Interi sapo doli nga fusha e lojes ne Meazza me rezultatin 0-0 ndaj Atalantes ne nje ndeshje pa shume emocione edhe pse rastet per ta fituar nuk munguan.
Nder rastet me te pastra ishin ato te Icardit dhe Nainggolan, te dyja te pritura nga portieri i Atalantes i cili u tregua shume i zoti.
Por nese rezultati i lojes nuk eshte nje lajm i keq per Interin qe vazhdon te mbaje diferencen +5 ndaj Milanit dhe ndaj Atalantes (me te cilen u perball sot), duket se ka nje lajm te keq nga fusha e lojes.
Me sa duket, zikalterit do te duhet qe te luajne pa Marcelo Brozovic ne keto jave qe vijne ku rrugetimi per ne Champions do te jete me i zjarrte.
Kroati doli nga fusha e lojes ne pjesen e pare per shkak te nje problemi fizik ku gjate nje sprinti me top ne kembe, pati nje problem ne kofshe.
Interi ka bere me dije pikerisht kete gje ne komunikaten e saj ne Twitter ku konfirmon se problemi i Marcelo Brozovic eshte teresisht muskular dhe dihet qe nese dicka si kjo do te konfirmohet, ai do te mungoje te pakten 15-20 dite. Gjithmone nese ky demtimi do te jete i lehte.
Per mesfushorin kroat do te kete gjate dites se neserme kontrolle te tjera me te detajuara per te percaktuar qarte shkallen e demtimit por ky lajm nuk eshte nje lajm aspak i bukur per tifozet zikalter dhe Spallettin.
Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…
Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…
Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…
Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…
Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…
"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…