Categories: Uncategorized

Merkato – Inter ka blinduar nje nga yjet e saj te Primaveres: ja detajet

Interi ka per qellim qe te besoje fort tek talentet e saj te rinj tek Primavera, ndryshe nga sa eshte bere ne te kaluaren.

Drejtuesit zikalter, ne menyre te vecante, deshirojne qe te besoje shume tek lojtaret e lindur ne 2002 sepse kjo gjenerate konsiderohet si nder me te mirat ne sektorin e te rinjve zikalter prej kohesh.

Sebastiano Esposito eshte vetem maja iceberg, por ne shpinen e tij ka shume diamante te tjere me shume kualitet.

Qe nga Agoume (i ardhur vitin e kaluar nga Sochaux) deri tek Filip Stankovic, Tibo Persyn dhe Gaetano Oristanio por pa harruar nje nga me te rendesishmit: Lorenzo Pirola.

Ai eshte nje mbrojtes qendror shume premtues dhe konsiderohet si nje nga lojtaret me prespektive me te madhe e qe eshte stervitur me skuadren e pare qe ne vere kur filluan grumbullimet e para.

Interi me te nuk deshiron qe te rrezikoje, por deshiron ta blindoje me nje kontrate te re prej profesionisti.

MARREVESHJE E ARRITUR – Sipas asaj qe thuhet nga FcInter1909, Interi ka plane te rendesishme per te ardhmen e djaloshit qe do te kenaqnin keshtu te dyja palet.

Aktualisht ai eshte i lidhur me Interin deri ne 30 qershor 2021 dhe ne korrik eshte rene dakort qe ai te firmose kontraten e re deri ne 30 qershor 2025.

Marreveshja eshte arritur ndermjet lojtarit, agjentit te tij dhe Ausilios. Lojtari eshte shume entuziast per kete kontrate sepse nder te tjera, eshte nje tifoz i madh i Interit.

Kjo marreveshje do te formalizohet ne vere dhe ne korrik do te behet zyrtarizimi sepse deri ne shkurt ai ka qene 17 vjec dhe me pas futbolli u ndal.

Pirola eshte nje nga pikat e palevizshme te tranjerit Madonna tek Primavera gjate gjithe sezonit ku ka impresionuar jo pak edhe Antonio Conten.

Ai eshte ne kontakt te vazhdueshem me te dhe i ka thurur jo pak elozhe dhe ne menyre te rregullt i jep edhe keshilla. Ka qene nje ide edhe e Contes zgjatja e kontrates se tij.

Per lojtarin ne muajt e kaluar ka ardhur nje oferte e rendesishme edhe nga Manchester United e cila eshte refuzuar.

Nje tregues ky shume i forte se sa shume beson Interi tek djaloshi i saj i ri qe shume e krahasojne per menyren e lojes me Chielinin por qe zikalterit shpresojne qe ti ngjaje vetem ne menyren e lojes dhe jo korrekteses se tij ne fushe dhe jashte saj.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Lazio, cmendet Lotito: “Ka lajmeruar Interin se per te marre Acerbin perfundimisht duhet te paguaje…”

Claudio Lotito njihet nga te gjithe per kerkesat e tij te cmendura ne merkato per lojtaret e Lazios dhe kjo…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Barella: “Interist edhe per shume kohe. Cfare i them Skriniar per kontraten? Me vjen keq, por nuk guxoj te…”

Diten e sotme Nicolo Barella ka dhene nje interviste interesante per La Gazzetta dello Sport, dhe fjalet e tij kane…

1 hour ago
  • Uncategorized

FcIN zbulon: “Inter ka hequr dore perfundimisht nga nje lojtar ne merkato: ka marre vesh qe lojtari ka…”

Edhe pse shume organe te informacionit kane vazhduar te flasin per Yunnus Musah dhe nje transferim te tij te mundshem…

1 hour ago
  • Uncategorized

Walter Sabatini habit: “Po te isha si Inter, nje lojtari ne skuader do i kisha bere kontrate te perjetshme: behet fjale per…”

Diten e djeshme, ish-drejtuesi i Interit dhe i shume skuadrave ne Itali, Walter Sabatini, ka folur per SOS Fanta ne…

10 hours ago
  • Uncategorized

Sabatini nuk permbahet: “Inter po e vret kampionatin Italian: e ka pesuar Roma, e cila mund te humbase edhe…”

Duke folur per mikrofonat e Radio Radio, Sandro Sabatini, gazetar italian, ka folur per nje situate merkatoje ndermjet Interit dhe…

10 hours ago
  • Uncategorized

Vieri zbulon: “Do ju them dicka per kalimin tim nga Inter te Milan qe nuk e di askush”.

Nje prapaskene teper interesante eshte treguar diten e djeshme nga Bobo Vieri ne puntaten e radhes se Bobo TV ne…

10 hours ago