Categories: Nga 0 deri ne 10

Nga Zero ne Dhjete – Nen shenjen e Trenza-s, te golave dhe te ish-lojtareve.

Nje tjeter barazim, nje tjeter fitore potenciale e cuar dem. E rishikojme ndeshjen ne statistikat e rubrikes nga “Nga Zero ne Dhjete”.

ZERO – Serish ZERO penalltite ne favor te Interit ne kete kampionat, edhe pse nuk duhet te ankohemi dhe te apelojme gabimet arbitrare (mund te fitohet edhe pa penallti), ndonje episod i dyshimte ne kete kampionat eshte gjithsesi i fresket, sic ishte faulli mbi Alvarez i ndeshjes se djeshme.

NJE – Nje minute zgjat barazimi i Interit ne pjesen e pare, gabimi i Handanovic i hap rrugen rezultatit 2-1 dhe golit te Parolos, nje minute i duhet Interit ne pjese te dyte te shenoje dy gola dhe te permbyse rezultatin; gjynah qe kater minuta me vone, ne minuten e 59, Sansone shenon golin e barazimit dhe vulos rezultatin definitiv 3-3.

DY – Dy jane dopietat e shenuar dje ne mbremje ne San Siro: nga nje ane dopiete e Palacios, qe kalon ne kuoten e 9 golave ne kampionat, nga ana tjeter ajo e Sansones, qe arrin ne tre gola te shenuara kunder zikalterve.

TRE – Golat e Sansone te shenuar ndaj Interit ne karrieren e tij, nga 8 te shenuara ne Serie A, dy vetem ne ndeshjen e djeshme.

KATER – Ish lojtaret ne fushe qe nga fillimi i ndeshjes: Gargano, Cassano, Jonathan dhe Biabiany, perpara se te hynte Belfodil ne fushe ne pjesen e dyte. Shume shkembime midis Interit dhe Parmes gjate merkatos.

PESE – Asist te Jonathan dhe Alvarez ne kete kampionat, dhe duhet konsideruar se kane shenuar te dy gola respektivisht 3 dhe 4 gola, mund te thuhet me te drejte qe me Mazzarrin jane dy lojtare te rilindur.

GJASHTE – Kemi arritur ne kuoten e GJASHTE barazimeve: mbas Cagliarit, Torinos, Atalantes, Bolognas dhe Sampdorias, futet ne klasifikimin special edhe Parma. Dhe keqardhja sa vjen dhe shtohet…

SHTATE – Barazimet e Interit ne kete kampionat, ashtu edhe fitoret, midis ketyre ajo me Juventusin mund te mos shikohet me ate sy, por gjashte barazimet e tjera nuk mund te kaperdihen lehte.

TETE – Nuk eshte gje tjeter pervecse numri i Palacios, perhere e me shume thelbesor, edhe pse perfaqeson te vetmin lojtar ne sulm ne ekip me Militon dhe Icardin te demtuar, Belfodil ne pankine. Nente gola ne sezon dhe dopiete kunder Parmes, cfare mund ti kerkosh me shume?

NENTE – Golat e shenuar, pikerisht, nga Palacio ne kampionat, gjithmone drejtues dhe udheheqes i ketij Interi. Nje e dhene kurioze, NENTE jane edhe golat qe Palacio i ka shenuar Parmes gjate karrieres se tij.

DHJETE – Numri i bluzes se Kovacic, me rikthimin e tij ne fushe si titullar. I eshte dhene nje detyre e madhe duke levizur ne te gjithe mesfushen duke marre persiper role te ndryshme, dhjete minuta trekuartist, perpara golit te Parmas, me pas u spostua me poshte. Nje performance e mire ne kompleks.

Ardis

Share
Published by
Ardis
Tags: nga 0 ne 10

Recent Posts

  • Uncategorized

Denzel Dumfries hapet perpara mediave: “Kam vuajtur shume: kam folur edhe me nje psikolog. Kritikat me kane…”

"Jam shume i lumtur qe kam marre nje moment triumfi sportiv". Keshtu eshte shprehur Denzel Dumfries pas ndeshjes ndaj USA…

15 hours ago
  • Uncategorized

Inter, De Vrij vendos kushtin e papritur per klubin? “I ka thene agjentit Pastorello te mos beje asnje…”

Pervec Milan Skriniar, Inter ka edhe nje mbrojtes tjeter titullar qe eshte ne skadence kontrate ne fund te qershorit 2023.…

16 hours ago
  • Uncategorized

Kun Aguero kesaj radhe del ne krah te Lautaros: “Ai po me kujton veten ne Olimpiade. E dini? Kisha nje…”

Nuk ka qene shume i embel ndaj Lautaros per ndeshjen me Arabine, por Kun Aguero kesaj radhe ka dashur te…

16 hours ago
  • Uncategorized

Stefano Pioli flet edhe per shortin e Interit: “Kane nje kundershtar te forte si Porto. Ka te drejte Bergomi kur thote…”

Diten e djeshme i ftuar ne Sky Sport ka qene tranjeri i Milanit, Stefano Pioli, i cili ka folur per…

16 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ka nje enderr te madhe te ndaluar: “Lojtari kushton 80 milione euro: mund te behej vetem nese ndodh nje largim?”

Tek Inter ka nje situate shume fluide per sa i perket merkatos ne mbrojtje, ku mund te kete disa ndryshime…

16 hours ago
  • Uncategorized

Dzeko i thote jo MLS dhe i thote po Interit, por ka dicka prapa: “Marotta po mendon ti kerkoje lojtarit nje…”

Pasi ka mbyllur nje pjese te pare te sezonit ne menyre te jashtezakonshme, duket se Inter nuk ka me dyshime…

16 hours ago