Categories: Uncategorized

Inter, zbulohet kontakti: “Agjenti i Gabriel Jesus ka folur me Interin. Ka nje prapaskene ne gjithe kete histori!”

Lautaro Martinez eshte ende nje lojtar ne pronesi te Interit, por klubi zikalter nuk deshiron qe te gjendet e papergatitur ne rast largimi te Toros ne drejtim te Barcelones.

Ja pse sondazhet per lojtare qe mund ta zevendesojne ate jane te shumta, dhe shume prej tyre behen per TOP PLAYER te mirefillte.

Nje nga keto emra eshte ai i Gabriel Jesus, qe edhe ne 2016 ka qene nje objektiv i forte ne shtepine zikalter.

Per kete gje Corriere dello Sport shpjegon se si braziliani mund te jete me shume se sa nje ide per Interin.

“Ne keto vite, 007 e zikalterve kane vazhduar te ndjekin me kujdes Gabriel Jesus.”

“Kur ka qene e qarte se Lautaro Martinez (perpara disa muajsh) mund te largohej vertete tek Barcelona, Interi e ka rrethuar me te kuqe emrin e sulmuesit brazilian dhe e ka vene ate ne krye te deshirave.”

“Ausilio dhe Marotta e konsiderojne ate si perfekt per te zevendesuar Toron. Eshte pikerisht bomberi i kombetares braziliane ai qe intrigon me shume klubin e Interit.”

Tek City, qe kishte blere ne veren e 2016 nga Palmeiras per 30 milione euro, kete vit ka luajtur me shume se ne te kaluaren, por shpesh eshte preferuar Aguero titullar dhe raporti me Guardiolen nuk eshte nder me te miret.

Nuk eshte tek largimet e sigurta te Manchester City, por nuk eshte as i pashitshem.

Per me shume, ne mes eshte edhe nje pasiguri e madhe per sa i perket marrjes pjese te Manchester City ne Champions Leaguen e ardhshme dhe per kete po pritet TAS-i i Lozanes.

Agjenti i Gabriel Jesus ka filluar qe te studioje terrenin per te vleresuar interesime te mundhsme te skuadrave dhe me sa duket, sipas asaj qe zbulohet, ai ka pasur kontakte me Interin.

Kjo eshte prapaskena e kesaj tratative, sepse fakti qe Interi ka filluar kontaktet me lojtarin do te thote se po rregullon terrenin per nje oferte per te.

Flitet se klubi i Manchester City kerkon 63 milione sterlina per te, ose me sakte 70 milione euro. Interi do te ishte i gatshem ti paguante per nje talent kaq te madh sa ai. Gjithmone nese largohet Lautaro.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

MOVIOLA e Corriere – Gabim i tmerrshem dje te ndeshja Inter-Salernitana: “Arbitri gaboi rende kur tregoi…”

Me sa duket, sipas Corriere dello Sport, arbitri i ndeshjes Inter-Salernitana diten e djeshme ka bere nje gabim teper te…

3 hours ago
  • Uncategorized

Kupa e Italise, dalin koeficentet per fituesen: “Ne kete moment, Inter, Milan dhe Napoli kane nje koeficent prej…”

Ne kete mesjave, Serie A do te beje pushim, por ne fushen e lojes do te rikthehet Kupa e Italise,…

4 hours ago
  • Uncategorized

Cassano zbulon: “Pse nuk e dini ju cfare ka ndodhur tek Inter? E thjeshte: para Barcelones ata kane…”

Si gjithmone, Antonio Cassano ka dashur te flase edhe diten e sotme ne rrjetet sociale per fitoren e Interit diten…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, del ne pah data kur rikthehet Marcelo Brozovic? “Stafi mjekesor i Interit ka nje plan: ta ktheje lojtarin per…”

Marcelo Brozovic po i jep gaz dhe po tenton te kthehet sa me shpejt ne dispozicion te Simone Inzaghit. Mesfushori…

4 hours ago
  • Uncategorized

Icardi me ne fund e kupton? “E kam mbrojtur shume Wanda Naren, por tani jo me. Kam kuptuar se eshte nje…”

Sulm shume i rende i Mauro Icardit ne drejtim te gruas se tij, Wanda Nara, me te cilen eshte ne…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet Sensi: “Gjeja me e mire qe kam ardhur te Monza, nuk kam me frike. Te Inter po vuaja shume per…”

Diten e djeshme, per mediat eshte ndalur te flase edhe Stefano Sensi, ish-mesfushori i Interit qe eshte huazuar te Monza.…

5 hours ago