Categories: Notat

Notat: Icardi ben detyren, por shume lojtare nen mesataren.

6

Handanovic

Cagliari gjuan ne porte vetem nga pika e penalltise. E pamundur te japesh nje gjykim per te.
6,5

Rolando

Nga ana e tij Cagliari nuk shtyn aspak dhe ai i lejon vetes ndonje dalje ne gjysme fushen kundershtare. Dhe jo rastesisht eshte i gatshem per te shenuar pas assistit te Icardit.
6

Samuel

Penalltia e Cagliarit vjen nga nje gabim i tij, por nuk mund ti jepet atij faji, nuk do te ishte e drejte. Lufton me Pinilla dhe ndihmon ne luften me Ibarbon. Jo brilant si ne Firenze, por i sigurt.
6,5

Juan Jesus

Protagonist ne te mire e ne te keq. Merr nje karton te verdhe, te gjithin pa vend. Pastaj ka fatin e keq qe prek topin me dore, dhe arbitri jep nje penallti qe nuk perputhet me asnje rregullore. Pra i ndodh gjithcka, por punen e tij e ben mire.
5,5

Jonathan

Ka nje hapesire te madhe ne sulm, por nuk e shfrytezon praktikisht asnjehere. Ne mbrojtje nuk ka shume pune, prandaj eshte e cuditshme qe i mungon qartesia edhe ne sulm.
5,5

Guarin

Luan ne momente te vecanta, dhe gjithmone provon veprimin me te veshtire. Por konkretesine e ka lene ne dhomat e zhveshjes. Shume kokeforte kur e sulmojne, nuk pason as nen torture, dhe taktikisht nuk e mbulon shume mire pozicionin e tij.
5

Kuzmanovic

Shume i ngadalte dhe robotik. Vuan shume mungesen e Hernanes, qe do i kishte hequr nje kundershtar nga vetja. Ben vetem veprime bazike, dhe ndonje prej tyre e gabon.
5

Alvarez

Fillon si mesfushor i brendshem, dhe pastaj leviz kudo, por kjo nuk do te thote se solli shume rezultat. Ne fakt, shpesh le shume hapesira ne krah te majte.E mban shume topin dhe me Nagatomon flet nje gjuhe te ndryshme. Ben qe te mungoje Hernanes…
5,5

Nagatomo

Me shume se nje hap, nje kercim mbrapa ne krahasim me Fiorentinen. Nje paraqitje shume e dobet. Ai dhe Alvarez nuk duhet te luajne me ne ate krah se bashku…
5,5

Palacio

Avramov i anullon gezimin e golit me nje pritje qe as ai vete nuk mund ta shpjegoje. Megjithate ne kete moment, Milito eshte gjithcka pervec se nje partner valid sulmi. Hyrja e Icardit i heq presionin, por nuk eshte dita e duhur per te qene deciziv.
5

Milito

Ne 45 minuta mbahet mend nje karton i verdhe i marre nga Dessena, dhe nje konkluzion shqetesues per Avramov ne minuten e fundit. Na vjen keq ta themi, por me te ne fushe, Inter ka luajtur pjesen e pare me 10 lojtare.

Zevendesuesit

6,5

(’46’) Icardi

Topi i pare i prekur, dhe per pak shenon nje gol fantastik… Topi i dyte i prekur, asist per gol. Ne fund eshte pa fat, godet edeh traversen.
6,5

(66′) Kovacic

Mazzarri i jep gjysem ore per te ndryshuar fatin e ndeshjes, dhe ai ec ne fushe. Eshte vetem 19 vjec dhe duhet pritur, por ky nuk duhet te jete nje justifikim.
6

(78′) Botta

Ka meriten qe e mban skuadren lart ne fund te ndeshjes.

Trajneri

5

Mazzarri

Mungon Hernanes dhe kthehet Interi me mungese idesh, si disa jave me pare. Eshte e drejte te konfirmohen lojtaret qe kane fituar 2 ndeshjet e fundit, por nese mungon pika e referimit ne mesfushe, Inter ka probleme. Ai nuk arrin te gjeje zgjidhjen e duhur. Duhet thene se shume lojtare e tradhetojne, por te insistosh ne nje Milito dukshem jashte forme, nuk ka shume kuptim…
Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

17 hours ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

17 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

17 hours ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

17 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

22 hours ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

22 hours ago