Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,380 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon ate qe ndodhi dje gjate takimit Lukaku-Conte: “Te gjithe te pranishmit ja plasen te qeshures.”

Gazzetta zbulon ate qe ndodhi dje gjate takimit Lukaku-Conte: “Te gjithe te pranishmit ja plasen te qeshures.”
Inter Club Staff

Romelu Lukaku ka pak minuta qe eshte zyrtarizuar si lojtari me i ri i Interit, por Gazzetta dello Sport ka treguar nje ngjarje mjaft zbavitese qe ka ndodhur diten e djeshme. 

Nderkohe qe Lukaku ishte rruges me agjentin Pastorello nga Brukseli ne Milano, drejtuesit e Interit bashke me tranjerin zikalter, Antonio Conte, jane mbledhur te gjithe ne nje lokal te njohur ne Milano dhe e kane pritur te gjithe bashke Lukakun.

Pasi Lukaku eshte shtangur fillimisht nga prania e shume tifozeve ne Malpensa, ai ka shkuar menjehere te takoje drejtuesit dhe Conten.

Por pikerisht ketu ka ndodhur ngjarja zbavitese qe ka bere qe te gjithe te pranishmit te qeshnin per disa minuta me ate qe ndodhi.

Ne momentin qe Lukaku ka mberritur ne restorant, ka filluar te takoje te gjithe me radhe. Pikerisht ketu, teksa po i jepte doren drejtuesve, ka ardhur edhe radha e Contes.

Lukaku ne kete moment i ka thene Contes qe “eshte shume i lumtur qe ndodhet ketu dhe qe do te stervitet nga ai”, por cudia ndodhi pikerisht tek pergjigja e Contes.

Tekniku zikalter nuk i ka thene asgje per kenaqesine e tij per ardhjen, asgje per ti kthyer ate qe i tha Lukaku por i ka dale direkt ne teme: “kam menduar te zhvillojme nje miqesore tjeter qe ti te provosh veten dhe te vish ne forme”. Pikerisht keto kane qene fjalet e para te Contes te dala nga goja e tij ne drejtim te Lukaku.

Nuk kaluan shume caste kur drejtuesit kane pare njeri-tjetrin ne sy dhe ja kane plasur te qeshures. Nje situate kjo qe ka bere qe te shnderrohet e gjitha ne nje moment gazmor.

Gjithesesi, ne fjalet e Contes ka shume te verteta. Ai po mendon vertete qe pas ndeshjes me Valencian te zhvilloje edhe nje miqesore tjeter qe nuk ka qene e programuar vetem e vetem qe te ndihmoje Lukaku te vije sa me shpejt ne forme. Belgu ka qene deshira e tij me e madhe qe prej ardhjes tek Interi dhe ka qene nje enderr e tij qe ne vitin e pare tek Chelsea.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.