Categories: Uncategorized

INTER, CFARE MESAZHI NGA CURVA NORD E CILA ZGJEDH LIDERIN E SAJ: “Kemi nevoje per ty”.

Gola te rendesishem. Ne disa raste teper, teper te rendesishem, pikerisht si ai ndaj Portos ne San Siro qe vlejti kalimin e turit.

Nderkohe, jane pak kur e mendon se sa ka shenuar ai ne total kete sezon. Por gjithesesi, golat qe ka shenuar jane teper te rendesishem.

Behet fjale per Romelu Lukaku, qe brenda nje jave ka shenuar dy penallti teper te rendesishme ndaj Benfica dhe Juventusit.

Romelu Lukaku ka perfaqesuar 90% te merkatos se veres se Interit. Ka qene nje bast total dhe prandaj belgu deshiron te rimarre fronin si mbret i Milanos.

Demtimi e ka lene jashte qe ne fillim dhe per muaj me radhe ai ka vuajtur por tashme Big Rom duket i rikthyer.

Gjithesesi, per momentin po luan bashke me dyshen Dzeko dhe Lautaro duke u alternuar me njeri-tjetrin nderkohe Correa eshte me prapa.

Por per momentin, edhe pse shume e kane dyshuar, Lukaku eshte lojtari sulmuesi i Interit me ne forme, me reaktiv.

Kete gje e ka vene re edhe Curva Nord, qe duket se si rralle here ka leshuar nje mesazh teper te rendesishem ne rrjetet e saj sociale.

Per kete shkruan La Gazzetta dello Sport: “Duket se paqja tashme eshte totale mes lojtarit dhe ultrasve te Interit”.

“Lojtari eshte zgjedhur si lider pikerisht nga grupimi ultras i Interit sepse kane pare disa sjelle vertete prej burri te belgut kohet e fundit”.

“Mesazhi ne rrjetet sociale ka qene teper i rendesishem. Curva Nord ka shkruar: ‘Kemi nevoje te paimagjinueshme per ty, per golat e tu, per lidershipin tend. Perpara Romelu, Nordi eshte me ty’.”

“Ky ka qene mesazhi i qarte i tifozerise se organizuar te Interit dhe ka qene nje mesazh qe shkon per te gjithe por ne vecanti edhe per Romelun”.

“Tashme Curva Nord ka zgjedhur liderin e ketij Interi dhe Romelu ka nje pergjegjesi tjeter mbi supe ne kete fund sezoni”.

“Ai deshiron te jete lideri qe ishte ne te kaluaren dhe tani Curva Nord i ka dhene nje assist te cilin ai deshiron ta shfrytezoje”.

“Sinjalet e para jane vertete te mire, ku dy here brenda pak ditesh me ftohtesine e tij ka shenuar dy gola teper, teper te rendesishem”.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Inzaghi vendos gjithcka per formacionin? “Ndaj Salernitanes gati tre ndryshime te rendesishme: titullar edhe…”

Ndeshja me Juventusin eshte hedhur prapa shpines dhe menjehere ne shtepine Inter po mendohet per ate ndaj Salernitanes. Do te…

1 week ago
  • Uncategorized

Ish-arbitri i njohur nuk permbahet: “Arbitri ka gabuar rende me Lukaku dhe do ju them pse: ai nuk ka…”

Luca Marelli, ish-arbiter i njohur ka dashur te flase per ate qe ka ndodhur diten e djeshme me Romelu Lukaku…

1 week ago
  • Uncategorized

ZYRTARE – Reagon ashper Inter me nje komunikate: “Dje jane perdhosur vlera thelbesore. Te bashkuar kunder…”

Ka ardhur vetem pak minuta me pare nje komunikim zyrtar nga ana e Interit per ate qe ka ndodhur dje…

1 week ago
  • Uncategorized

VIDEO – Juve-Inter, publikohen pamjet skandaloze: “Cuadrado godet me grusht Handanovic: me pas ai…”

Ka qene nje sfide pa shume emocione deri ne minuten e 82 Inter-Juventus naten e djeshme dhe me pas ndodhi…

1 week ago
  • Uncategorized

TS zbulon prapaskenat: “Tek Inter ka nje aleat te madh per Inzaghin: kunder shkarkimit te tij ne menyre kategorike”.

"Nuk eshte aspak dakord per nje tranjer sa per te mbyllur sezonin dhe nuk eshte aspak dakord qe Inzaghi te…

1 week ago
  • Uncategorized

Juventus-INTER, Inzaghi permbys gjithcka: “Plot 8 ndryshime nga minuta e pare? Ja formacioni”.

Rikthehet Kupa e Italise dhe Inter do te zbrese ne Torino per te luajtur gjysmefinalen e pare kunder Juventusit. Dy…

1 week ago