Categories: Nga 0 deri ne 10

Nga Zero ne Dhjete – Inter-Cagliari: gabimet e arbitrave, te metat e sulmit dhe Speedy Gonzales i pankines.

Nje rezultat zhgenjyes ne shtepi, perpara syve te Thohir, edhe pse arbitri ka ndikuar shume tek ky rezultat1-1 me Cagliarin. Te ri-analizojme te gjitha ne numra Nga Zero ne Dhjete.

ZERO – Pavaresisht dëmit  mund te thuhet: jo vetem qe Interi vazhdon te jete e vetmja skuader ne Serie A qe nuk ka marre asnje penallti ne favor, por tashme akordohen edhe penallti inekzistente ne disfavor, duke pare edhe prekjen me dore ne menyre jo vullnetare te Juan. Dicka nuk shkon.

NJE – Vetem nje gjuajtje e Cagliarit ne drejtim te portes se Interit, ose goditja e penalltise, eshte fituar barazimi 1-1 ne San Siro. Interi ka gjuajtur 5 here ne drejtim te portes se Cagliarit por ka gjetur portierin kundershtar Avramov. NJE edhe golat e shenuar nga te dyja skuadrat, ashtu si dhe ne fazen e pare kur ne stadiumin neutral te Triestes mbaron me te njejtin rezultat.

DY – Goli i dyte i pesuar ne 6 ndeshjet e fundit: hera e fundit kishte ndodhur kunder Chievos me rezultatin 1-1 me pas porta zikalter nuk pesoi me gol der tek penalltia e Pinillas.

TRE – Goli i trete per Rolandon, mbrojtes me vizion per golin. Ne rastin e barazimit duhet te falenderoje Icardin, i zoti qe sherbeu nje asist te bukur me koke kur mund te shenonte vete, por goditja e tij ishte prej nje bomberi.

KATER – Vleresimi i arbitrit Russo qe ka gabuar gjithcka, sidomos ne pjesen e pare: nuk akordon nje pozicion jashte loje te Ibarbos duke vazhduar lojen ne rrezik pesimi goli por e shpetuar nga nderhyrja e Juan, ndeshkon me kartona ne menyre shume dyshuese, dhe mbi te gjitha akordon nje penallti inekzistente per Cagliarin (pa ndeshkuar Juan). Ne pjesen e fundit te ndeshjes nuk shikon nje faull qe ishte penallti i Astorit ndaj Icardit.

PESE – Penalltite e akorduar ne disfavor te Interit kete sezon, ekzaktesisht kunder ROmes, Fiorentines, Torinos, Napolit dhe tashme edhe Cagliarit. Kunder asnje ne favor dhe shume episode te dyshimta. PESE edhe golat e shenuara kete vit jashte shtepise per Cagliarin, i pesti pikerisht ne San Siro.

GJASHTE – Vetem gjashte gola te realizuara per Interin qe nga pushimi i Krishtlindjeve deri me sot: nje kunder Chievos, Juventusit, Sassuolos dhe Cagliarit, dy ne Firenze.

SHTATE – Icardi konfirmohet asi nen menge Speedy Gonzalez: arrin gjithmone te ndikoje ne ndeshje pak minuta mbasi eshte futur ne loje, pikerisht mbas 4 minutash mund te zhbllokonte ndeshjen, keshtu qe ai eshte autor i nje asisti me koke per Rolandon qe perballe portes arrin te barazoje rezultatin 1-1.

TETE – Lojtaret ne rrezik prej ndeshkimit me karton te verdhe qe do te kete per ndeshjen e ardhshme, ndeshja e veshtire ndaj Romes: Alvarez, Jonathan, Nagatomo, Palacio, Rolando, Samuel, Taider dhe Juan.

NENTE – Pavaresisht se nuk ka shenuar gol, me aktivizimin e tij ne loje me shume siguri i ka dhene nje me shume freski sulmit dhe ka treguar me shume superioritet ndaj Militos. Te flasim per Icardin, bluza numer 9, qe sa here qe hyn ne loje gjate ndeshjes ne zhvillim arrin te ndikoje dhe te lere shenje tek ndeshja, dje sherbeu asist deciziv ndaj Rolandos. Kur do te jete gati te luaje nga fillimi?

DHJETE -Kunder Cagliarit vjen barazimi i dhjete sezonal, i njejte me numrin e fitoreve, qe kap kuoten e 40 pikeve ne klasifikim qe vlen vendi i peste. Por nese Fiorentina fiton mund te largohet shume nga Interi…

Ardis

Share
Published by
Ardis
Tags: nga 0 ne 10

Recent Posts

  • Uncategorized

E FUNDIT – Tranjeri i Belgjikes jep super lajmin per Lukakun: “Mund t’ju them pa problem se lojtari ka…”

Me sa duket ka nje lajm shume te mire nga Kombetarja e Belgjikes per sa i perket zikalterit Romelu Lukaku.…

2 hours ago
  • Uncategorized

Kun Aguero i habit te gjithe: “Kunder Arabise Saudite nuk ishte ndeshje per Lautaron dhe do jua shpjegoj: ai nuk…”

Boterori ne Argjentine ka nisur me nje humbje teper te papritur nga ana e Argjentines ndaj Arabise Saudite. Ka qene…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, vendoset strategjia perfundimtare per Satrianon? “Beppe Marotta po mendon seriozisht qe ta…”

Martin Satriano eshte nje nga lojtaret me te talentuar ne pronesi te Interit por qe aktualisht ai ndodhet ne huazim…

2 hours ago
  • Uncategorized

ZYRTARE – Vendoset vendi, data dhe orari i finales Superkupes se Italise, Milan-Inter: “Ajo do te transmetohet ne…”

Me ne fund eshte vendosur gjithcka per sa i perket Superkues se Italise, ndermjet Inter dhe Milan, qe do te…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, klubi ka nje ide te “cmendur” per te zevendsuar Digitalbits? “Ne vendin e tyre mund te shkruaje ne fanelle”.

Inter duhet te zgjidhe nje problem shume te rendesishem qe ka te beje me sponsorin e saj ne fanellen e…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Biasin zbulon: “A do te vije Thuram ne janar? Ajo qe mund t’ju them eshte se per 10 milione euro, Inter ka…”

Duke folur per mikrofonat e  TeleLombardia, Fabrizio Biasin, ka dashur te ndalet edhe te merkato e Interit. Gjithcka ka filluar…

2 hours ago