisht mardheniet ne radhe te pare me presidentin Bartomeu dhe kjo gje eshte konfirmuar edhe nga daljet publike te dyve ata.

“Te imagjinosh nje Lionel Messit larg Barcelones ne kete moment qe po flasim nuk eshte aspak nje Utopi.”

“Dhe po, Interi i Suning eshte nje nga te paktat klube qe mund ti lejoje vetes te mendoje per argjentinasin.”

“Impakti ne Kine per nje goditje te tille do te kishte permasa galaktike. Prandaj eshte e rendesishme kur nje klub ka nga pas nje pronar te permasave te Interit me nje xhiro disa miliarda euro.”

“Por asgje e sigurt. Ashtu si tha edhe Moratti, per momentin eshte thjeshte nje enderr. Nese vullneti i Messit eshte te qendroje tek klubi qe ka nje jete qe luan atehere as milionat e Suning nuk mund te bejne dot gje.”

Por te mos harrojme asnjehere edhe deshiren e madhe qe Barcelona ka per ylli ne ri argjentinas qe luan tek Interi: Lautaro Martinez.

Merkato e ardhshme do te jete nje merkato e mbushur plot me levizje te medha dhe kjo krize aktuale e pandemise mund te ndikoje shume ne raportet e futbollistave me lojtaret.

Ne kete moment, klubet po mendojne natyrisht qe te mbyllin sa me mire kampionatet respektive ne menyren me te mire por drejtuesit jane ne pune qe te mos i lene asgje rastesise.

Pastaj nje goditje e nivelit te Messit nuk eshte dicka qe mendohet sot dhe realizohet neser por eshte nje tratative qe zgjat me muaj te tere dhe asnjehere nuk mund te kesh sigurine se do te mbyllet.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

“Ne ndeshjen e pare Inzaghi e habiti Xavi me Calhanoglu. Tani eshte radha per levizjen e radhes? Po mendon per…”

Do te jete nje klime vertete e ndezur ne Camp Nou qe pritet te kete ne brendesi me shume se…

32 mins ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA BARCA – Xavi rekuperon nje lojtar ne minutat e fundit? “Eshte mire, do te jete ne pankine”.

Ndeshja Barcelona-Inter tashme eshte shume afer dhe gjithcka do te luhet diten e sotme ne Camp Nou ne oren 21.00.…

37 mins ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Lautaro Martinez: “Une afer Barcelones? Tani ka rendesi vetem Inter. Mezi po pres sepse…”

Duke folur per mikrofonat e Sky Sport pak perpara ndeshjes me Barcelonen, sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, eshte pare shume…

39 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Corriere zbulon: “Onana, sot do te jete dita e tij por cfare prapaskene dje: Inzaghi e ka marre vec per…”

Ne porte do te jete prape Andre Onana, ai qe ne keto ndeshje duket se i ka marre vendin njehere…

42 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Barcelona cmendet totalisht: “Kujdes tifoze te Interit: nuk do te lejoheni ne stadium nese keni me vete…”

Me sa duket ne Barcelone diten e sotme po ndihet nje atmosfere shume e tensionuar ne prag te ndeshjes Barcelona-Inter.…

46 mins ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Simone Inzaghi: “Do doja te luanim prape ne San Siro. Skuadres i kam thene vetem dicka: sot duhet te bejme nje…”

Ne prag te Barcelona-Inter, Simone Inzaghi ka folur per mikrofonat e Sky Sport dhe keto kane qene fjalet e tranjerit…

49 mins ago