Categories: Uncategorized

Milani (portieri i Virtus Entella) tregon: “Nuk isha trembur ndonjehere perpara ndonje sulmuesi si me Lukaku. Ishte i pabesueshem.”

Ne menyren e tij ai eshte futur ne histori. Nicola Milani eshte portieri i pare qe ka pesuar gol nga Romelu Lukaku qe prej ardhjes se tij tek Interi.

Portieri i ditelindjes 2001 i cili luan me Virtus Bergamo, te dielen e kaluar ishte protagonist pa deshire ne debutimin e Big Rom me bluzen zikalter.

Romelu shenoi dy gola ne pjesen e pare dhe Milani tregon: “Une dola pastaj nga frika (qesh)”. Por te mos harrojme se pa disa pritje te tijat, rezultati do te ishte shume me i thelle se 8-0.

“Kam arritur te shpetoj dy raste te pastra per gol. Njerin nga Lukaku dhe njerin nga Asamoah.”

Kush me mire se ish-lojtari i Chiasso e ka pare me afer prezantimin e numrit 9 te Interit. Prandaj edhe FcInterNews e ka intervistuar sot portierin e Virtus, per te njohur me mire Lukaku.

Si ishte te perballeshe me gjigandin e ri zikalter?

“Me siguri ishte speciale, por ne te njejten kohe edhe e frikshme. Nuk kisha qene kurre perballe nje sulmuesi aq te pabesueshem si ai. Nuk te ndodh cdo dite te kesh kunder ate dhe lojtaret e tjere te Interit. Per nje djalosh qe enderron te luaje me profesionistet nuk ndodh cdo dite qe te luash kunder Interit. Ndjesite? Niveli eshte shume i larte dhe kur i shikon aq afer e kupton se sa te forte jane.”

Lukaku ju shenoi dy gola ne pjesen e pare, por ti ke pritur nje super rast duke mare komplimentet e te gjitheve…

“Ishim nje kunder nje dhe qendrova ne kembe deri ne fund. Lukaku eshte i pabesueshem, nje lojtar i madh. E ben repartin e sulmit edhe i vetem. Ka nje fizik qe te fut friken vetem duke e pare. Ai te merr perpara ty dhe te gjithe mbrojtesat vetem me prezence. Edhe duke qene nje bishe e vertete, ka shume teknike. Me pak fjale, nje sulmues i kompletuar.

Fizikisht si tu duk nga afer Romelu?

“Ishte shume mire, luftonte per cdo top. Por me beri pershtypje dicka ama…”

Po… Cfare?

“Fliste qe tani pak italisht. E ka mesuar ate me shpejtesi dhe disa fjale kyce per tu kuptuar me Espositon, Dalbert apo lojtaret e tjere i thoshte pa i menduar dy here. Mbase ka kohe qe studion…”

Pervec Lukaku, kush te impresionoi me shume?

“Duke thene se te gjithe jane te forte, une ne pjesen e pare pashe Borja Valeron se si e levizte topin ne mesfushe duke xhiruar gjithe skuadren. Ah sikur te ishte me i ri. Me te vertete kualitete te jashtezakonshme.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Barcelona, Xavi nuk permbahet: “Ky eshte nje trup, arbitri ka qene i padenje. Nuk e kuptoj se si Inter…”

Ne fund te ndeshjes, tranjeri i Barcelones, Xavi Hernandez, duket se ka leshuar fjale shume te renda ne drejtim te…

31 mins ago
  • Uncategorized

Inter, cfare fjalesh edhe nga Lautaro: “Si mund te mungoja une ne nje ndeshje si kjo? I premtoj tifozeve se nga sot…”

I intervistuar nga Inter TV, Lautaro Martinez ka analizuar shkurt ndeshjen e djeshme qe zikalterit kane fituar ne San Siro…

31 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Mikhitaryan shume i ashper: “Fitore e merituar, por ju lutem mos thoni se sezoni ka filluar tani sepse…”

Henrikh Mkhitaryan, pas suksesit me Barcelonen, duket se nuk ka kohe per te festuar por deshiron te punoje me shume.…

42 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi paralajmeron dicka te madhe per Onana-Handanovic? “Te shtunen ndaj Sassuolos nuk…”

Direkt pas fitores me Barcelonen, per mediat ka dale te flase edhe Simone Inzaghi, qe eshte ndalur keshtu per Sport…

45 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Calhanoglu nuk permbahet: “Kete fitore ja dedikoj direkt Inzaghit: ja pse! Ne asnje moment ai nuk…”

Pasi eshte nominuar si lojtari me i mire i ndeshjes, Hakan Calhanoglu ka mberritur per mikrofonat e Sky Sport per…

45 mins ago
  • Uncategorized

INTER, CFARE REAGIMI! Gazzetta nuk u beson syve: “Dje eshte pare dicka qe mungonte qe prej…”

"Kane kaluar mbase ditet me te gjata, me intensive dhe me 'kontraverse' te Simone Inzaghit si tranjer i Interit". "Me…

1 hour ago