Categories: Uncategorized

Inter, Lautaro eshte kthyer ne makthin me te madh te Contes ne kete moment: ja pse!

“Ka vetem nje rruge per te pare Lautaro Martinez larg nga Interi. Eshte ajo e pageses se plote te klauzoles se shitjes”.

Keto kane qene fjalet e Piero Ausilios me pare dhe Beppe Marottes me pas ne dy intervistat e njepasnjeshme te tyre dite me pare.

Nje provokim i paster ai i drejtuesve zikalter qe e dine shume mire qe Barcelona ne kete moment nuk ka as me te voglin shans te paguaje 111 milione euro ne nje pagese te vetme.

Kjo shifer duhet paguar e plote brenda nje jave. Pa pasur mundesi qe te ndahet ne disa keste dhe normalisht, pa pasur mundesi te futen lojtare ne kembim.

E te gjithe e dine, fillimisht tek Interi, qe Barcelona do te tentoje me te gjitha mundesite qe ka qe te binde Interin te pranoje lojtare ne kembim.

Pamundesia e katalanasve te paguajne klauzolen (me perjashtim nese bejne ndonje shitje te cmendur) eshte nje dore nga qielli edhe per Antonio Conten.

111 milione euro per Lautarron do te ishin nje sukses i madh per klubin zikalter, kasat dhe per Beppe Marotten.

Por per Conten ceshtja Lautaro po kthehet ne nje makth te vertete ne kete fund te sezonit.

Kjo sepse ceshtja Werner po i meson te gjithe se sa fatale do te ishte pagesa e klauzoles se Lautaros nga ana e Barcelones.

Nese katalanasit do te paguanin klauzolen ne nje nga 7 ditet e para te korrikut, Interi do te humbiste totalisht kontrollin e kartonit te Lautaro Martinez.

E bashke me kartonin, do te humbisnin edhe mundesine qe ta hidhnin ne fushe lojtarin.

Ashtu si Werner qe nuk do te luaje Champions League me skuadren e Liepzig, edhe Conte do te gjendej nga sot neser pa sulmuesin e tij dhe Lukaku do te ishte pa nje partner sulmi.

Nje skenar ky qe as 111 milione euro nuk do bente te gezohej Conte. Kjo sepse Interi, edhe pse ka ne dispozicion nje thesar te cmendur nga parate e Lautaros dhe Icardit, nuk do mund ti perdorte ato pa mbaruar ky sezon.

Do te vije Cavani? Do te vije Aubameyang? Per kete sezon pak rendesi do te kishte.

Blerjet e reja do te luajne nga shtatori (dhe keshtu Lautaro ne fakt nuk luan dot me Barcelonen me pare), por lojtaret e shitur kalojne menjehere ne pronesi te klubit te ri pa pasur te drejten te luajne me klubin aktual ende.

Me perjashtim te ndonje marreveshje ndermjet klubeve, por qe jane teper te pamundura per shkak te rrezikut te demtimeve.

Ne fakt Chelsea ka qene klubi qe ka ndaluar Werner te luaje ne fund te sezonit me Liepzig dhe te njejten gje do e bente edhe Barcelona ne kete rast.

Shpresa keshtu e Antonio Contes eshte qe Lautaro Martinez te qendroje tek Interi.

Ai do te donte te qendronte edhe sezonin tjeter, por te pakten ta kete ne dispozicion deri sa te mbaroje sezoni aktual.

Me nje kampionat dhe Europa League qe jane per tu luajtur, tranjeri i Interit ka nevoje per te gjithe ndihmen e lojtareve.

Duke shpresuar qe askush te mos paguaje klauzolen.

Te pakten Conte, po falenderon problemet ekonomike te Barcelonesn e kete moment sepse nuk do te kishte makth me te madh per tranjerin se sa te humbiste nje nga njerezit me te rendesishem te tij ne kete finale sezoni.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, cfare po ndodh me Handanovic? “Me sa duket lojtari ka filluar te kete nje dyshim te forte per…”

Pas 11 vitesh martese, duket se mund te mbaroje shume shpejt (ne qershor...) historia e dashurise mes Interit dhe Handanovic.…

17 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SPANJA – “Inter, kujdes: per objektivin e madh mund te futen ne gare edhe ‘parate e sheikeve’: oferte nga…”

Diten e sotme ne Spanje ka pasur hapsire edhe per Marcus Thuram, nje nga protagonsitet e Boterorit ne Katar me…

17 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, Laporta nuk permbahet: “Cfare tmerri ka qene eleminimi ndaj Interit. Ajo ndeshje me ka bere te…”

Pasi kane ftuar Xavi pak dite me pare, Barca TV ka hapur studiot e saj edhe per presidentin e Barcelones,…

18 hours ago
  • Uncategorized

Flet edhe agjenti i Lautaro dhe Hakimi: “Lauti i dashuruar me klubin. Hakimi tek Inter? Nuk e di, ai eshte…”

Alejandro Camano, agjenti i Lautaro Martinez, eshte ndalur te flase per mikrofonat e TVPLAY_CMIT duke u ndalur ne disa tema te…

18 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Asllani dhe i dergon nje mesazh Inzaghit: “E rendesishme te luaj sepse keshtu shoket kane me…”

Diten e djeshme pas fitores ne miqesore, per mediat eshte ndalur te flase edhe talenti shqiptar i Interit, Kristjan Asllani.…

18 hours ago
  • Uncategorized

Biasin zbulon: “E ardhmja e Interit? Une i njoh mire realitetin dhe faktet: e di te sigurt qe Zhang po…”

Ne nje lidhje direkte per Telelombardia, Fabrizio Biasin eshte rikthyer te flase per te ardhmen e Interit dhe pronaret e…

18 hours ago