Categories: Ne plan te pare

Moratti: “Shume barazime por skuadra te jep besim. Thohir dhe bashkepunetoret persona ambicioze, e ardhmja do te jete pozitive”.

Sot ne Sallen e Regina te Palazzo Montecitorio, eshte mbajtur nje mbledhje “Kunder dhunes”. Presidenti honorifik i Interit Massimo Moratti ne intervisten e tij i eshte pergjigjur pyetjeve te Gianni Riotta, editorialist i La Stampa. Ja dhe intervista e tij:

Ne periudhen 1994 dhe me 1995 presidenti ka vendosur qe rimarre Interin dhe u diskutua ne familje. Gruaja Milly nuk ishte shume e bindur dhe ne nje mengjes me thote qe duhet te nderhyjme per ata qe vuajne, dhe une i kam thene qe interistet vuajne me shume nga te gjithe (si tifoze). Pavaresisht fitoreve presidenti eshte impenjuar per Inter Campus, per te ndihmuar Emrgency. Eshte nje rast perjashtimi presidenca juaj apo mund te behet nje norme?
“Eshte nje emocion i madh te jesh ketu. Jam shume krenar per Interin dhe per Zanettin. Une besoj se cdo shoqeri ka gjurmet e pronesise. Nese eshte nje shoqeri qe ndjek, qe e ben ate nje ceshtje te zemres atehere gjurmet jane automatike. Te duhet nje respekt i madh i tifozeve, i publikut, qe vuan ashtu si ne. Me pas te duhet te kesh shume kuraje qe te besh ate qe mendon se duhet. Si kunder racizmit, pa pasur frike, per te kapercyer kete problem, nje forme e injorance qe na rrethon, por e perseris eshte nje fenomen qe duhet kapercyer. Te tjerat jane organizimet, si ajo e Javier dhe Inter Campus. Njehere e nje kohe jashte vendit nuk takoja presidentet e republikes, por njerez te biznesit. Futbolli te jep shikueshmeri te madhe dhe mund te ndodhe, qe nje veprim i vogel per te bere gjera pozitive. Per shembull komandanti Marcos ne Meksike, i afruar per gjera te tjera, e ka kuptuar qe Interi mund te jete nje miqesi. Kisha nje mik kapitalist dhe ne skuadren e tij luante Ronaldo. Ne kemi shkuar atje per ta njohur dhe aty nuk eshte nje fakt, dhe politik, por nderhyrja e Interit per tju degjur zeri i atij vendi. Me pas eshte e bukur te shikosh aq shume femije te lumtur. Ne fund te fundit eshte futbolli qe te rinormalizon…”

Kush jane lojtaret qe te kane goditur (emocionalisht), brenda dhe jashte fushes?
“Ne eksperiencen e babait tim dhe ne te mia gjerat qe kujton jane futbollistet. Javier eshte special, ka ardhur ne diten e pare timen per te qendruar me pas ne te gjithe eksperiencen e tij. Eshte shume i zgjuar dhe ndjenje per te kuptuar ate qe ndodh dhe reagon ne menyren e duhur. Ben pjese ne nje bote speciale. Une jam shume i lidhur edhe me ata qe na kane shoqeruar gjate Tripletes dhe 5 viteve fitore. Eshte si nje orkester dhe nese i vendos sebashku funksionojne mire, eshte nje sistem: gjen 16 lojtare qe sebashku ndjejne pothuajse te njejten gje. Nuk dua te permend emra, mund te them Recoben qe te gjithe e dine qe ishte nje pasion i imi, por ashkush nuk ishte xheloz per te, e dinin qe ishte nje mani e imja. Me pas Ronaldo dhe Ibra, te gjithe karaktere speciale qe i kam pelqyer, edhe pse me shume si kampione ne fushe”.

Interi i ri te jep besim?
“Kam shume besim edhe pse kane bere nje barazime te njepasnjeshme. Them keshtu sepse me duket e ekuilibruar dhe trajneri eshte nje person i forte, ka nje raport te mire me grupin. Dicka te mire mund te bejme, duke e kaluar kete moment. Edhe ata jane te mire dhe e kane suportuar ndryshimin pa thene asnje fjale. Asnje nuk e ka bere te madhe kete gje. Kane ecur perpara pavaresisht ndryshimeve. Dicka nga rezultatet kane lidhje me kete ndryshim. Une besoj se pervec nderkombetarizimit, e ardhmja do te jete e lidhur me karakterin e kujt hyn dhe une nuk e di. Por per ambicjet e ketyre personave, nuk mund te parashikoj te ardhmen, por sigurisht qe do te jete pozitive”.

Ju jeni nje industrialist, por familja juaj ka punuar me te dyja krahet e politikes. Cfare kerkoni sot nga politika?
“Njerezit kane nevoje per besim, duhet te kene besim drejt personit qe vendos. Eshte nje martese qe lind nga shume pune. Ketu ne Itali ka shume mendime ndryshe, shume liri, por po hyjme ne nje periudhe emergjente per vende pune ne ambjentin industrial. Duhet te behet dicka shume shpejt, nje investim. Te shikosh perpara, mbas 10 vjetesh dhe te besh nje investim per te nesermen. Nje shembull eshte Zanetti, nje profesionist i vertete qe ka bere zgjedhjet e duhura. Ka pasur mundesine per tu larguar, nuk ma ka thene kurre por e dija. Nderkohe ai ka ecur perpara dhe kush e di persa kohe do te vazhdoje (qesh). Ka nje dinjitet te madh dhe eshte i martuar me bluzen te cilen te gjithe ne jemi te dashuruar”.

Ardis

Share
Published by
Ardis
Tags: moratti

Recent Posts

  • Uncategorized

Gazzetta zbulon: “Inter, doren ne zemer por e ka vendosur shitjen e pare: ne janar do te largohet…”

Sa po vjen e sapo kalon koha, duket se hapsira mes titullareve tek Inter po ngushtohet per nje lojtar zikalter.…

1 hour ago
  • Uncategorized

Barcelona-Inter, java nuk nis me lajme te mira: “E sigurt mungesa per dy lojtare tek Inter: asnje shans per…”

Henrikh Mkhitaryan, nje 'problem solver' nga pankina kunder Sassuolos mund te jete arma taktike nga minuta e pare te merkuren…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, Dzeko nuk permbahet dhe zbulon: “Tani qe kam shenuar golin e 100 ne Serie A do ftoj gjithe skuadren per…”

Nje nga lojtaret me te mire ne Sassuolo Inter, Edin Dzeko, ka folur per mikrofonat e DAZN ku eshte pare…

1 day ago
  • Uncategorized

Perse nuk flet askush per nje nga lojtaret me te mire dje? “Fenomenal: nese do e kisht emrin Bremer do flisnim per…”

Inter ka fituar ne fushen e Sassuolos diten e djeshme nje ndeshje te luajtur ne menyre te shkelqyer nga pjesa…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, Onana flet si nje veteran i vertete: “Nje fitore e madhe per Interin tone. Kemi fituar vetem fale…”

Ka qene nje dite shume speciale per Andre Onana diten e djeshem qe ka debutuar ne Serie A me Interin.…

1 day ago
  • Uncategorized

NOTAT e Sassuolo-Inter: “Dzeko me i miri por nje note ulet shkon per Asllani dhe Lautaro: ata marrin nje…”

Inter ka rigjetur nje tjeter sukses ndja Sassuolos pas asaj ne Champions League kunder Barcelones pak dite me pare. Per…

1 day ago