Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | March 7, 2023

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, demtohet rende objektivi i madh ne merkato: “Sezon i mbyllur dhe transferimi ne rrezik?”

Inter, demtohet rende objektivi i madh ne merkato: “Sezon i mbyllur dhe transferimi ne rrezik?”
Inter Club Staff

Me sa duket ka ndodhur pak a shume ajo qe ndodhi dy vera me pare me Marcus Thuram per nje objektiv te Interit.

Po, sepse fiks dy vera me pare, Inter ishte shume prane Marcus Thuram, por ky i fundit u demtua dhe ne fund Inter vendosi te blinte Correan.

Keshtu, sipas lajmeve te fundit, e njejta gje ka ndodhur edhe me Tiago Djalo, mbrojtesin e Lille qe ka qene ne qender dhe ne krye te listes se Interit per te zevendesuar Skriniar sezonin e ardhshem.

Lojtari i lindur ne 2000 ka dale nga fusha e lojes ndaj Lens ne minuten e 13 per shkak te nje demtimi teper te rende.

Brutto infortunio per Tiago Djalò: rottura del crociato. L'annuncio del Lille: "Stagione finita"

Behet fjale per nje diagnoze te rende, duke qene se ai ka thyer ligamentet e gjurit te djathte dhe eshte kerkuar nje operim i menjehershem.

Sezoni 2022-2023 eshte mbyllur njehere e mire per Tiago Djalo dhe kjo gje eshte bere me dije direkt nga skuadra e Lille.

Ky eshte nje lajm i keq edhe per Interin qe tashme nuk mund te mbetet ne gare per lojtarin duke qene se nje demtim i tille shton pafundesisht pikepyetjet.

Shume lojtare nuk jane me te njejtet pas nje demtimi te tille per shume faktore: qe te brishtesia e gjurit e deri tek frika me te cilen zbresin ne fushe. Por per me shume duhet pritur vera ku do te merret vesh edhe deshira dhe vullneti i Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.