Categories: Editoriale

Me Guaron, me te forte se…Penelope…

Nje testim. Nuk ka hezituar as edhe nje sekonde dje Walter Mazzarri per tu pergjigjur ne menyre direkte atij qe e perkufizonte ndeshjen e sotme kunder Romes nje testim te rendesishem per kete Inter. Vjen ne  San Siro formacioni kryeqytetas, verdhekuqte e Rudi Garcias qe deri tani nuk kane humbur asnje ndeshje duke marre 6 fitore ne 6 ndeshje dhe mbi te gjitha me nje gol te pesuar. Mjaft mire si test, per nje nga sulmet me te mire te Serie A pas Juves dhe Fiorentines, nje tjeter skuader e madhe e kampionatit tone, ajo me surpriza, per ate qe do jete testi mbylles per kete pjese te pare te ciklit zikalter me Mazzarrin.

Test i rendesishem ne radhe te pare sepse, sic ka nenvizuar me te drejte trajneri, kjo do te jete e fundit ne kete fillim kampionati, e treta ne hapesiren e 7 ndeshjeve, ndersa skuadrat e tjera te vendeve te para deri tani kan patur pak takime direkte. Mbi te gjitha ndeshja me ROmen vjen ne prag te pauzes se dyte per ndeshjet kombetare dhe kesaj radhe Interi do te vije me disa te dhena me shume per sa i perket formes: objektivi, pa dyshim, eshte qe te mbaje te njejten forme dhe seri pozitive rezultatesh, mbase me nje fitore tjeter do te ngriheshin kuotat zikalter per kampionat qe do t’i sherbenin dhe Mazzarrit per statistike, ku tek Roma ka pare nje nga kundershtaret me te veshtire per tu kaluar.

T’i shkaktosh humbjen e pare italiane Rudi Garcias do te sherbeje edhe per tu nisur nga nje pozicion i mire duke pare kalendarin qe pas pauzes do te shohi Interin te perballet me skuadra ku te pakten ne leter duken te lehta: ndeshje jo te veshtira para fundit me Napolin dhe Milanin qe do te mbyllin 2013. Shaka te nje kalendari te rendesishem, pavarsisht perfaqsimeve te Mazzarrit ne sfidat me Fiorentinen dhe Cagliarin, ku ne te cilat lodhja ka bere te veten dhe ne mungesa. Rikthehet perseri ne Appiano dita e zeze e demtimeve edhe pse per te qene te qarte nuk eshte tornado qe shkaktoi demtimet e vjetshme.

Edhe pse mungesat e Campangaros dhe Jonathan( epo edhe ai eshte bere i rendesishem ne kete Inter, idhuj mazzarriane) do ndikojne jo pak ne ekonomine e ndeshjes, tekniku ka deklaruar qe nuk jane demtime te renda por qe i do lojtaret ne top forme edhe pse deri ne minuten e fundit nuk i dihet. Do te jete ne fakt kete mbremje njeriu qe kalon nga testimi ne testim: hera e fundit e Fredy Guarin nuk mbaroi bukur, me publikun qe e fershellente per ndeshjen zhgenjyese dhe irrituese dhe ai qe ia kthen me gjeste kundervenese ndaj turmes. Nuk ka qene nje fillim i lehte sezoni, ai i kolumbianit, qe me ane te nje interviste ka bere nje autokritike dhe ka deklaruar dashurine e tije per ngjyrat zikalter si edhe qe cdo dite do jete edhe me i forte per ti transformuar ate fershellima ne duartrokitje. Mazzarri i ka hapur portat duke e bere te rendesishem per skuadren, sepse kualiteti teknik eshte i padiskutueshem.

Ndeshja e sotme me Romen eshte shpresa e te gjitheve, mund te jete nje trampoline per nisjen ideale te Guarinit te ri : do te kete nevoje per te dhe forcen e tij per te permbajtur linjen e mesfushes verdhekuqe te perbere nga hollandezi Kevin Strootman, nga Daniele De Rossi dhe nga gjeniu Miralem Pjanic. Si dhe ai do te kete nevoje per te tjeret edhe per nxitjen e tifozeve qe do te jete i mbipopulluar ne San Siro. Italia do te sulmohet nga cikloni Penelope qe do te lage vendin per ditet e ardhshme. Ne pritje per te hapur cadrat, interistet shpresojne qe rrufete te bien si shigjeta( ne kuptimin sportiv gjithmone) ne porten e De Sanctis…

Nje e dhene e re: se fundmi eshte rikthyer ideja ne keto ore per nje stadium te gjithin per Interin. Kjo do te ishte enderra e fundit per Massimo Morattin, ne te shkuaren eshte thene qe kjo do te jete dhurata e fundit per tifozet para se te dale perfundimisht nga skena. Kjo pasi u fol per nje projekt rinovimi te San Siros. Nje shtepi per cdo zikalter, me gjithe dashurine qe mund te ndjehet per San Siron, eshte pa diskutim nje kalim epokal i nevojshem per kohen. Dhe per kete motiv per rendesine qe do te kishte, do ishte shume e drejte qe tifozet te ndiheshin te sigurte ne cdo gje. Por duhet thene qe kjo nuk varet vetem nga Interi, ne te vertete…

Donald Elmazi

Share
Published by
Donald Elmazi
Tags: guarin

Recent Posts

  • Uncategorized

Dzeko ‘kapet’ me Brozon pas ndeshjes: “Sa mire qe nuk luajti sot ai sepse nuk do te kisha asnje shans une per…”

Pas fitores se djeshme ndaj Viktoria Plzen me rezultatin e thelle 4-0, Inter ka shkuar ne 1/8 e Champions League.…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Onana nuk i beson syve: “Jam totalisht i habitur nga ajo qe kam pare sot: nuk kisha pare ndonjehere nje…”

Diten e djeshme pas ndeshjes, per mediat ka folur edhe Andre Onana, qe ka pasur nje ndeshje teper te lehte.…

5 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, cmendet totalisht Laporta: “Kemi pare bashke Interin mbreme: nje torture. Jam i shkaterruar sepse ata…”

Joan Laporta, presidenti i Barcelones ka komentuar humbjen teper te rende te Barcelones diten e sotme 0-3 me Bayern Munich.…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Asllani heq nje peshe te madhe nga shpina: “Falenderoj shume shoket e skuadres: me kane hequr nje…”

Me nje jave perpara se te perfundoje faza e grupeve ne Champions League, Inter ka marre kualifikimin e saj sot…

5 hours ago
  • Uncategorized

INTER, CFARE FITORE DHE CFARE LAJMI: “Menjehere pas ndeshjes lajmi me i bukur i zikalterve vjen direkt nga…”

Ka qene nje Inter fantastik ai sot ne Meazza ku zikalterit e kane fituar ndeshjen ndaj Viktoria Plzen me rezultatin…

6 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

20 hours ago