Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

283 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kumbulla, pse Interi po vonohet kaq shume qe ta mbylle kete operacion? Dy arsye kryesore!

Kumbulla, pse Interi po vonohet kaq shume qe ta mbylle kete operacion? Dy arsye kryesore!
Inter Club Staff

Sezonin e ardhshem Interi do te deklaroje veten si rivalin kryesor te Juventusit ne Itali dhe gjithcka do te kaloje edhe nga merkato.

Sfidat me bardhezinjte kane kohe qe kane filluar e nuk eshte dicka e re, por merkato e ketij sezoni do te jete nje tregues i forte per kete.

Nje nga sfidat do te jete ajo per Marash Kumbulla, mbrojtes i Veronas qe Interi po vonohet shume per ta transferuar.

Por pse po vonohet kaq shume Interi per te mbyllur kete operacion? Gjithcka e shpjegon Calciomercato.com.

KAPITULLI INTER DHE VONESA NE MBYLLJE

“Verona po kerkon 28 milione euro plus disa bonuse te shtrenjta per lojtarin por i ka dhene Interit korsine preferenciale me zikalterit qe jane perpara te gjitha skuadrave ne garen per te.”

“Kontaktet me zikalterit jane te vazhdueshme qe ne janar.”

“Edhe pse Antonio Conte deshiron lojtare eksperte, talente si ai i bejne mire Interit edhe pse ne fund peshohen me vleren e tyre dhe potencialin qe ata kane.”

“Nje nga arsyet se pse Interi po e vonon kete marreveshje eshte sepse po ben llogarite e saj ne lidhje me idete e Contes.”

“Por Marotta deshiron te mbaje me patjeter avantazhin e saj per Kumbulla dhe ta mbylle kete operacion sa me shpejt.”

“Por arsyeja kryesore qe po e ndalon me se shumti kete transferim eshte edhe modaliteti mbi te cilin Interi nuk ka vendosur ende: te transferohet qe tani apo te qendroje edhe nje sezon tek Hellas? Vleresimet po behen.”, shpjegon Calciomercato.com.

JUVENTUSI NDJEK ME KUJDES NGA DRITARJA GJITHCKA

“Juventusi ka pasur disa kontakte te reja me Veronen edhe ne keto dite te fillim qershorit.”

“Por edhe ne kete rast, nuk ka ndryshuar ndonje gje sepse ska bere asnje oferte dhe as nuk ka nisur ndonje tratative te mirefillte.”

“Ka pasur shkembim idesh, dialog me Hellas, por nuk kane mundur dot te futen ne mes te Interit dhe lojtarit.”

“Por Juventusi eshte e kujdesshme: po studion levizjet e Interit e nese do i jepet rasti, do te futet menjehere ne garen per shqiptarin”, shton CM.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.