Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | March 19, 2023

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER-Juventus, Inzaghi vendos gjithcka: “Ja formacioni: tre super mungesa per zikalterit”.

INTER-Juventus, Inzaghi vendos gjithcka: “Ja formacioni: tre super mungesa per zikalterit”.
Inter Club Staff

Nje Inter-Juventus qe mbetet nje ndeshje teper e rendesishme edhe pse nuk vlen kete sezon per luften Scudetto.

Gjithesesi, ne loje jane pike te rendesishme per luften Champions, me Juventusin qe lufton nga ana tjeter edhe me gjykatat per te marre piket e hequra per mashtrimin financiar.

Zikalterit nderkohe nuk mund te bejne hapa fals dhe duhet te shfrytezojne edhe humbjen e Milanit diten e djeshme ndaj Udineses.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTER – Probleme shume te medha per Inzaghin qe ne krahasim me Oporton ka humbur edhe Bastonin por edhe Skriniar.

Dy humbje te rendesishme keto qe i shtohen asaj te Gosens. Keshtu, zgjedhjet ne shume reparte behen te obliguara.

Darmian do te luaje ne qendren e djathte, De Vrij ne qender dhe Acerbi do te spostohet ne te majten. Nderkohe, ne krah do te luaje Dimarco dhe Dumfries.

D’Ambrosio dhe Bellanova dy alternativat e vetme te Inzaghit ne stol per sa i perket prapavijes se Interit.

Nderkohe, ne mesfushe pritet qe te luaje nga minuta e pare Brozovic, duke ulur ne stol Mkhitaryan dhe duke aktivizuar me kroatin Barellan dhe Calhanoglu.

Ne sulm e sigurt duket prezenca e Romelu Lukaku me Lautaro Martinez. Ne stol do te jete Dzeko dhe Correa.

TE REJAT E FUNDIT NGA JUVENTUSI – Skuadra e Allegrit do te vije ne kete ndeshje pas nje figure te mire ndaj Frieburg ne Gjermani.

Ne krahasim me kete transferte, i vetmi i munguar do te kete Kean dhe brenda do te jete Di Maria.

Argjentinasi eshte ne avantazh ndaj Chiesa ndersa Milik eshte ende i demtuar. Jashte edhe Pogba, Miretti, Alex Sandro dhe Kaio Jorge. Bonucci i grumbulluar por do te jete nga pankina.

FORMACIONET E MUNDSHME: 

INTER (3-5-2): Onana; Darmian, De Vrij, Acerbi; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Dimarco; Lukaku, Lautaro.

Ne pankine: Handanovic, Cordaz, Fontanarosa, D’Ambrosio, Bellanova, Zanotti, Asllani, Gagliardini, Mkhitaryan, Carboni, Correa, Dzeko.

Tranjer: Inzaghi.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: Gosens, Bastoni, Skriniar.

Preview Inter-Juventus - Inzaghi perde i pezzi, ma rilancia Brozovic e Lukaku

JUVENTUS (3-5-1-1): Szczesny; Gatti, Bremer, Danilo; Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria; Vlahovic.

Ne pankine: Perin, Pinsoglio, Bonucci, Rugani, De Sciglio, Paredes, Barrenechea, Soulé, Iling-Junior, Chiesa, Sekulov.

Tranjer: Allegri.

Te skualifikuar: Kean (1).

Te padisponueshem: Alex Sandro, Kaio Jorge, Miretti, Milik, Pogba.

ARBITRO: Chiffi.

Asistent: Preti e Berti.

Arbiter i Katert: Marinelli.

Var: Mazzoleni (Piccinini).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.