Christian Eriksen eshte mire. Pasi ka trembur nje bote te tere dhe pasi ka rrezikuar jeten ne ate renie ne fund te pjeses se pare te Danimarke-Finlande, mesfushori eshte mire.
Lojtari ndodhet qe te shtunen pasdite ne Rigshospitalet te Copenaghen dhe eshte rrethuar nga dashuria e gruas Sabrina dhe prinderit e tij.
Por perkrah tij eshte edhe teelfoni qe bie dhe merr mesazhe ne pafundesi ne drejtim te Christian: shume, shume mesazhe.
Eriksen – tregon La Gazzetta dello Sport- flet me shoket e kombetares, me ata te Interit, por edhe me shume pak persona te tjere ku ndermjet tyre eshte agjenti-shok, Martin Schoots.
“Jemi degjuar dje ne mengjes. Ka bere shaka, ishte me humor te mire, e kam degjuar mire. Me eshte dukur mire vertete.”
“Duam te gjithe te kuptojme se cfare i ka ndodhur, deshiron ta beje edhe ai kete gje: mjeket po bejne kontrolle shume te thelluara.”
“Do te duhet pak kohe sepse kjo eshte procedura. Ai ishte shume i lumtur sepse ka kuptuar se sa shume dashuri ka perreth.”
“Ai ka mbetur ne menyre te vecante i prekur nga bota Inter: jo vetem shoket e skuadres me te cilet ka folur me mesazhe, por edhe tifozet e Interit.”
“Christian me ka thene: ‘Une nuk dorezohem’. Ai dhe familja e tij duan te falenderojne te gjithe boten qe i ka qendruar afer ne kete moment.”
“Te gjithe jane te shqetesuar. Tani duhet vetem te pushoje. Me te eshte vetem gruaja e tij dhe prinderit e Christian.”
“Edhe neser (sot) do te qendroje ne vezhgim dhe mbase edhe te marten. Por ne cdo rast do duhet te bejme tifo per shoket e tij kunder Belgjikes.”
“Christian do i shohe dhe do i mbeshtese njesoj sikur te ishte ne shkallet e stadiumit me ta. Ai eshte shume i lidhur me skuadrat e tij.”
Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…
Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…
Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…
Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…
Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…
"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…