Categories: Nga 0 deri ne 10

Nga 0 deri ne 10 – Kovacic «PREDIKUESI» (me nje gabim), «Space Shuttle» i Alvarez dhe mesazhi i Curva Nord-it

Inter-i humbet akoma, kriza nuk mbaron kurre. Lazio fiton 3-1 ne San Siro, dhe per Inter-in si gjithmone i pafat, demtime dhe shume gabime.

ZERO – Jane mbrojtesit ne dispozicion te Stramaccioni-it per ndeshjen e ardhshme. Demtimet e kane goditur edhe njehere Inter-in: gjat ndeshjes jane demtuar Jonathan dhe Ranocchia, ndersa Juan dhe Pereira do te jene te skualifikuar per kartona. Tashme ne mbrojtje me te vertete nuk eshte askush: shpresa e vetme eshte te rekuperohet Chivu, ne pritje te ndonje lajmi te mire te kushteve te Ranocchia-s. Tashme ngelet vetem te vendosesh Benassi-n ne te djathte dhe Pasa ne qender te mbrojtjes.

NJE – Eshte gabimi i Kovacic, nje lojtar sublim. Kroati ndonjehere e ekzagjeron dhe provon te kaloje shume lojtare, duke e humbur ne kete menyre topin. Por nga ana tjeter, eshte e kuptueshme. Ka vetem 19 vjec, sapo i mbushi, dhe eshte lojtari me i mire i Inter-it: nje «PREDIKUES» ne shkretetire. Edhe kunder Lazio-s eshte fantastik, publiku i San Siro-s e do shume kete lojtar. Disa aksione personale jane per tu duartrokitur, sic jane kalimet e lojtareve, thjesht gjeniale. MOZART-i MAHNIT, dhe SAN SIRO DUARTROKET.

DY – Jane ndeshjet ne kampionat ku Inter-i nuk ka pesuar gol. Vetem kunder Sampdoria-s dhe Pescare-s ne San Siro, porta e Handanovic ka ngelur e paprekur. Numra shqetesues, mbrojtja nuk eshte me.

TRE – Jane lojtaret qe kercejne ne menyre te c`organizuar tek goli i pare. Handanovic, nuk eshte pa faj ne kete mes, edhe pse gabimin me te madh e ka mbrojtja. Nje «PASTICE» qe mund te evitohej.

KATER – Metra mbi traverse perfundon penalltia e Ricky Alvarez. Argjentinasi rreshqet dhe humbet rastin per te shenuar. Nje panorama dramtike: fotografia e sezonit te Inter-it. Ndonjehere qesh, per te mos qare.

PESE – Ne pjese te pare per Fredy Guarin. Shume pak deciziv, apatik. Me pas ne pjesen e dyte, del Guarin i vertete: Lider, dhe merr edhe penalltine qe per fat te keq nuk e coi dot rezultatin ne 2-2. Guarin me dy fytyra, sic ka qene shpeshhere ne ndeshjet e kaluara. Ndonjehere apatik, por fenomenal kur eshte ne forme. Dhe Inter-i nuk do qe te privohet nga ai.

GJASHTE –  Jane modulet e perdorura nga Stramaccioni, mbase edhe me shume. Inter-i nuk ka nje skeme fikse, ndryshon vazhdimisht. Kunder Napoli-t me 3 mbrojtes, dje mbrotja me 4. 4-3-1-2, 3-5-2, 4-2-3-1 dhe shume te tjera: modulet nderrojne si koha ne Londer. Edhe pse tek Inter-i vazhdon te bjere shi.

SHTATE – Jane piket qe e ndajne Inter-in me Udinesen ne klasifikim. Nje diference e pakalueshme me dy ndeshje nga fundi. Udinese ndodhet ne vendin e gjashte perpara Rome-s dhe Lazio-s. Inter-i ne kete menyre eshte jashte Europe-s, nuk do te marr pjese as ne Europa League.

TETE – Jane numri i ndeshjeve te Benassi-t ne kampionat dhe ne Europa League (edhe tre ne Coppa Italia). I riu zikalter, produkt i primaveres, eshte nje mesfushor. Kunder Lazio-s i detyruar ka luajtur ne rolin e Jonathan, mbrojtes i djathte, nje rol qe eka bere me pare dhe per kete Stramaccioni i ka besuar ate rol. Edhe pse ishte e vetmja zgjidhje e mundhshme.

NENTE – Gol-it te Onazi-t. E sigurte nje nga me te bukurit, por nuk eshte me i bukuri, duke ndeshjet e Inter-it ne San Siro per kete vit. Nje bombe e vertete, e pakapshme per Handanovic.

DHJETE – Per Curva Nord-in. Sepse edhe kur Inter-i humbet, vazhdon te kendoje. Edhe pse eshte nje sezon i shkaterruar, edhe pse Inter-i po thyen shume rekorde ngative. Per Curva Nord-in dhe tifozet e Inter-it vlen me shume  mira e Inter-it, pavaresisht se fiton apo humbet. Dhe sit e dashuruar mbas ngyrave ziklater duan qe Inter-i te kthehet te fitorja. Mesazhet ne drejtim te president Moratti-t shpehin vetem nje gje, ka ardhur koha qe te mos gabojme me. Por nje gje eshte e qarte: tifozet do te jene aty perhere, skuadra do te mbeshtetet «NELLA GIOIA E NEL DOLORE».

Ardis

Share
Published by
Ardis

Recent Posts

  • Uncategorized

INTER, CFARE PRAPASKENE NGA ZHANG: “Direkt premio per lojtaret dhe nga Kina vine lajme per…”

Lajmi ka ardhur direkt nga Steven Zhang: direkt pas Viktoria Plzen, ai ka thene se do te qendroje ne Milano.…

10 hours ago
  • Uncategorized

Serie A, publikohet lista e tranjereve me te paguar ne Serie A: ja klasifikimi i plote! “Inzaghi ndodhet ne…”

Ne nje periudhe te veshtire eknomike, duket se ne Itali ka ende tranjere shume te paguar per punen e tyre.…

11 hours ago
  • Uncategorized

Inter, fjale shume te rendesishme edhe nga Marotta: “Perpara me Zhang. Per Skriniar ju them se kam…”

Beppe Marotta, drejtuesi me i rendesishem i Interit, ka folur per Prime Video dje perpara ndeshjes, duke dhene disa deklarata…

11 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Bayern, Real Madrid…: Champions League, ja te gjitha skuadrat e kualifikuara deri me tani!

Mungojne ne apel edhe vetem kater skuadra per te kompletuar keshtu listen e 16 skuadrave te kualifikuara ne kete edicion…

11 hours ago
  • Uncategorized

Viktoria Plzen, cfare fjalesh nga tranjeri Bilek: “Nuk kam cfare te them per kete Inter: kam dyshime te forta se deri ku…”

Eshte Michal Bilek tranjeri i pare qe foli dje per mediat ne San Siro pasi perfundoi ndeshja me nje humbje…

11 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Bashke kemi bere dicka speciale. Kemi marre nje lajm te mire, por tani presim edhe…”

Inter ka fituar 4-0 ndaj Viktoria Plzen dhe ka kaluar keshtu ne 1/8 e Champions League nje jave me heret. …

11 hours ago