Categories: Uncategorized

Kumbulla, pse Interi po vonohet kaq shume qe ta mbylle kete operacion? Dy arsye kryesore!

Sezonin e ardhshem Interi do te deklaroje veten si rivalin kryesor te Juventusit ne Itali dhe gjithcka do te kaloje edhe nga merkato.

Sfidat me bardhezinjte kane kohe qe kane filluar e nuk eshte dicka e re, por merkato e ketij sezoni do te jete nje tregues i forte per kete.

Nje nga sfidat do te jete ajo per Marash Kumbulla, mbrojtes i Veronas qe Interi po vonohet shume per ta transferuar.

Por pse po vonohet kaq shume Interi per te mbyllur kete operacion? Gjithcka e shpjegon Calciomercato.com.

KAPITULLI INTER DHE VONESA NE MBYLLJE

“Verona po kerkon 28 milione euro plus disa bonuse te shtrenjta per lojtarin por i ka dhene Interit korsine preferenciale me zikalterit qe jane perpara te gjitha skuadrave ne garen per te.”

“Kontaktet me zikalterit jane te vazhdueshme qe ne janar.”

“Edhe pse Antonio Conte deshiron lojtare eksperte, talente si ai i bejne mire Interit edhe pse ne fund peshohen me vleren e tyre dhe potencialin qe ata kane.”

“Nje nga arsyet se pse Interi po e vonon kete marreveshje eshte sepse po ben llogarite e saj ne lidhje me idete e Contes.”

“Por Marotta deshiron te mbaje me patjeter avantazhin e saj per Kumbulla dhe ta mbylle kete operacion sa me shpejt.”

“Por arsyeja kryesore qe po e ndalon me se shumti kete transferim eshte edhe modaliteti mbi te cilin Interi nuk ka vendosur ende: te transferohet qe tani apo te qendroje edhe nje sezon tek Hellas? Vleresimet po behen.”, shpjegon Calciomercato.com.

JUVENTUSI NDJEK ME KUJDES NGA DRITARJA GJITHCKA

“Juventusi ka pasur disa kontakte te reja me Veronen edhe ne keto dite te fillim qershorit.”

“Por edhe ne kete rast, nuk ka ndryshuar ndonje gje sepse ska bere asnje oferte dhe as nuk ka nisur ndonje tratative te mirefillte.”

“Ka pasur shkembim idesh, dialog me Hellas, por nuk kane mundur dot te futen ne mes te Interit dhe lojtarit.”

“Por Juventusi eshte e kujdesshme: po studion levizjet e Interit e nese do i jepet rasti, do te futet menjehere ne garen per shqiptarin”, shton CM.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Salihamidzic nuk permbahet: “Surprize nga Inter? Per cfare? Une ju kam thene gjithmone qe ata…”

Inter dje pas ndeshjes ne Allianz Arena ka marre komplimenta teper te sinqerte nga legjenda e Bayern Munich, sot drejtor…

24 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marotta jep deklaraten e papritura: “Rinovimi i Skriniar? Besoj dhe kam edhe nje lajm tjeter. Inter ka nje nga…”

Turni i fundit ne Champions League per Interin ka qene ndalesa e fundit europiane perpara fillimit te Boterorit ne Katar.…

1 day ago
  • Uncategorized

Legjenda e Milanit i habit te gjithe: “Jam me arbitrin e ndeshjes Bayern-Inter: nuk ishte penallti sepse…”

Nje moment ne vecanti dje ne ndeshjen Bayern Munich - INTER ka bere qe te flitet goxha ne mediat italiane.…

1 day ago
  • Uncategorized

Champions League: Inter, Juve dhe Napoli bejne ‘tifo’ per eleminimin e Milanit? “Nese ndodh, do perfitonin plot…”

Inter dhe Napoli e kane siguruar kalimin e grupit te Champions League ndersa Juventusi eshte eleminuar tashme dhe sot do…

1 day ago
  • Uncategorized

Bayern, fjale te medha nga tranjeri Nagelsmann: “Inter? Di te them qe kur kalon te nje grup si ky, ti je nje skuader qe…”

Edhe Julian Nagelsmann komenton per Sky Sport 90 minutat e luajtura diten e djeshme ne Allianz Arena ne Munich. Keto kane…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, cfare po ndodh me Romelu Lukaku? “Rikthehet menjehere ne Belgjike: duket sikur lojtari nuk…”

Cfare po ndodh me Romelu Lukaku? Kjo eshte pyetja me e shpeshte keto dite mes tifozeve te Interit qe jane…

1 day ago