Categories: Notat

Notat: Handanovic shpeton nje humbje katastrofike, Icardi fantastik.

7

Handanovic

Tek goli i dyte i Bolognes nuk mund te beje asgje, tek i pari dyshimet jane me te medha. Por ben dy pritje ne fund mbi Acquafresca qe shpeton Interin nga nje humbje katastrofike. Pritje qe vlejne si nje gol.
5

Rolando

Jo mire. Kur kalon ne te majte me daljen e Juan, Bologna gjen shume hapesira me Khrin dhe krijon superioritet numerik. Ka ne ndergjegje golin e dyte te Bolognes. Gabimi i tij i pare.
6,5

Ranocchia

Bologna i sjell kujtime te keqija, por ai nuk ndikohet dhe nxjerr nje paraqitje te shkelqyer, e disata. Dhe do ishte edhe me mire nese nuk do ishte i detyruar te niste aksionet. Perpara syve te presidentit qe do te beje maksimumin ta mbaje ne Milano. Me te vertet nuk mund te luante ne Livorno?
6

Juan Jesus

Me shume se mbrojtes qendror, luan si lojtar i krahut te djathte, duke mbrojtur Nagatomon pa patur asnje problem nga Garics. Jo rastesisht, sapo del ai, Garics perfiton dhe nis aksionin per golin e pare.
5,5

D’Ambrosio

Alternon veprime te mira dhe disa te tjera te dobeta. Vuan pak ambjentin e San Siros, qe transformohet ne pasiguri ne stopime dhe ne mbulime kundershtaresh. Mund te beje me mire.
6,5

Hernanes

Pjesa e pare shume e mire, kap shume topa dhe kerkon edhe konkluzionin ne porte. Ne pjesen e dyte, kur duket sikur ka dale nga loja, rindizet dhe i jep Icardit asistin per golin e dyte. Shume iniciativa te mira nga ana e tij, por bie disi ne fund.
6

Cambiasso

Paraqitje normale per Cuchun, qe mban me vendosmeri pozicionin e tij dhe limitohet me veprime bazike. Koka e Icardit i mohon ndoshta nje gol ne pjesen e pare, dhe nga ana tjeter Kone e mund ne lojen ajrore.
5,5

Alvarez

Momenti i tij nuk eshte nga me te miret. Edhe pse tregon disa caste kualiteti te larte, nuk hyn dot ne ndeshje sic duhet. Ne te djathte, komunikimi me D’Ambrosion le per te deshiruar. Ne te majte, behet me i vlefshem, por nuk ja del te beje nje kros te sakte, asnje.
6

Nagatomo

Mire ne sulm, keq ne mbrojtje. Kur shtyn, Interi eshte shume i rrezikshem, jo rastesisht asisti per golin e pare eshte i tij. Por sapo del Juan, humbet sigurine ne gjysmefushen e tij. Per menyren si fillon aksioni i golit te pare te Bolognes, Garics duket Pastore.
5,5

Palacio

Per nje ceshtje centimetrash nuk arrin te shenoje golin e dyte qe do ndryshonte fatin e lojes. Pastaj duket pak, sepse luan larg portes dhe sepse Icardi i merr “dukshmerine”. Mori penalltine e pare per Interin, por Milito nuk arriti ta kthente ne gol.
7,5

Icardi

Cfare te thuash, paraqitja e tij me e mire qe kur vesh fanellen zikalter. Dopiete e mrekullueshme dhe shume pune, sidomos ne mbrojtjen e pozicionit dhe topit. Prova e tij eshte nje nga kenaqesite e pakta per Thohir.

Zevendesuesit

6

(28′) Samuel

Nje mbremje ku ishte ulur ne pankine, kthehet menjehere ne impenjative. Ai siguron eksperiencen e zakonshme dhe nuk ka faj ne dy golat e Bolognes.
6,5

(53′) Kovacic

Hyrje shume pozitive per talentin zikalter, i munguari i bujshem qe pritej te luante nga minuta e pare. Veprimet e tij krijojne superioritet dhe me Hernanes di te merret vesh shume mire. Kandidature kryesore per ndeshjen kunder Sampdorias.
5

(79′) Milito

Respekti me i madh per Princin, por sapo kishte hyre ne fushe, duhet ta gjuante ai ate penallti?

Trajneri

6

Mazzarri

Me ne fund nje nisje loje ashtu sic duhet, e cuar dem nga pakujdesia e disate ne mbrojtje. Mbi shpirtin e skuadres ne sulm dhe deshiren per te sulmuar, nuk mund te themi gje, por mungon cinizmi qe sherben per te mbyllur keto ndeshje. Dhe vijne denimet, rastesore, por te parashikueshem. I pavlefshem sbilancimi i skuadres ne fund, nje film i ripare qe nuk sjell asgje. Nuk ka aspak fat, por jemi gjithmone ne pyetja e zakonshme? Sa pergjegjesi ka nje trajner nese ne mbrojtje behet nje gabim rastesor dhe nese Militos i pritet penalltia?
Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci

Recent Posts

  • Uncategorized

Pas kritikave te medha, flet edhe Lautaro Martinez: “Te lenduar dhe te trishtuar. Por ju premtoj te gjitheve se…”

Diten e sotme, perkrah tranjerit Scaloni, ka qene edhe lojtari i Interit, Lautaro Martinez, qe ka folur perpara mediave pas…

17 mins ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Asllani: “Idhulli im ka luajtur tek Interi i Tripletes: kam qene i dashuruar me te. Do i kerkoja vetem…”

Protagonisti i episodit te fundit te "A coffee with..." ka qene Kristjan Asllani, qe ka folur praktikisht per shume gjera…

4 hours ago
  • Uncategorized

Handanovic largohet? Inter zgjedh portierin e ri zevendesues: “Ausilio ka kerkuar ta bleje edhe perpara Onanas”.

Duket sikur sa me shume kohe kalon, aq me i sigurt po behet largimi i Samir Handanovic nga Inter ne…

4 hours ago
  • Uncategorized

Onana zbulon: “Tifozet e Interit? Dashuri qe se kisha pare kurre me pare. Kur pashe Barellan i thashe Lukakut se…”

Dalin ne pah disa fjale te Andre Onana perpara se te publikohet intervista e tij e plote per SportWeek ne…

4 hours ago
  • Uncategorized

Gazzetta, cfare lajmi: “Dje ne Katar ka ndodhur takimi i pare i Ausilios me agjentet e Thuram: ja detajet”.

Te Borussia Moenchengladbach e dine prej kohesh: heret ose vone do e humbasin Marcus Thuram, yllin e skuadres. Shpejt do…

5 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Tranjeri i Belgjikes jep super lajmin per Lukakun: “Mund t’ju them pa problem se lojtari ka…”

Me sa duket ka nje lajm shume te mire nga Kombetarja e Belgjikes per sa i perket zikalterit Romelu Lukaku.…

21 hours ago