Categories: Nga 0 deri ne 10

Nga ZERO ne DHJETE – Nen shenjen e Icardit, mungesa e madhe dhe nje koreografi e mrekullueshme.

Intensitet i madh, dy gola te bukur, nje koreografi nga publiku qe nuk ishte pare prej kohesh ne San Siro. Interi arrin te bllokoje me barazim Juventusin dhe vazhdon te mos pesoje humbje ne kampionat. Ja dhe analizat e Derby d`ItaliaNga ZERO ne DHJETE!

ZERO – Akoma asnje humbje per Interin ne kampionat mbas 3 javesh. Me 7 pike, edhe Juventusi.

NJE – Mbas dy fitoresh te njepasnjeshme dhe asnje gol te pesuar, Handanovic peson nje gol kunder Juventusit, e para per kete sezon.

DY – Minutat qe kaluan mbas gezimit per golin e Icardit, nje dush i ftohte nga barazimi i Vidal.

TRE – Jane mungesat e akumuluar nga Javier Zanetti ne ndeshjet Inter-Juventus gjate 18 vitetve te karrieres se tij. Nga 1995 deri 2013 kapiteni ka qene gjithmone prezent pervec tre rasteve: ndeshja e kthimit ne vitin e tij te pare 1995/96 dhe ajo e vitit 2005/06. Dje ishte e treta mungese. Bilanci eshte 15 fitore te bardhezinjve, 13 barazime dhe 11 fitore zikalter.

KATER – Golat e shenuar kunder Juventusit nga Icardi ne karrieren e tij. Sulmuesi argjentinas eshte me te vertete nje «mace e zeze» per bardhezinjte, qe kur luan ne Serie A, Maurito gjithmone i ka bere keq Zonjes se Vjeter.

PESE – Minutat te luajtura nga Icardi per te shenuar shenjen e tij ne fushe. U desh shume pak te nuhase eren e kundershtarit te tij te preferuar dhe te shenonte gol duke i sjelle avantazhin skuadres se tij te re. Nje sniper i vertete.

GJASHTE – Nje orar i pazakonte per te luajtur nje ndeshje kaq te pritur dhe entuziaste si Inter-Juventus, behet fjale qe per here te pare te luhet Derby d`Italia ne oren 18:00.

SHTATE – Muaj qe kur eshte aktivizuar ne ndeshje ne kampionat Milito. Qe nga ai 14 shkurti i Diego Milito ka vuajtur, duke punuar dhe duke u rekuperuar per te qene me ne fund serisht ne dispozicion te Mazzarrit. Qe sigurisht ka preferuar ta mbaje pushim dhe mos ta aktivizoje ne ndeshje kaq delikate, por il Principe me ne fund eshte kthyer.

TETE – Gjuajtje ne porte jane numeruar gjate ndeshjes: Nagatomo, Taider, Guarin dhe Icardi per Interin; Pogba dy here, Vidal dhe Isla per Juventusin. Barazim absolut edhe ne kete kendveshtrim…

NENTE – Sigurisht numri i bluzes se Icardi, sulmuesi i cili ka lene shenjen e tij ne kete nate gjigante kunder Juventusit dhe qe i ka lejuar zikaltrit te jene ne avantazh dhe te marrin nje pike ne fund te lojes. Golin tjeter e ka shenuar Vidal per Juventusin, i cili meriton nje vleresim me noten 9 per sinqeritetin e treguar ne fushe dhe perpara kamerave, qe e preku topin me dore: nuk e bejne te gjithe nje gje te tille.

DHJETE – Vota qe e ndjejme ti japim 83.000 spektatoreve te mrekullueshem te cilet e kane mbushur stadiumin San Siro per ti dhene jete nje spektakli te paharruar: behet fjale pothuajse per nje rekord absolut per Meazza-n.

Ardis

Share
Published by
Ardis
Tags: nga 0 ne 10

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Biasin zbulon: “Me duhet te them te verteten, per mua do ishte e pabesueshme nese Inter do arrije te…”

Fabrizio Biasin ka qene i ftuar per Telelombardia diten e sotme dhe ai ka folur prape per rinovimin e Milan…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, a e di sa vlen kalimi i grupeve ne Champions League? “Sipas llogarise fillestare, do te fitohen menjehere…”

Inter diten e djeshme ka fituar me Viktoria Plzen dhe ka fituar bileten per te kaluar ne 1/8 e Champions…

5 hours ago
  • Uncategorized

Cassano, cfare po thua? “Inter ka qene skuadra me me fat ne bote: ka pasur shansin te luaje me nje…”

Antonio Cassano njihet tashme per idete e tij qe shkojne gjithmone ne kundershtim me opinionin e shumices. Nese ai e…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Fabio Capello nuk permbahet: “Sa Inter i bukur. Por nuk i duroj dot komentet kur thone…”

Direkt nga studiot e Sky Sport, Fabio Capello ka folur per fitoren e Interit ndaj Viktoria Plzen dhe per momentin…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter-Skriniar, Biasin zbulon detaje te tjera: “Shifrat? Jo, ne takimin me agjentin e lojtarit eshte folur vetem per…”

Duket se tashme qe Inter ka kaluar ne raundin tjeter te Champions League, tema e dites eshte bere menjehere rinovimi…

5 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SKY – Inter, gati nje surprize e madhe ndaj Sampdorias? “Mund te ndodhe…”

Tashme Champions League eshte vene ne sirtar sepse kualifikimi eshte arritur dhe Inter ne Munich do te shkoje per te…

7 hours ago