Categories: Uncategorized

Gazzetta zbulon ate qe ndodhi dje gjate takimit Lukaku-Conte: “Te gjithe te pranishmit ja plasen te qeshures.”

Romelu Lukaku ka pak minuta qe eshte zyrtarizuar si lojtari me i ri i Interit, por Gazzetta dello Sport ka treguar nje ngjarje mjaft zbavitese qe ka ndodhur diten e djeshme. 

Nderkohe qe Lukaku ishte rruges me agjentin Pastorello nga Brukseli ne Milano, drejtuesit e Interit bashke me tranjerin zikalter, Antonio Conte, jane mbledhur te gjithe ne nje lokal te njohur ne Milano dhe e kane pritur te gjithe bashke Lukakun.

Pasi Lukaku eshte shtangur fillimisht nga prania e shume tifozeve ne Malpensa, ai ka shkuar menjehere te takoje drejtuesit dhe Conten.

Por pikerisht ketu ka ndodhur ngjarja zbavitese qe ka bere qe te gjithe te pranishmit te qeshnin per disa minuta me ate qe ndodhi.

Ne momentin qe Lukaku ka mberritur ne restorant, ka filluar te takoje te gjithe me radhe. Pikerisht ketu, teksa po i jepte doren drejtuesve, ka ardhur edhe radha e Contes.

Lukaku ne kete moment i ka thene Contes qe “eshte shume i lumtur qe ndodhet ketu dhe qe do te stervitet nga ai”, por cudia ndodhi pikerisht tek pergjigja e Contes.

Tekniku zikalter nuk i ka thene asgje per kenaqesine e tij per ardhjen, asgje per ti kthyer ate qe i tha Lukaku por i ka dale direkt ne teme: “kam menduar te zhvillojme nje miqesore tjeter qe ti te provosh veten dhe te vish ne forme”. Pikerisht keto kane qene fjalet e para te Contes te dala nga goja e tij ne drejtim te Lukaku.

Nuk kaluan shume caste kur drejtuesit kane pare njeri-tjetrin ne sy dhe ja kane plasur te qeshures. Nje situate kjo qe ka bere qe te shnderrohet e gjitha ne nje moment gazmor.

Gjithesesi, ne fjalet e Contes ka shume te verteta. Ai po mendon vertete qe pas ndeshjes me Valencian te zhvilloje edhe nje miqesore tjeter qe nuk ka qene e programuar vetem e vetem qe te ndihmoje Lukaku te vije sa me shpejt ne forme. Belgu ka qene deshira e tij me e madhe qe prej ardhjes tek Interi dhe ka qene nje enderr e tij qe ne vitin e pare tek Chelsea.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, ja lista e plote me lojtaret qe do te shkojne ne Kombetare: “Vetem shtate: i fundit ne dyshim eshte…”

Diten e sotme kane ardhur dy lajme te rendesishme per sa i perket lojtareve te Interit ne Boterorin e Katarit.…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi gati te marre dhuraten e pare per Krishtlindje? “Nga klubi behet me dije se eshte shume prane…”

Vetem pak momente perpara ndeshjes se djeshme ndermjet Inter dhe Bologna, per mediat ka folur Beppe Marotta. Ai ka dhene…

6 hours ago
  • Uncategorized

Gosens, flet edhe tranjeri i Gjermanise: “Ja pse nuk e grumbullova Robin. Ai e di shume mire qe…”

Hans-Dieter Flick, tranjeri i Gjermanise, pak minuta me pare ka dhene nje konference per shtyp, ku ka bere me dije…

6 hours ago
  • Uncategorized

Sherri Medel-Lautaro, ja prapaskena: “Ja cfare beri lojtari i Bolognas pas golit: ai shkoi te…”

Dje ne darke, pak perpara golit te Federico Dimarcos me goditje denimi, ka pasur nje skene jo shume te bukur.…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marco Barzaghi i habit te gjithe: “E kam verifikuar: ka nje emer te nxehte per Interin. Kujdes nga shkembimi i Gosens me…”

Gjate nje video te publikuar si gjithmone ne kanalin e YouTube, Marco Barzaghi, gazetari i Sport Mediaset ka konfirmuar edhe…

7 hours ago
  • Uncategorized

TS zbulon: “Inzaghi nuk do e thote kurre, por ja cfare i kane thene drejtuesit: plot 60 milione euro varen nga…”

Ne shtepine Inter ka pak qetesi pas fitores ndaj Bologna, por ka dicka qe Inzaghi nuk do ta thote apo…

7 hours ago