Categories: Nga 0 deri ne 10

Nga Zero ne Dhjete – E para e 2014, sulmet e Interit dhe mallkimi i Malesanit.

Interit i rikthehet buzeqeshja, sa shume vuajtje me Sassuolon por me ne fund vjen dhe fitorja e pare per 2014. Te analizojme si zakonisht ndeshjen ne numra Nga Zero ne Dhjete.

ZERO – U prish magjia e zero fitoreve per 2014, vazhdon te qendroje zero numri i penalltive: Interi qendron i vetmi ekip ne Serie A pa marre asnje penallti ne favor ne kete sezon. Me specifikisht, zikalterve nuk i akordohet nje penallti ne favor qe prej javes se 25, me 8 maj 2013, Inter-Lazio 1-3.

NJE – Me nje gol Interi merr nje fitore te vuajtshme por te merituar kunder Sassuolos, fitorja e pare per 2014. Por eshte mbremja e hereve te para: goli i par i Samuel ne kete sezon (i fundit nje vit me pare ne derby me Stramaccionin ne pankine), hera e pare per Hernanes me ngjyrat zikalter, ndeshja e pare pa Branca.

DY – Perballja e dyte midis Mazzarrit dhe Sassuolos, dhe statistikat jane te gjitha ne favor te teknikut aktual zikalter.

TRE – Tre parulla, te ashpra dhe elokuente, te paraqitura nga Curva Nord kunder menaxhimit te shoqerise ne te kaluaren e afert. Nuk eshte shpetuar asnje, nga Moratti tek Branca, nga Fassone tek Ausilio dhe gjithashtu Abete. Nje menyre civile per te shprehur pikerisht te gjithe zhgenjimin per periudhen pa dyshim negative te skuadres ne nje moment delikat te tranzicionit.

KATER – Qe Mazzarri kerkonte te largonte fantazmen e zero fitoreve ne fazen e dyte, kjo gje ishte kuptuar qe nga 11 titullare: ne leter moduli tradicional 3-5-2 por ne fushe ne te njejten kohe kater lojtare sulmues si Milito, Palacio, Hernanes dhe Guarin. Por goli, gjithsesi u realizua nepermjet goditjes se kendit, me gjuajtje me koke nga nje mbrojtes.

PESE – Pavaresisht se kunder Sassuolos erdhi e para, fitore me vuajtje per 2014, Interi me keto tre pike rikalon Veronen ne kuoten e 36 pikeve ne vendin e 5 dhe kthehet ne rrugen e Europes. Nje nxitje e mire besimi per pjesen e mbetur te sezonit.

GJASHTE – Humbja e gjashte e Malesanit kunder Interit: tekniku aktual zigjelber eshte perballur me Interin 22 here ne karrieren e tij, duke grumbulluar 5 fitore, 5 barazime dhe 12 humbje. Malesani nuk merr fitore ndaj Interit qe prej 29 nentorit te 2000 kur peson humbjen me rezultatin 6-1 ne Coppa Italia me Parmen. Ne te njejten kohe vjen edhe fitorja e gjashte ne karriere e Mazzarrit kunder Malesanit, 2 barazime ndersa tekniku i Sassuolos nuk e ka mundur asnjehere kolegun zikalter.

SHTATE – Gjuajtjet ne porte nga ana e Interit, qe shpeshhere ka gjetur nje Pegolo ne forme shume te mire, kunder vetem nje goditje te Sassuolos ne te cilen duhet te kalonte Handanovic. Nje dominim i Interit verehet edhe ne 5 gjuajtjet jashte porte per nje total prej 12 kunder 2 te Sassuolos.

TETE – Mund te duket e cuditshme te shikosh vuajtjen qe ka pesuar Interi dje ne mbremje per te kaluar nje Sassuolo te mire mbyllur, edhe pse ka pasur me shume raste per te kaluar ne avantazh, por ndermjet ndeshjeve te te dyja fazave zikaltrit i kane shenuar 8 gola emilianeve, pa pesuar asnje. Te dhena absolute ne historine e te dy klubeve duke pare qe nuk jane perballur me pare.

NENTE – Kunder Sassuolos ka ardhur fitorja e nente ne kampionat per Interin nga 23 ndeshje te zhvilluara: ndermjet skuadrave pretendente eshte Interi qe ka fituar me pak, Verona ka grumbulluar 11 fitore, Juventusi. Ergo, shume, shume barazime…

DHJETE – Goditje kendi te fituara nga Interi kunder 3 te Sassuolos: pikerisht nga nje korner te goditur nga Hernanes ka ardhur edhe goli i Samuel, i teti gol qe ka ardhur nga goditja e kendit ne kete sezon per zikaltrit.

Ardis

Share
Published by
Ardis
Tags: nga 0 ne 10

Recent Posts

  • Uncategorized

Didier Drogba shume i ashper: “Duhet ta pranoni qe keni gabuar rende me Lukaku: po e shihni vete se ai…”

Edhe pse ndaj Marokut nuk pati ndonje impakt te dukshem, per Didier Drogba, Romelu Lukaku eshte nje lojtar i pazevendesueshem…

5 mins ago
  • Uncategorized

Argjentina, Scaloni fut ne valle ne menyre te papritur edhe Correa? “Duhet ta pranojme se perjashtimi i tij…”

"E kemi mbyllur ndeshjen me Meksiken me nje mbrojtje me pese lojtare, por e kemi nisur ndeshjen ashtu si kemi…

37 mins ago
  • Uncategorized

CM i habit te gjithe: “Kessie-Inter, po ndodh e papritura? Nga Barcelona behet me dije se jane gati te…”

Franck Yannick Kessie, ish-mesfushori i Milanit nuk po gjen hapsirat e deshiruara dhe ato qe mendonte te Barcelona. Prandaj, ai…

40 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Onana i thote lamtumire Kombetares me nje leter prekese: “Kam provuar gjithcka, por me doren ne zemer…”

Vetem nje dite pasi ka shperthyer ceshtja Onana, duket se kesaj radhe lojtari e ka thyer heshtjen dhe ka vendosur…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Zamorano godet keq Juventusin: “Te Inter kam kaluar vitet me te mira, por Juventusi na vodhi hapur: ata jane…”

Nga Boterori te Italia dhe Kili, me shume kujtime prej interisti ne mes, dhe normalisht, fjale te hidhura per 1997/98. Ivan…

3 hours ago
  • Uncategorized

Epassy, zevendesi i Onana te Kameruni zbulon: “E papritur te luaj une. Por Onana sapo e ka marre vesh me ka…”

Corriere della Sera eshte ndalur te Andre Onana diten e sotme, dhe te lajmi per largimin e tij nga grumbullimi…

3 hours ago