Categories: Uncategorized

INTER, CFARE PO NDODH? “Merr fund raporti Marotta-Inzaghi: problem i madh eshte edhe… Antonio Conte”.

Pas fjaleve te Simone Inzaghit pas kualifikimit ndaj Portos duket se ka shume te fshehta te pa zbuluara ende per publikun.

Per kete gje flet sot Tuttosport, e cila flet pikerisht per kete gje dhe tregon situaten aspak te qete mes Beppe Marotta dhe tranjerit te Interit, Inzaghi.

Ja cfare shkruajne ata: “Gjithcka nis me fjalet e Simones pas kualifikimit te Interit ne 8 me te mirat ne Europe ndaj Portos”.

“Ai eshte shprehur:

‘Une e di se cfare rruge ka bere Interi deri me ketu. Ne dymbedhjete vitet e fundit Inter ka fituar nje Scudetto qe i ka sjelle me pas disa probleme ekonomike.

Nderkohe ne dymbedhjete muajt e fundit ka fituar tre trofe, ka fituar nje Kupe Italie, dy here Superkupne e Italise dhe tani eshte ne 1/8 e Champions.

Per kete do te flas kur te kem deshire une ama, i detyrohem vetes time te flas kur te dua une per kete por edhe familjareve te mi’.

“Keto kane qene fjalet e Inzaghit qe me shume se nje gur i nxjere nga kepuca, Inzaghi duket sikur ka hequr nje shkemb”.

“Por jo nga kepuca, nga zemra. Ne Naten e Dragaos, ai i ka dhene Interit edhe nje copez histori duke qene se Inter nuk e arrinte dicka te tille prej 2011”.

“Po, sepse per here te fundit kishte ndodhur atehere kur quhej normalitet dhe jo ne kete moment kur konsiderohet si arritje”.

“Dymbedhjete muaj me pare jam therritur ne kete detyre per te derguar Interin ne cerekfinalet e Champions League dhe gjate kesaj rruge me shume pengesa ne ja kemi dale shume mire edhe pse ndonje humbje mund te ndodhe”.

“Por jemi te dytet ne kampionat, kemi bere gjera te mira dhe jemi ne tete me te miret. Nuk duhet harruar fare ama qe jemi te dytet ne kampionat, e perseris”.

“Keshtu eshte shprehur ai, duke e perseritur dy here brenda pak sekondash qe Inter eshte ne vendin e dyte ne Serie A”.

“Ka qene nje mesazh per te gjithe, por i drejtuar ne zemer te klubit. Kritikat e bera publike nga Beppe Marotta pas humbjes se Bolognas duket se jane nje pike mos kthimi”.

“Administratori i deleguar i Interit ne ate kohe ka theksuar edhe njehere se kampionati dhe Scudetto duhet te jene ylli polar i Interit, jo Kupa e Italise dhe Superkupa”.

“Me pas ka ardhur direkt humbja me Spezian, e cila ka qene e teta dhe me te vertete qe jane shume per nje skuader si Inter”.

“Per te mos folur edhe per situaten e menaxhimit te penalltive me situaten Lautaro-Lukaku ne Spezia ku Inzaghi eshte pare nga klubi perseri si fajtor”.

“Ne koridore, por edhe publikisht, ne kete moment mbi koken e tranjerit nga ana e Interit ka shume pikepyetje”.

“Dhe nje pikepyetje e madhe qendron edhe te fakti se Inter eshte 18 pike larg vendit te pare qe ne kete moment eshte Napoli qe ne fund te fundit eshte mundur ne takimin direkt ne San Siro”.

“Por ajo qe po e ben situaten edhe me eksplozive dhe me sa duket ka bere Inzaghin te shpertheje me shume eshte edhe emri i Contes dhe mundesia e rikthimit te tij.”

“Zerat qe Interit i duhet nje njeri i forte si ai duket se kane shqetesuar jo pak tranjerin e Interit. Edhe pse kualifikimi ndaj Portos ka sjelle shume perqafime, Inzaghi ka perfituar per te bere sulmet e tij dhe per te nxjere mllefin qe ka pasur brenda”.

“Marotta pas ndeshjes me Porton ka thene nderkohe qe ky kualifikim eshte merite e skuadres dhe e Inzaghit, por te dielen eshte direkt Juventusi perpara dhe aty luhet jo pak per te ardhmen e tranjerit”.

“Pas fjaleve te Inzaghit, duket se ka marre fund raporti shume i mire mes Marottes dhe Inzaghit dhe ne loje ka hyre frika per shkarkimin e tij”.

“Aktualisht mes te dyve ka nje distance dhe nje akull qe vazhdon te rritet gjithmone e me shume pas rezultateve ne fushe dhe pas fjaleve te tranjerit”.

“Ne kete moment qe po flasim, Inzaghi do duhet te beje nje mrekulli per te mbajtur drejtimin e Interit edhe sezonin tjeter”.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Marca nuk e llogarit Interin: “Nese shorti do i sjelle Realit skuadren e Interit, atehere mund te themi se ata jane…”

Diten e neserme ne Nyon, ne oren 12:00, do te zhvillohet shorti i cerekfinaleve te Champions League 2022-2023. Ne prag…

9 hours ago
  • Uncategorized

SHORTI I CHAMPIONS LEAGUE – Ja kur luhet ndeshja e pare dhe ndeshja e dyte: “Inter ne San Siro do luaje…”

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka folur per kalendarin e Champions League dhe dy ndeshjet e cerekfinale te…

9 hours ago
  • Uncategorized

Porto-Inter, del ne pah gjesti i shemtuar i tranjerit te Portos Conceiçao ndaj Inzaghit: “Reagoi duke…”

Me shume vuajtje por edhe me shume vullnet, Inter ka arritur te kaloje ne Porto duke neutralizuar te gjitha sulmet…

9 hours ago
  • Uncategorized

NGA SPANJA – Inter, frike se mos humbet objektivi i madh? “Mbi te edhe tre super skuadra te Premier League”.

Inter sapo eshte kualifikuar ne cerekfinalen e Champions League dhe kjo gje mund te kete impakt direkt edhe te merkato.…

9 hours ago
  • Uncategorized

Porto-Inter, shperthen Cassano: “Duhet te kishte kaluar Porto dhe pike. Per mua Inzaghi eshte nje…”

Antonio Cassano, duke folur si gjithmone per Bobo TV, ka komentuar kualifikimin e Interit ne cerekfinalen e Champions League. Keto…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter-Milan ne cerekfinalen e Champions? “Frike e madhe nga Pioli: kurre ne jeten e tij nuk ja ka dale te…”

Nese do te kete nje Euroderby ne Champions League, tranjeri i Milanit Stefano Pioli duket se ka nje frike te…

10 hours ago