Kishte disa kohe qe nuk degjohej te flitej per Mauro Icardin dhe bemat e tij ne rrjetet sociale por ja tek jemi sot, ku Mauro Icardi eshte rikthyer ne qender te vemendjes per nje gjest te shemtuar.
Nje provokim i paster ky nga ish-sulmues i Interit qe ka vendosur te duket me nje like ne nje post te Boja Krkic ku ai kujton me ironi Barcelona-Inter te vitit 2010.
Ai kishte postuar disa foto nga kjo perballje ku Interi humbi 1-0 por u kualifikua duke shkruar “aiVARsario”, ne nje fare menyre si per te thene se goli i tij do te ishte i rregullt nese do te kishte VAR ne 2010.
Nje like ky nga ana e Icardit qe bie ne sy per shume keq duke pare se ai me Bojan edhe pse kane qene shoke skuadre tek Barcelona, nuk eshte se “pelqehen” shume me njeri-tjetrin ne rrjete sociale.
Por kaq ka mjaftuar qe Icardi te perfundoje ne shenjestren e tifozeve te Interit qe e kane sulmuar ne menyre te hapur dhe te drejtperdrejte.
Po sjellim tek ju disa nga komentet ne rrjetet sociale ne drejtim te Icardit:
“Te shohesh nje ish-kapiten qe ben live nje postim te turpshem do te thote se eshte nje njeri shume i keq dhe llapazan. Pergjithmone zero tituj do te mbetesh.”
“Une mendoj se like qe i ka bere Icardi Bojan e kualifikon ate fiks se cfare personi eshte dhe cfare ish-kapiteni. Me te vertete nje qenie e shpifur.”
“E gjeni dot kush ka bere like te postimi i Bojan? Interisti i madh Icardi. Ai qe kishte pesuar nje padrejtesi sezonin e kaluar nga Interi. Ai qe bente tifo per Interin qe i vogel. E te mendosh qe disa e mbrojne akoma…”
“Me vjen turp qe ne historine tone ka qene nje palaco i tille dhe kapiten per 5 vite mbi te gjitha. Me mire nje Ranocchia me limitet e tij teknike se sa nje kapiten prej jashteqitje.”
“Kthejeni keto dy vite kontrate qe ka ne Milano dhe mbajeni po dy vite ne tribune. 50 euro i fus une po te doni.”
E keto ishin vetem disa nga komentet ne Twitter sepse shumica u filtruan edhe per shkak te fjalorit teper te rende.
Por ne kete mes, fajtori kryesor eshte ai qe ka qene per vite me radhe kapiten i nje skuadre te cilen vazhdon ta binde akoma me shume se me largimin e tij eshte bere gjeja e duhur.
Direkt nga studiot e Sky Sport, Fabio Capello ka analizuar fitoren e Interit me rezultatin 1-0 kunder Barcelones ne Champions…
Alessandro Bastoni diten e djeshme ka shperndarje ne rrjetet sociale nje imazh nga fusha e lojes ku Inter ka fituar…
Gjate analizes se bere per fitoren e Interit ndaj Barcelones, Tuttosport ka vendosur fokusin edhe te prova e Onanes. Ata…
La Gazzetta dello Sport ne numrin e saj te perditshem ka dashur te ndalet te VAR dhe te MOVIOLA e…
Diten e djeshme ka pasur nje gezim shume te madh per fitoren e Interit dhe nga ana e Steven Zhang,…
Ka pasur nota shume te larta per Interin nga La Gazzetta dello Sport diten e sotme ne mengjes pas fitores…