Categories: Editoriale

Mazzarri-Benitez, sfide brenda sfides

Pasi jane arkivuar me kenaqesi gjashte piket e fituar jashte fushe kunder Sampdorias dhe Parma, por per tu “ripare” paraqitja e skuadres, kthehemi te shtunen ne “Meazza” me nje ndeshje te veshtire, terheqese, intrigante. Inter nuk i ka humbur shpresat per te arritur Fiorentinen ne vendin e katert, ndersa Napoli eshte praktikisht i sigurte qe mberrin i treti, por ndeshja do te mbledhe te dhena te rendesishme pertej llogarive ne klasifikim. Walter Mazzarri dhe Rafa Benitez do te sfidojne te kaluaren e tyre edhe per tu konfirmuar ne te tashmen, por mbi te gjitha per te ardhmen ne pankinat respektive.

Trajneri zikalter e ka lene Napolin pothuajse si triumfues pas kater vitesh ne rritje te vazhdueshme qe kane sjelle nje Kupe Italie te fituar perpara dy vitesh ne finale kunder Juventusit dhe vendi i dyte i vitit te kaluar qe i ka lejaur napoletanet te hyjne ne Champions League nga porta kryesore. Pavaresisht rezultateve, lamtumira e Mazzarrit ndaj Napolit nuk ka qene pa dhimbje. Raporti me presidentin vullkanik De Laurentis ishte perkeqesuar gradualisht sa qe presidenti i kalter e bekoi publikisht kete ndryshim qe do te sillte ne Napoli me feste Benitez qe do ti dhuronte ambientit dimensionin e shumepritur nderkombetar qe sipas De Laurentis, i mungonte Mazzarrit.

14 shkurtin e kaluar, ne diten e Shen Valentinit, pergjate konferences per shtyp ne prag te ndeshjes Fiorentina-Inter, pas sulmit te rradhes nga ish presidenti i tij, Mazzarri pergjigjej me ironi: “De Laurentis eshte perpjekur te me mbaje ne Napoli deri diten e fundit. Me sulmon keshtu sepse dukshem me do akoma”. Me keto supozime imagjinojme se sa trajneri aktual i Interit ka deshire te shtunen te beje nje figure te mire ne dimensionin e tij te ri, dhe Milano zikalter qe eshte duke e vleresuar dite pas dite, edhe me kritika te ashpra, por me edukate dhe ai e di kete, duke mos u pergjigjur pothujse kurre pertej linjave sic i ndodhte shpesh ne Napoli.

Nga ana tjeter kthehet ne San Siro Rafa Benitez. Eshte nje trajner me peshe, me personalitet, nuk do te ishte e tepruar te thonim kete, sukseset e tij flasin qarte. Me pas nuk mendoj qe ka tifoz interist qe nuk e falenderon akoma spanjollin per ate champions qe ia hoqi nga duart Milanit ne ate nate te magjishme te Stambollit. Benitez ka pasur fatin e keq te vij tek Inter diten tjeter pas tsunamit Mourinho dhe ka fajin sepse kerkoi ne pak kohe te fshinte dy vite te magjishme, me justifikimin e rinovimit, per probleme personale me trajnerin nga Setubal. Ndoshta ne thelb Benitez kishte te drejte ti kerkonte Morattit fytyra te reja ne vend te ndonje heroi te lodhur qe kishte firmosur Tripleten. Por ndonjehere edhe forma eshte e rendesishme per cuar perpara idete. Por nderkohe ne Pinetina Rafa tentoi te zeronte rekordet dhe emociont ne nje menyre pak te veshtire, duke u larguar menjehere nga pikepamja presidenciale. Rezultati: nuk pati merkato ne hyrje, nderkohe qe u shit Mario Balotelli. Benitez i dhuroi gjithsesi interistave nje Superkupe Italiane dhe Kupe Bote, por ne Abu Dhabi, pas perqafimit me Moratti, ne konferencen pas ndeshjes, sulmoi Presidentin zikater, ku asnje tjeter trajner zikalter nuk e kishte bere kete gje deri ne kete moment. Pjesen tjeter te historise e dime, skuadra u kthye kompetitive me ardhjen e Leaonardo, ceshtje ndjeshmerie, sic thoshte dikush.

Mazzari interist dhe Benitez napoletan jane ndeshur tashme ne fazen e pare. Ne San Paolo, Napoli me i forte mbi te gjitha ne sulm, fitonte 4-2, dukej se De Laurentis kishte pasur te drejte. Por tani qe sezoni eshte duke perfunduar, kronika na thote se napoletanet do te perfundojne te tretet dhe i kane dhene lamtumire para kohe Champions dhe Europa League. Ne rast te mossuksesit ne finalen e Kupes se Italise kunder Fiorentines, do te kishim nje deshtim? Mazzarri, nderkohe. ka akoma kohen qe te perligj faktin qe nuk ka gabuar kurre nje sezon. Duke patur ne konsiderate vendin e nente te vitit te kaluar, ndryshimi historik ne krye te shoqerise, me shume mundesi eshte keshtu. Llogarite behen ne fund, thuhet. Kjo eshte e vertete.

Ardi Deda

Share
Published by
Ardi Deda
Tags: mazzarri

Recent Posts

  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

21 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi flet shume ashper: “Kualifikimi duhet te arrihet ndaj Viktorias dhe pike. Skriniar? As nuk dua…”

Simone Inzaghi ne prag te ndeshjes me Viktoria Plzen ka folur per mediat diten e djeshme dhe keto kane qene…

21 mins ago
  • Uncategorized

Dejan Stankovic: “Inter? Do te mendoj per ta ne ditet e ardhshme. Tani mund t’ju them se dua vetem te…”

Per DAZN, tranjeri me i ri i Sampdorias, legjenda e Interit, Dejan Stankovic, ka folur pas fitores 1-0 ndaj Cremoneses.…

21 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta ngre alarmin: “Nje lojtar i Interit gati te perjashtohet nga Boterori ne Katar? Po rrezikon fort sepse…”

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka dashur te ndalet pak edhe te lojtaret qe do te grumbullohen ne…

21 mins ago
  • Uncategorized

Adani nuk permbahet: “Kemi folur shume per Interin, por nuk keni thene gjene me te rendesishme: qe jane pa…”

"Per gjerat pozitive, une duhet ta nis nga nje gje e rendesishme: ne ndeshjet e fundit kam pare Interin e…

21 mins ago
  • Uncategorized

Gazetari i njohur Italian ben paralajmerimin e madh: “Do ju them dicka per Juventus-Inter: do jete nje ndeshje qe…”

Ne fokusin e dites ne La Repubblica, Paolo Condo eshte ndalur me se shumti te skuadrat e medha ne Itali.…

21 mins ago