Categories: Nga 0 deri ne 10

Nga Zero ne Dhjete – Vit i ri, zero fitore. E para e Gasperinit dhe 10 minutat e padobishme.

Vazhdon periudha e zeze e Interit: serish asnje fitore ne vitin 2014, vetem nje fitore ne 9 ndeshjes. Te analizojme humbjen ne Marassi nepermjet statistikave, ne rubrike tradicionale “Nga Zero ne Dhjete”.

ZERO – Akoma pa fitore 2014 e Interit, nga Marassi zikaltrit nuk kane marre asnje pike, nuk ndodhte prej 20 vitesh; ne tete ndeshjet e fundit skuadra e Mazzarrit ka fituar vetem derbyn (9 duke konsideruar edhe kupen e italise), perfundimisht shume pak.

NJE – Ne Marassi ka ardhur fitorja e pare ne karriere e Gasperinit si trajner kunder Interit: ne 9 precedente ne fakt tekniku kishte pesuar 6 humbje dhe 3 barazime. Pikerisht kunder Interit, Gasperini pesoi me 17 tetor 2009 humbjen me te madhe te karrieres se tij: 0-5 ne shtepi. Fitorja e pare edhe per Preziosin si president i Genoas kunder Interit. Si perfundim vetem nje gol i shenuar midis kupes dhe kampionatit ne 2014: 1-1 kunder Chievos ne shtepi, me pas humbjet kunder Lazios, Udinese dhe Genoas.

DY – Per te kapercyer veshtiresite ofensive te javeve te fundit, Mazzarri luajti me modulin me dy sulmues qe nga minuta e pare, Palacio dhe Milito. Por edhe ky variant taktik, nuk arriti te ndryshonte tendencen. Si te thuash, nuk eshte thjesht ceshtje numrash.

TRE – Me kete sukses Gasperini e kalon Mazzarrin ne klasifikimin special te ndeshjeve direkte midis trajnereve: ne 6 precedente ishin rregjistruar 2 fitore per koke dhe 2 barazime.

KATER – Humbja e katert ne kampionat per Interin, si Fiorentina por qe ka 4 barazime dhe 12 fitore, ndryshe nga zikaltrit qe kane barazuar 8 here dhe gjenden me 32 pike, 8 pike mbrapa Fiorentines.

PESE – Dje ne dreke ne Marassi erdhi fitorja e peste e Genoas kunder Mazzarrit si trajner: ne 15 precedente ne fakt tekniku i Interit kishte fituar 8 here dhe barazuar 3 here. Nje kuriozitet: ne Genova skuadrat e Mazzarrit derime tani gjithmone kane shenuar gol.

GJASHTE – Nese ishin 20 vite qe Genoa nuk e mundte Interin, ishin edhe 6 vite te mira qe Grifoni-t nuk shenonin gol kunder zikalterve: ka ndodhur me 19 mars 2008 kur ndeshja perfundoi 1-1, qe atehere 4 fitore per Interin dhe nje barazim 0-0 vitin e kaluar.

SHTATE – Ne tete ndeshjet e fundit te kampionatit Interi ka grumbulluar 7 pike: fitorja e famshme kunder Milanit, barazimet kunder Bolognas, Sampdorias, Parmes dhe Chievos dhe humbjet kunder Napolit, Lazios dhe Genoas. Me pak se nje pike per cdo ndeshje, tregues shume poshterues.

TETE – Gjuajtjet e Genoas ne porten e Interit, kunder 5 ne porten e Genoas: eshte nje e dhene qe tregon se padronet e shtepise kane provuar me shume per te gjetur golin dhe qe nuk kan vjedhur asgje.

NENTE – Si minutat qe kalojne pas se pares, rast i madh i Interit, nje e djathte e Jonathan qe Perin arrin ta shtyje drejt kornes. Pavaresisht se jane krijuar shume raste nga ana e Interit serish nuk arriten te shenonin gol.

DHJETE – Minutat qe i ngelen Interit, duke perfshirat edhe shtesat, per te rekuperuar golin e pesuar nga Antonelli, ne minuten e 83. Nje skenar i befasishem, i papritur, sepse zikaltrit po pergatisnin kthesen finale ne kerkim te fitores. Nje fund ndeshje qe rasti me i mire ishte ai i Bottes, qe sapo hyri ne loje.

Ardis

Share
Published by
Ardis
Tags: nga 0 ne 10

Recent Posts

  • Uncategorized

INTER, CFARE PRAPASKENE NGA ZHANG: “Direkt premio per lojtaret dhe nga Kina vine lajme per…”

Lajmi ka ardhur direkt nga Steven Zhang: direkt pas Viktoria Plzen, ai ka thene se do te qendroje ne Milano.…

2 hours ago
  • Uncategorized

Serie A, publikohet lista e tranjereve me te paguar ne Serie A: ja klasifikimi i plote! “Inzaghi ndodhet ne…”

Ne nje periudhe te veshtire eknomike, duket se ne Itali ka ende tranjere shume te paguar per punen e tyre.…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, fjale shume te rendesishme edhe nga Marotta: “Perpara me Zhang. Per Skriniar ju them se kam…”

Beppe Marotta, drejtuesi me i rendesishem i Interit, ka folur per Prime Video dje perpara ndeshjes, duke dhene disa deklarata…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Bayern, Real Madrid…: Champions League, ja te gjitha skuadrat e kualifikuara deri me tani!

Mungojne ne apel edhe vetem kater skuadra per te kompletuar keshtu listen e 16 skuadrave te kualifikuara ne kete edicion…

2 hours ago
  • Uncategorized

Viktoria Plzen, cfare fjalesh nga tranjeri Bilek: “Nuk kam cfare te them per kete Inter: kam dyshime te forta se deri ku…”

Eshte Michal Bilek tranjeri i pare qe foli dje per mediat ne San Siro pasi perfundoi ndeshja me nje humbje…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Bashke kemi bere dicka speciale. Kemi marre nje lajm te mire, por tani presim edhe…”

Inter ka fituar 4-0 ndaj Viktoria Plzen dhe ka kaluar keshtu ne 1/8 e Champions League nje jave me heret. …

3 hours ago