Categories: Uncategorized

INTER-Juventus, Inzaghi vendos gjithcka: “Ja formacioni: tre super mungesa per zikalterit”.

Nje Inter-Juventus qe mbetet nje ndeshje teper e rendesishme edhe pse nuk vlen kete sezon per luften Scudetto.

Gjithesesi, ne loje jane pike te rendesishme per luften Champions, me Juventusin qe lufton nga ana tjeter edhe me gjykatat per te marre piket e hequra per mashtrimin financiar.

Zikalterit nderkohe nuk mund te bejne hapa fals dhe duhet te shfrytezojne edhe humbjen e Milanit diten e djeshme ndaj Udineses.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTER – Probleme shume te medha per Inzaghin qe ne krahasim me Oporton ka humbur edhe Bastonin por edhe Skriniar.

Dy humbje te rendesishme keto qe i shtohen asaj te Gosens. Keshtu, zgjedhjet ne shume reparte behen te obliguara.

Darmian do te luaje ne qendren e djathte, De Vrij ne qender dhe Acerbi do te spostohet ne te majten. Nderkohe, ne krah do te luaje Dimarco dhe Dumfries.

D’Ambrosio dhe Bellanova dy alternativat e vetme te Inzaghit ne stol per sa i perket prapavijes se Interit.

Nderkohe, ne mesfushe pritet qe te luaje nga minuta e pare Brozovic, duke ulur ne stol Mkhitaryan dhe duke aktivizuar me kroatin Barellan dhe Calhanoglu.

Ne sulm e sigurt duket prezenca e Romelu Lukaku me Lautaro Martinez. Ne stol do te jete Dzeko dhe Correa.

TE REJAT E FUNDIT NGA JUVENTUSI – Skuadra e Allegrit do te vije ne kete ndeshje pas nje figure te mire ndaj Frieburg ne Gjermani.

Ne krahasim me kete transferte, i vetmi i munguar do te kete Kean dhe brenda do te jete Di Maria.

Argjentinasi eshte ne avantazh ndaj Chiesa ndersa Milik eshte ende i demtuar. Jashte edhe Pogba, Miretti, Alex Sandro dhe Kaio Jorge. Bonucci i grumbulluar por do te jete nga pankina.

FORMACIONET E MUNDSHME: 

INTER (3-5-2): Onana; Darmian, De Vrij, Acerbi; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Dimarco; Lukaku, Lautaro.

Ne pankine: Handanovic, Cordaz, Fontanarosa, D’Ambrosio, Bellanova, Zanotti, Asllani, Gagliardini, Mkhitaryan, Carboni, Correa, Dzeko.

Tranjer: Inzaghi.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: Gosens, Bastoni, Skriniar.

JUVENTUS (3-5-1-1): Szczesny; Gatti, Bremer, Danilo; Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria; Vlahovic.

Ne pankine: Perin, Pinsoglio, Bonucci, Rugani, De Sciglio, Paredes, Barrenechea, Soulé, Iling-Junior, Chiesa, Sekulov.

Tranjer: Allegri.

Te skualifikuar: Kean (1).

Te padisponueshem: Alex Sandro, Kaio Jorge, Miretti, Milik, Pogba.

ARBITRO: Chiffi.

Asistent: Preti e Berti.

Arbiter i Katert: Marinelli.

Var: Mazzoleni (Piccinini).

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

ZYRTARE – Ja data dhe ora perfundimtare kur do te luhet Benfica-Inter dhe Inter-Benfica

Sot ka qene dita e shortit te cerekfinaleve te UEFA Champions League qe eshte zhvilluar ne Nyon te Zvicres.  Keshtu…

2 days ago
  • Uncategorized

INTER, FLET EDHE INZAGHI: “Dy ndeshje madheshtore. Per tifozet kam vetem nje mesazh: gati per ti…”

Direkt pas shportit ne Nyon ku ka dale ne pah Benfica si kundershtari i radhes zikalter ne Champions League, per…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, i pari qe flet eshte Zanetti: “Dy ndeshje shume te veshtira. Per Inzaghin kam besim te madh se ai…”

Mund te shkonte edhe me keq. Kjo eshte ndjesia e pare nga Inter pas shortit ne Nyon te Zvicres ku…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, ja kush jane dy skuadrat qe duhet te evitohen ne short: “Vetem ato te dyja jane totalisht te pa…”

Tete jane skuadrat qe jane ende ne gare per Champions League edhe pse fuqia ekonomike e tyre eshte e ndryshme.…

2 days ago
  • Uncategorized

INTER, SOT NE OREN 12:00 SHORTI I CHAMPIONS: “Ja gjithcka qe duhet te dini. Inter do luaje ne…”

Tashme jemi gati per kuadron e "tete te mrekulueshmeve" te ketij sezoni te Champions League. Diten e sotme, 17 Mars…

2 days ago
  • Uncategorized

Marca nuk e llogarit Interin: “Nese shorti do i sjelle Realit skuadren e Interit, atehere mund te themi se ata jane…”

Diten e neserme ne Nyon, ne oren 12:00, do te zhvillohet shorti i cerekfinaleve te Champions League 2022-2023. Ne prag…

3 days ago