Me sa duket Interi eshte penduar keqazi per nje shitje qe ka bere ne merkaton e veres, edhe pse behet fjale per nje shitje me titull te perkohshem.
Behet fjale per Federico Dimarcon, i cili po shkelqen me te vertete me fanellen e Verones ne cdo ndeshje qe po luan.
Diten e djeshme, pas dy humbjesh radhazi, Verona eshte rikthyer te suksesi duke fituar 2-1 ne shtepi ndaj Parmes.
Ne kete ndeshje, ata qe kaluan ne avantazh te paret, kane qene miqte, te cilet pas minutes se 8 me Kucka kane shenuar golin e pare te takimit.
Por vetem pas 5 minutash, ka qene pikerisht Dimarco, lojtari ne pronesi te Interi, i cili ka shenuar golin e barazimit.
Goli ne ate moment eshte cilesuar si nje autogol i Grassit, prekja e te cilit ka qene decizive, por e gjitha ishte merita e Dimarcos e mbase Federata mund te vendose qe ta akordoje kete gol pikerisht per italianin e talentuar.
Gjithesesi, edhe ne golin e dyte, lojtari ne pronesi te Interit, ka arritur te jape nje assist te bukur ne minuten e 62 per Barak.
Ai ishte goli i 2-1 qe i dha edhe Verones tre piket ne kete ndeshje duke vertetuar edhe njehere se sa i cmuar eshte kthyer Dimarco per skuadren e Juric.
“Inter eshte penduar keqazi per nje shitje qe ka bere veren e shkuar: koha po tregon se Dimarco mund te kishte bere shume mire tek Interi”, ka shkruar per te Il Giornale diten e sotme.
“Tani per tani, statistikat e tij jane me te mira se cdo lojtar i krahut te majte te Interit, si per gola, por edhe per assiste”, e mbyllin shkrimin e tyre ata.
Me sa duket, do te kete nje Inter me shume ndryshime ne fushen e lojes ne Munich per ndeshjen e…
Nje nga protagonistet me te medhenj ne San Siro ne ndeshjen e djeshme Inter-Sampdoria ka qene Nicolo Barella. Ai ka…
Bilanci i Interit qe eshte publikuar dhe miratuar pak dite me pare, duket se ka nxjere ne pah shume prapaskena…
Ka qene edhe Stefan De Vrij perpara mediave diten e djeshme, i cili ka thene fjale mjaft te rendesishme pas…
Inter tani duhet te mendoje menjehere per Champions League, edhe pse si rralle here, ndeshja ndaj Bayern Munich ne Champions…
Pasi ka folur per Sky dhe DAZN, Inzaghi ka dale dje perpara mediave ne nje konference per shtyp, duke folur…