Categories: Ne plan te pare

Ibra provokon, Kessie proteston dhe Calhanoglu shenon: Dazn zbulon: “Ja cfare ndodhi te momenti i penalltise e qe nga tv nuk u pa.”

Nje nga momentet me kyc te derbit te se dieles ndermjet Milan dhe Inter ka qene me siguri penalltia e gjuajtur dhe e shenuar nga Hakan Calhanoglu.

Por perpara se ajo te gjuhej, ne zonen e rreptesise se Milanit ka ndodhur me te vertete gjithcka dhe kjo gje eshte zbuluar sot nga DAZN.

Ata i jane rikthyer edhe njehere atij momenti duke treguar shume detaje: “Qe kur Doveri vershellen per penallti ne kontaktin Calhanoglu dhe Kessie, eshte momenti kur fillon edhe check i VAR.”

“Por plot dy minuta kalojne ne ate cast. Le ta nisim me turkun: sapo e kupton qe eshte penallti, i bie vetes ne ghoks dhe therret “Lauti, Lauti” sepse deshiron ta gjuaje vete.”

“Ai kthehet nga Dzeko dhe i thote edhe atij “ma ler mua”. Lautaro qe eshte gjuajtesi i parashikuar ka topin ne dore: perballet me turkun sikur donte ta pyeste “vertete ta ndjen kaq shume ta gjuash” dhe me pas i jep topin dhe i thote “jepi”.”

“Nje puthje per Calhanoglu dhe me pas turku e vendos topin te pika e bardhe dhe behet gati te gjuaje e nuk spostohet me qe aty.”

“Curva Sud e kupton shpejt se kush do te gjuaje penalltine nderkohe. Ne ato momente identike edhe Kessie perballet me Doverin “kurre nuk eshte penallti ajo, shko dhe shikoje”.

“Por me pas perballet edhe me Dzeko dhe interisti i thote “ti vjen me vone, ja fute kemben ne mes te kembeve, ishte penallti”.

“Nderkohe Doveri i ndal te gjithe “nuk degjoj dot VAR, pushoni, duhet te qendroni larg. Ketu nderhyn Ibra duke provokuar.”

“Nese nuk degjon, shko atje, shko dhe shihe vete, shko pra”. Penalltia konfirmohet, Calhanoglu kunder Tatarusanu.”

“Nje frymemarrje e thelle dhe nje mal me vershellima. Calhanoglu shenon dhe hidhet ne toke nga Dzeko gjate festimit nderkohe vetem para pak castesh kishte marre ofendime nga me te ndryshmet ne stadium.”

“Ai festoi pikerisht si ka bere Ronaldo Fenomeni dikur ne 2007. Pastaj, ne fund, i shume urryeri i milanistave ne fushe, kthehet nga Curva Nord dhe i dergon atyre edhe nje puthje.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

E FUNDIT NGA UK – Inter, alarm ne merkato? “Liverpool po futet ne mes per objektivin zikalter: Klopp kerkon…”.

Inter eshte teper aktive ne merkato dhe kjo gje eshte vene re edhe nga udhetimi i fundit i Piero Ausilios…

15 hours ago
  • Uncategorized

Hakimi, cfare prapaskene: “Ja kush ka zbuluar deshiren e tij te madhe per tu kthyer ne Milano: pikerisht… “

Diten e sotme nje lajm i mengjesit, direkt nga Corriere dello Sport, qe fliste per rikthimin e Hakimit ne Milano…

15 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Bergomi ka nje keshille ‘te arte’ per Inzaghin: “Ai duhet te aktivizoje gjithmone titullare nje dyshe si…”

Beppe Bergomi, diten e sotme eshte ndalur per Sky Sport, ku ka folur edhe njehere per Interin dhe per pjesen…

15 hours ago
  • Uncategorized

Ish-lojtari zikalter tregohet i sinqerte: “Luaja per Interin, por nuk isha ne lartesine e Interit: pyesja veten se cfare…”

Ne nje prej intervistave te bukura qe lojtaret keto kohe kane dhene per Cronache di Spogliatoio, i ftuar ka qene edhe…

15 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Asllani: “Per mua eshte thene nje genjeshter e madhe: ne asnje moment nuk kam…”

Nje interviste shume e gjate dhe e bukur nga La Gazetta dello Sport me Kristjan Asllanin, qe edhe njehere ka…

15 hours ago
  • Uncategorized

Inter, gjest madheshtor i Milan Skriniar ne drejtim te portierit te trete, Cordaz: “Kapiteni i Interit ka…”

Ne menyra te tilla, nje skuader ndertohet, duke respektuar veteranet, me gjeste te vogla por qe kane shume kuptim. Keshtu…

15 hours ago