Achraf Hakimi eshte afer PSG, por tratativa nuk eshte mbyllur akoma: sipas asaj qe shpjegon Corriere dello Sport, duhet edhe pak.
Interi kerkon te pakten 70 milione euro dhe zikalterit deri me tani kane qene te palevizshem. Nderkohe, Leonardo ende se ka bere oferten perfundimtare.
Gjithesesi, gjithcka duket tashme nje ceshtje kohe sepse Interi ka vertete nevoje per para per te rregulluar bilancin brenda dates 30 qershor.
Nderkohe, Chelsea ne kete moment duket larg dhe ne kete menyre komplikohet situata per Marcos Alonso. Por sipas asaj qe behet me dije, Interi nje pjese te parave per Hakimi do e perdore me patjeter ne merkato per ta zevendesuar ate.
Ne cdo rast, Marotta nuk do e linte kurre bosh krahun e djathte dhe tashme emrat jane tre per te zevendesuar ate.
I pari eshte Emerson Royal, por duket se ka disa komplikime per shkak te kontrates se tij me Barcelonen.
I dyti eshte Dumfries, i cili eshte nje element qe konsiderohet teper interesant, por Europiani i mire mund te beje qe PSV te kerkoje me shume se 20 milione euro dhe kjo e komplikon situaten.
Ne fund, i treti eshte Florenzi, por ky eshte me prapa ne listen e Marottes me Dumfries qe shihet pak me lart se te tjeret ne kete moment.
Denzel Dumfries eshte nje nga emrat kryesore qe mund te sakrifikohen gjate veres ne shtepine Inter ne merkato. Eshte nje…
Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghi, gazetar i Sport Mediaset ka folur edhe…
Nje prapaskene e rendesishme e merkatos qe ka te beje me Inter dhe Romelu Lukaku eshte zbuluar sot nga Fabrizio…
Inter eshte ne pritje te nje pergjigje nga ana e Milan Skriniar sepse oferta per rinovimin e lojtarit eshte ne…
Ne nje interviste per Sport, sulmuesi polak i Barcelones, Roberto Lewandowski, eshte rikthyer te flase per Champions League. Normalisht, ky…
Me siguri qe ky 2022 qe po mbyllet nuk ka qene shume me fat per talentin italian te portes, Alessio…