Me sa duket ka ndodhur pak a shume ajo qe ndodhi dy vera me pare me Marcus Thuram per nje objektiv te Interit.
Po, sepse fiks dy vera me pare, Inter ishte shume prane Marcus Thuram, por ky i fundit u demtua dhe ne fund Inter vendosi te blinte Correan.
Keshtu, sipas lajmeve te fundit, e njejta gje ka ndodhur edhe me Tiago Djalo, mbrojtesin e Lille qe ka qene ne qender dhe ne krye te listes se Interit per te zevendesuar Skriniar sezonin e ardhshem.
Lojtari i lindur ne 2000 ka dale nga fusha e lojes ndaj Lens ne minuten e 13 per shkak te nje demtimi teper te rende.
Behet fjale per nje diagnoze te rende, duke qene se ai ka thyer ligamentet e gjurit te djathte dhe eshte kerkuar nje operim i menjehershem.
Sezoni 2022-2023 eshte mbyllur njehere e mire per Tiago Djalo dhe kjo gje eshte bere me dije direkt nga skuadra e Lille.
Ky eshte nje lajm i keq edhe per Interin qe tashme nuk mund te mbetet ne gare per lojtarin duke qene se nje demtim i tille shton pafundesisht pikepyetjet.
Shume lojtare nuk jane me te njejtet pas nje demtimi te tille per shume faktore: qe te brishtesia e gjurit e deri tek frika me te cilen zbresin ne fushe. Por per me shume duhet pritur vera ku do te merret vesh edhe deshira dhe vullneti i Interit.
Vertete nuk ka me hapsire te ky Inter per Marcelo Brozovic? La Gazzetta dello Sport pas shkrimit te djeshem, sot…
Inter eshte ne kerkim te nje perforcimi shume te rendesishem per prapavijen e saj per te zevendesuar Milan Skriniar. Sllovaku…
Antonio Cassano si gjithmone nuk e ka lene pa e permendur Interin dhe situaten qe po kalon skuadra zikalter. Ish-lojtari…
Duket se tek Inter po punohet shume fort per rinovimet ne shtepi sidomos pas asaj qe ndodhi me Milan Skriniar.…
Duke folur si gjithmone per ‘Sky Calcio Show’, tranjeri i njohur italian Fabio Capello eshte ndalur te situata aktuale e Interit.…
Inter po behet gati per nje transferte tjeter ne Serie A perpara se te luaje perballe Portos nje ndeshje teper…