Categories: Ne plan te pare

Mazzarri: “Kovacic dhe Icardi mund te behen te medhenj! Ranocchia e ka kuptuar gabimin. Une…

Inter ben poker ne Luigi Ferraris, me nje 4-0 te paster kunder Sampdorias. Ne fund te ndeshjes, Walter Mazzarri analizon fitoren e Genovas ne mikrofonat e Sky: “Une shoh paraqitjen. Sot kemi fituar dhe kemi luajtur me keq se zakonisht ne pjesen e pare. Linim hapesira mbrapa, per menyren si une e shoh futbollin, nuk me ka pelqyer. Ne pjesen e dyte kemi luajtur si skuader e madhe, e kemi kuptuar te gjithe c’duhet te benim. Nese shenon, edhe gjykimet ndryshojne.

Ka gjithmone nevoje per nje shtyse? “Nuk e di, ndoshta. Por ka nevoje per nje mentalitet prej skuadre te madhe, te kete vazhdimesi. Ndoshta ne Livorno, duhej te inatosesha gjate pushimit te pjeseve, qe mos ndodhte ajo.

Kovacic me i mire? “Nese ka luajtur eshte sepse e kam pare qe eshte permiresuar. Sot ka luajtur per skuadren, ka bere dhe lojen e tij gjithashtu: eshte ne rrugen per t’u bere nje kampion, por duhet te vazhdoje keshtu. Mund vetem te permiresohet dhe te shpertheje.

Ranocchia i papjekur tek penalltia? “Une nuk e kam larguar asnjehere ate, edhe kur nuk luante. Thjesht te tjeret ishin ne forme me te mire. Sot kam provuar qe mbrojtesit te ishin me precize. Por ndoshta per shkak te deshires te madhe dhe per instikt, ka bere ate nderhyrje dhe ka shkaktuar penallti. Por po luan shume mire, e ka kuptuar edhe ai qe mund te evitohej penalltia. Samuel ne te majte? Sepse kemi nevoje te shpiem dike me pare dhe ne te majte preferoj te jete dikush qe luan me kemben e majte. Megjithate mbrojtja ka qene mire.”

Per ndeshjen e Icardit, brenda dhe jashte: “Nuk duhet ta bente ate gjest pas golit te shenuar, nuk e di as pse e ka bere. Per pjesen tjeter ka bere punen e tij, ka treguar personalitet duke patur parasysh ambjentin. Nese vazhdon keshtu dhe heqim disa gjera te teperta, do te behet nje lojtar i madh. Eshte nje sulmues i vertete dhe duhet te mendoje vetem te luaje. Maxi Lopez nuk i ka dhene doren? Ceshtjet personale harrohen ne fushe, jane profesioniste dhe nuk duhet ta harrojne. Pas golit i kam thene te largohej qe aty, por sot mund t’ju them vetem kete.”

Zerat per nje shkarkim? “Une e di cfare me ka thene Thohir dhe cfare themi ne shoqerine tone. Sa me lart te drejtosh, aq me shume rritet presioni… Une nuk i shikoj gazetat dhe nuk me intereson pjesa tjeter, jam mesuar ne Napoli. Pastaj shoqeria vlereson punen tone cdo dite, dhe mua me intereson vetem gjykimi i tyre dhe i lojtareve te mi.”

Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci
Tags: mazzarri

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, bilanci i klubit zbulon te tjera prapaskena: “Napoli i ka borxh Interit 10 milione euro: jane parate e…”

Inter me sa duket diten e djeshme ka publikuar bashke me bilancin e saj, edhe te gjitha borxhet qe klubet…

1 hour ago
  • Uncategorized

Gazzetta zbulon prapaskenen: “E dini nga lindin fjalet e Zhang per Skriniar? Dje tha ‘jam i sigurt’ vetem sepse…”

"Jam i bindur qe do te gjejme nje marreveshje per kontraten". Keshtu eshte shprehur dje Steven Zhang kur ka folur…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter-Nike, Antonello zbulon ‘pa dashje’ kontraten e madhe me ata? “Inter shume shpejt do futet ne…”

Gjate konferences se djeshme ne prag te asamblese se ortakeve tek Inter, per mediat ka folur edhe Alessandro Antonello. Ai…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, operacion i papritur ne merkato: “Ne janar do te vine direkt 5 milione euro nga kjo shitje”.

Inter do te mbetet me shume mundesi gjarte merkatos se dimrit e pandryshuar per shume faktore. Por kjo gje nuk…

1 hour ago
  • Uncategorized

Joao Mario dhe gjoba prej 30 milione eurosh, Gazzetta zbulon gjithcka: “Ja si qendron e verteta: Inter nuk…”

Kerkesa per demshperblim nga Sporting Lisbona (qe po kerkon te drejten e saj te FIFA) ka mberritur edhe tek Inter.…

3 hours ago
  • Uncategorized

TS jep lajmin e keq per Gosens: “Eshte nje lojtar shume i pafat: askush nuk e kishte menduar qe…”

"Robin Gosens mund ta quajme pa frike nje nga lojtaret me te pafat ne skuadren e Interit nese shohim ate…

3 hours ago