Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | April 13, 2023

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, CFARE MESAZHI NGA CURVA NORD E CILA ZGJEDH LIDERIN E SAJ: “Kemi nevoje per ty”.

INTER, CFARE MESAZHI NGA CURVA NORD E CILA ZGJEDH LIDERIN E SAJ: “Kemi nevoje per ty”.
Inter Club Staff

Gola te rendesishem. Ne disa raste teper, teper te rendesishem, pikerisht si ai ndaj Portos ne San Siro qe vlejti kalimin e turit.

Nderkohe, jane pak kur e mendon se sa ka shenuar ai ne total kete sezon. Por gjithesesi, golat qe ka shenuar jane teper te rendesishem.

Behet fjale per Romelu Lukaku, qe brenda nje jave ka shenuar dy penallti teper te rendesishme ndaj Benfica dhe Juventusit.

Romelu Lukaku ka perfaqesuar 90% te merkatos se veres se Interit. Ka qene nje bast total dhe prandaj belgu deshiron te rimarre fronin si mbret i Milanos.

Demtimi e ka lene jashte qe ne fillim dhe per muaj me radhe ai ka vuajtur por tashme Big Rom duket i rikthyer.

Gjithesesi, per momentin po luan bashke me dyshen Dzeko dhe Lautaro duke u alternuar me njeri-tjetrin nderkohe Correa eshte me prapa.

Por per momentin, edhe pse shume e kane dyshuar, Lukaku eshte lojtari sulmuesi i Interit me ne forme, me reaktiv.

Kete gje e ka vene re edhe Curva Nord, qe duket se si rralle here ka leshuar nje mesazh teper te rendesishem ne rrjetet e saj sociale.

Per kete shkruan La Gazzetta dello Sport: “Duket se paqja tashme eshte totale mes lojtarit dhe ultrasve te Interit”.

“Lojtari eshte zgjedhur si lider pikerisht nga grupimi ultras i Interit sepse kane pare disa sjelle vertete prej burri te belgut kohet e fundit”.

“Mesazhi ne rrjetet sociale ka qene teper i rendesishem. Curva Nord ka shkruar: ‘Kemi nevoje te paimagjinueshme per ty, per golat e tu, per lidershipin tend. Perpara Romelu, Nordi eshte me ty’.”

“Ky ka qene mesazhi i qarte i tifozerise se organizuar te Interit dhe ka qene nje mesazh qe shkon per te gjithe por ne vecanti edhe per Romelun”.

“Tashme Curva Nord ka zgjedhur liderin e ketij Interi dhe Romelu ka nje pergjegjesi tjeter mbi supe ne kete fund sezoni”.

“Ai deshiron te jete lideri qe ishte ne te kaluaren dhe tani Curva Nord i ka dhene nje assist te cilin ai deshiron ta shfrytezoje”.

“Sinjalet e para jane vertete te mire, ku dy here brenda pak ditesh me ftohtesine e tij ka shenuar dy gola teper, teper te rendesishem”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.