Heret ose vone duhet te ndodhte, dhe ajo qe eshte luajtur deri me sot neper rrjete sociale, me ne fund zbriti ne terrenin e lojes.
Ishte Marassi vendi i betejes se ferrit, me tifozet dorian qe mbronin nderin e Maxi Lopez. Maurito nga ana e tij, provonte qe te ulte pak tensionin e luftes duke i dhene doren atij qe dikur ka qene miku i tij, por Maxi as nuk denjoi qe te hidhte nje veshtrim: Dhe ne ate moment rreth e rrotull vetem ofendime dhe vershellima per Mauron, i cili me qetesi, me buzeqeshje, i mirpret ato, dhe si nje killer i vertete ua mbyll te gjitheve gojen menjeher me gol: Ndalon poshte tifozeve ultras te Sampit, ve doren tek veshi e thote: “Ulerisni pak me fort, sepse nuk po ju degjoj dot…”. Sa per kronike, Interi fitoi 4-0, nje ndeshje e dominuar nga zikalterit, vecanerisht ne pjesen e dyte, sepse ne te paren u deshen edhe disa mrekulli te Handanovic.
TOP
Handanovic – Nje prezantim gjigand i Sllovenit. Neutralizon Maxi Lopez ne penallti, ruan perqendrimin dhe qetesine ne cdo moment, e nuk lejon topin te preke rrjeten. Deciziv, nje SuperMan i verete.
Icardi – Luan kunder gjithe stadiumit. Shenon dy gola – njeri asist magjik nga Palacio – dhe i hedh benzie zjarrit qe ne fillim te ndeshjes duke festuar poshte tifozeve ultras te Sampdorias. Ujk i zones se rreptesise, pothuajse shfrytezon cdo rast qe i del perpara: Dopieta e dyte radhazi dhe tete gola ne total. Ulerisni me fort.
Kovacic – Mazzarrit i duhen 33 ndeshje, por tashme duket qarte qe Mateo duhet te luaje me vazhdimesi. Gjithmone me koken lart, nuk bie kurre poshte e nuk hedh ne kosh asnje top. Pasimin e jep gjithmone ne kohe. Klasi nuk eshte uje.
FLOP
Ranocchia – I sapo grumbulluar nga Kombetarja, ben nje ndeshje poshte standarteve duke e krahasuar me ndeshjet e fundit. E nis mire, por pasaj gabon ne menyre kolosale tek penalltia, edhe pse u shpetua nga Handanovic.
Eder – Ne harkun e nje minuti prish tere mbasditen e Sampdorias. Mer nje karton te verdhe per nje simulim ne hyrje te zones, e me pas ve duart ne fytyren e Handanovic i cili po e largonte. Jepini nje valium djaloshit.
Hernanes – Nje copez me poshte se zakonisht. Duket si pak jashte loje, nuk ndihmon shume sulmin dhe nuk mer iniciativa si zakonisht. Ben disa faulle te panevojshem. Natyrisht eshte i pazevendesueshem me aftesite e tij teknike, por fizikisht nuk duket sikur eshte mire.
Interi rikthehet tek fitorja pas 3 pikeve te mbledhura ne kater ndeshjet e fundit me 1 humbje dhe 3 barazime. Handanovic zhduk fantazmat e nje kthimi rezultati te mundshem nga Sampdoria, e Icardi, Palacio dhe Samuel largojne friken dhe polemikat. Ne sulm fitojne te gjithe, por mbrapa dikush eshte me i ngadalte: Te vazhdojme perpara.
Denzel Dumfries eshte nje lojtar qe nuk kenaqet edhe pas nje ndeshje te madhe si ajo qe ai ka bere…
Ka pasur shume gjera pozitive nga ndeshja e djeshme miqesore e Interit ne Malte kunder skuadres lokale Gzira United. Nder…
Me sa duket kemi te reja te rendesishme per Marcus Thuram qe kane te bejne te gjitha me nje kalim…
Duket se nje lajm i oreve te fundit i ardhur nga La Stampa, media italiane, mund te gezoje jo pak…
Dje me sa duket ka pasur nje takim shume te rendesishem ndermjet Alemany, drejtorit sportiv te Barcelones dhe agjentit te…
Pasi ka shenuar nje gol teper te bukur diten e djeshme ndaj Gzira United, Hakan Calhanoglu ka folur per Inter…