Categories: Uncategorized

Inter, shperthen edhe Inzaghi: “Eshte e papranueshme ajo qe ndodhi. Nje skuader nuk duhet kurre te…”

Nje tjeter rezultat shume i keq per Interin e Simone Inzaghit pas humbjes me Liverpool dhe menjehere vjen nje humbje me Sassuolon.

Kesaj radhe keta te fundit bejne shume me mire se Interi dhe i fusin ne mendje zikalterve shume mendime te keqija per te ardhmen.

Nderkohe, i pari qe ka folur per mediat dje pas ndeshjes ka qene pikerisht Inzaghi, i cili eshte shprehur shume i ashper me skuadren.

“Jam shume i nevrikosur per menyren si jemi perballur me kete ndeshje. Kemi pasur tre dite qe prej dites se merkure, kemi folur.”

“E dinim si luante Sassuolo, duhet te ishim te kujdesshem. Ne pjesen e dyte kemi provuar qe te organizojme dicka, por pertej meritave te Sassuolos dhe problemeve ne fushe, nuk na doli asgje.”

“Do te analizojme me kujdes cdo gje dhe do te gjejme energji fizike dhe mendore. Kemi pesembedhjete finale deri ne fund.”

Po mungon kthjelltesia perpara portes?

“Kemi krijuar shume, por nuk ja kemi dale ta hapim dot. Ne fund te pjeses se pare do tek isha nderruar me shume se dy lojtare, por kemi humbur shume detyra ne ate moment.”

“Kemi kerkuar ta hapim prape por nuk ja dolem. Do te jete momenti per te bere nje analize te thelle sepse nuk eshte dicka e mire ky moment dhe duhet te jemi te zotet ta hedhim pas shpines.”

“Duhet te jemi te forte edhe pertej mungesave. Pertej episodeve dhe skualifikimeve… Duhet te ecim perpara dhe te shohim cfare do te thone piket ne fund.”

Mungesa e Brozovic eshte thelbesore? Ka pasur ankth pas derbit?

“Tension apo ankth nuk besoj. Kampionet e medhenj jane te mesuar te luajne ndeshje te tilla. Me shume mundesi na ka munguar kthjelltesi dhe fuqi fizike dhe mendore.”

“Por per fat te keq kemi pesuar dy gola shume shpejt dhe me pas jemi goditur. Jemi gjithesesi sulmi me i mire. Do te rikthehemi te shenojme edhe me me shume bindje sepse krijojme shume.”

Keni pesuar me shume gola. Shqeteson kjo?

“Po. Mendoj se kjo po ndodh sepse nuk po shenojme. Sot duhet te ishim me te zotet dhe te kujdesshem sepse ne e dime shume mire si luan Sassuolo.”

“Nese deshiron te fitosh Scudetto, nuk mund te luash keshtu. Nuk mund te perballesh me kundershtarin keshtu.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

17 hours ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

17 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

17 hours ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

17 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

22 hours ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

22 hours ago