Categories: Uncategorized

Conte ka percaktuar si te paprekshem nje lojtar tjeter ne mesfushe: per te eshte unik dhe nuk ka konkurence!

Nicolò Barella ka larguar cdo dyshim: ka ardhur tek Interi veren e shkuar por ish-mesfushori i Cagliarit ne pak kohe ka fituar nje bluze titullari dhe nuk ka leshuar me kurre.

Ai eshte bere shume shpejt nje element i padiskutueshem per Antonio Conten.

Asnje dyshim keshtu as prezenca e tij ndaj Sampdorias dhe pikerisht per te, Tuttosport thur elozhe te medha.

“Interi e rinis kampionatin me sigurine qe ka nje emer: Niccolo Barella.”

“Mesfushori zikalter do te luaje titullar edhe ndaj Sampdorias dhe keshtu do te ndodhe edhe gjate pjeses tjeter te sezonit.”

“Eshte vetem sezoni i tij i pare me Interin, por nuk e ka vene kurre veten ne diskutim ne syte e Antonio Contes sepse ai gjithmone ka qene perfekt.”

UNIK PER CONTEN OSE ME SAKTE “I PAZEVENDESUESHMI I RI” – “Ai ka shtypur konkurencen por ne fakt, ne skuadren zikalter nje Barella te dyte nuk e gjen dot, edhe pse lojtare te forte ne mesfushe ka shume.”

“Per shembull, jane njerez si Eriksen dhe Sensi, por ata kane karakteristika te tjera edhe pse jane shume te forte.”

“Gagliardini i afrohet pak, por nuk ka te njejtat karakterisika apo dinamike si i kaltri. Nderkohe, Vecino eshte me prapa akoma.”

INVESTIM I GODITUR – “Barella, i ardhur tek Cagliari me etiketen e lojtarit italian me te kushtueshem ne histori, po tregon cdo here se investimi per te ka qene shume i goditur dhe aspak i ekzagjeruar.”

“Te gjithe i mbajne mend kritikat per Interin ne veren e shkuar per shumen e shpenzuar per te, por fusha ka treguar se e kishin gabim.”

“Nderkohe, ai do te kete detyren qe sezonin tjeter te konfirmohet si nje titullar i padiskutueshem sepse Interi po kerkon edhe nje mesfushor tjeter me peshe.”

“Zikalterit duan te shtojne zgjedhjet e tyre ne mesfushe, por dihet se cdo skuader ka titullare ne mendjen e tranjerit dhe Niccolo nuk deshiron ta humbase kete status.”

“Barellas i mungon vetem pak eksperience ne nivel nderkombetar, por edhe kjo do te vije. E do te ndihmonte per kete mbase edhe ardhja e Vidal apo Nainggolan, qe do te ishin te dy mesues te mire te italianit te ri.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Handanovic i prish planet klubit dhe Marottes? “I ka bere me dije miqve me te afert se nuk deshiron me…”

Samir Handanovic dukej sikur i kishte idete e qarta per te ardhmen e tij, por me sa duket, nuk eshte…

10 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SPANJA – Inter, gati aleati Ronaldo Fenomeni per te mbyllur nje goditje ne La Liga? “Ja detajet”.

Ka luajtur vetem gjashte ndeshje me skuadren e pare ne La Liga me Valladolid, por emri i tij qarkullon per…

10 hours ago
  • Uncategorized

Eriksen prek te gjithe tifozet zikalter direkt nga Katari: “Inter speciale per mua. Isha mire dhe doja shume qe…”

Inter mbetet nje "vend special" per Christian Eriksen. Numri 10 i Danimarkes, ka folur direkt nga Katari ku edhe njehere…

10 hours ago
  • Uncategorized

Ngapandouetnbu ngre ne qiell Onana: “Eshte titullar i padiskutueshem. Me ka folur shume edhe per…”

Andre Onana eshte titullar i padiskutueshem te Kameruni dhe ai ne muajt e fundit, eshte bere i tille edhe te…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ka nje perameter zero qe nuk po e bind plotesisht klubin: “Ne fillim e ka pelqyer, por tani duket sikur…”

Diten e sotme, Tuttosport eshte ndalur shume ne merkaton e Interit, duke folur edhe per objektivat e zikalterve. Normalisht, disa…

13 hours ago
  • Uncategorized

Stramaccioni zbulon gjithcka: “Ah cfare kam bere per te marre Kovacic ne Milano. Per Icardin enderroja nje…”

Andrea Stramaccioni, ish-tranjer shume i dashur i Interit nga tifozet, ka dhene nje interviste per SportWeek, ku ka folur per…

13 hours ago