Categories: Nga 0 deri ne 10

Nga Zero ne Dhjete – Per te gjithe Thohir: 5 fjalet magjike, Keshille Administrativ dhe prova e 9.

Me kampionatin ne pushim per shkak te ndeshjeve te kombetareve, paraqesim rubriken “Nga Zero ne Dhjete” ekskluzivisht te dedikuar kalimit epokal te shoqerise nga duart e Morattit tek Thohir.

ZERO – Keqardhje ku Massimo Moratti e ka lene Interin ne duart e grupit indonezian: ne 18 vjet i ka fituar te gjitha, e ka cuar Interin ne nivelet me te larta te futbollit boteror duke barazuar arritjet e babait te tij Angelo dhe per me teper duke ja kaluar atij dhe ku mori shume kenaqesi. Largohet pa keqardhje dhe i sigurte se ka identifikuar pasuesin e duhur, nderkohe qendron ne pozicionin e presidentit honorifik. Zero edhe pengesat e tifozeve perballe tij: vetem dashuri e pafund dhe nje ‘faleminderit’ e madhe.

NJE – Numri nje i Interit eshte zyrtarisht ai, Erick Thohir. Jep nje efekt te caktuar ta shikosh ate ne krye te hierarkise se re, Massimo Moratti eshte mbrapa tij, si bashkepunetor honorifik. Por behet fjale per nje prezence qe jep vazhdimesi dhe i jep ngrohtesi tifozeve nostalgjike.

DY – Jane partneret me te cilet Thohir ndermerr kete aventure: Rosan Roeslani, aktiv ne sektorin minerar, dhe Handy Soetedjo sipermarres ne sektorin e gazit. Tre miq, pervecse bashkepunetore dhe dirigjente, qe punojne sebashku prej 20 vitesh.

TRE – Si vendet qe menaxhimi i meparshem mban akoma ne Keshillin Administrativ: Rinaldo Ghelfi, Agelomario Moratti dhe Alberto Mazonetto. Ky i fundit zevendeson Massimo Morattin, qe ka zgjedhur te qendroje jashte. Nje hap mbrapa shume domethenes.

KATER – Anetaret e familjes Moratti qe qendrojne ne shoqeri, duke mbajtur pothuajse te njejtat poste me perjashtim te Massimos, qe behet president honorifik. Angelomario qendron zv.president, gruaja Milly serish ne postin e drejtoreshes artistike te klubit ndersa e motra Bedy konfirmohet si presidente honorifike e Inter Club-eve. Nje sinjal i bukur i vazhdimesise me nje familje qe Interit i ka dhene shume ne 18 vitet e fundit.

PESE‘Fjalet magjike’, me te cilat Thohir ka fituar simpatine e popullit zikalter. “Chi non salta rossonero e”, me nje ton mekanik dhe pak i sikletosur nga frika se mos gabonte, tashme eshte bere fraza e tij e preferuar, e perseritur edhe nga tifozet me rastin e ndeshjes miqesore kunder Chiasso-s. Nje president qe informohet dhe kerkon qe te kuptoje sa me shpejt te jete e mundur se cfare do te thote te jesh zikalter.

GJASHTE – Anetaret e rinj te Keshillit Administrativ: Erick Thohir, Rosan Roeslani, Handy Soetedjo, Thomas Shreve, Hioe Isenta dhe Alberto Manzonetto. Nga keto, 5 vete perfaqesojne grupin e ri qe ka marre nderin qe ta coje Interin ne nivele te larta.

SHTATE – Si ditet qe Erick Thohir duhet te qendronte ne Milano ne nje transferte qe e beri ate pronar dhe president te Interit. Nje udhetim qe mund te kete ndryshuar pergjithnje jeten e tij dhe, shpresohet, historine e klubit zikalter.

TETE – Oret e gjate te impenjimeve ne te cilen Erick Thohir ishte thirrur te vinte ne Malpensa, rreth ores 7, deri tek dreka me te cilen mbyll te paren, mengjes shume intesiv i presidentit te ri. Midis asamblese, Keshillit Administrativ dhe konferences, duke kaluar ne nje “jet lag” (simptome qe shkaktohet nga fluturimi i gjate me avion dhe ndryshimi i orareve nga nje vend ne nje tjeter), Thohir ka konfirmuar se eshte nje ‘punetor i madh’. Biznesi perpara te gjithave…

NENTE – Prova e 9 eshte nje procedure matematikore qe na e mesonin ne shkolle te shikonim nese rezultati ishte i sakte. Ne kete rast proven e 9 Thohir e pati te shtunen ne Pinetina, ne te parin dhe te vertetin impakt me publikun zikalter. Ku e pershendeten ate me duartrokitje dhe kore, duke i bere thirrje qe te kercente serish. Prova me e veshtire u kalua, po ashtu edhe impakti i pari mediatik ne televizionet italiane ne emisionin “Che Tempo Che Fa”:  nje interviste e qete, me shume duartrokitje nga publiku ne salla. Prej profesionisti ne komunikim.

DHJETE – Vitet ne te cilat, sipas Thohir, Interi duhet te jete midis 10 skuadrave potenciale te futbollit. Nje enderr qe Thohir kerkon ta realizoje me pasion dhe profesionalitet.

Ardis

Share
Published by
Ardis
Tags: nga 0 ne 10

Recent Posts

  • Uncategorized

E FUNDIT NGA ARGJENTINA – Scaloni merr vendimin perfundimtar per Lautaron: “Ndaj Australise sot do…”

Pasi jane mbyllur grupet ne Boteror, eshte direkt koha per 1/8 e finaleve, ku sot do te zbrese ne fushe…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Lukaku habit: “Klubi i thote se nuk eshte nevoja por ai nuk do t’ja dije dhe ka vendosur te…”

Romelu Lukaku ndihet ne borxh ndaj Interit dhe ndjen se nuk ka arritur do te jape as gjysmen e asaj…

6 hours ago
  • Uncategorized

TS i habit te gjithe: “Inter po mendon per nje goditje me parameter zero te Roma?”

Tuttosport ka dashur te ndalet edhe diten e sotme te merkato e Interit, njesoj si ka bere edhe La Gazzetta…

6 hours ago
  • Uncategorized

Zanetti: “Inter kishte ne axhende dy lojtare qe jane sot te Argjentina, por financat na ndaluan. Behet fjale per…”

Direkt nga studiot e ESPN ne Qatar, Javier Zanetti, ka komentuar fitoren e Argjentines me Polonine, por ka folur edhe…

6 hours ago
  • Uncategorized

Bobo Vieri shprehet shume ashper: “Faji i Lukakut? Boll me kete histori. Me thoni nje lojtar ne bote qe…”

Direkt nga Bobo TV, ne Twitch, ish-sulmuesi Bobo Vieri ka folur per Romelu Lukaku pas asaj qe ndodhi me Belgjiken.…

6 hours ago
  • Uncategorized

Presidenti i La Liga vazhdon me sulmin e tij: “Pra po me thoni se Agnelli qe fallcifikon bilance deshiron te behet…”

Nuk kane te ndalur sulmet e Presidentit te La Liga, ne drejtim te Agnellit dhe te Juventusit per skandalin qe…

6 hours ago