Categories: Uncategorized

Shqyrtim Inter-Cagliari – Alvarez per Hernanes. Mazzarri ndjek te treten

Interi vjen ne takimin me Cagliari-n nga dy fitore te njepasnjeshme qe duket sikur i kane dhene nje fytyre te re. 2014-ta kishte nisur shume keq, por hyrja ne fushe e Hernanes dhe e te ‘rikthyerit’ Guarin i kane dhene skuadres energjine dhe paparashikueshmerine e mjaftueshme per tu permiresuar. Tani, me sardet qe jane ne krize identiteti dhe rezultatesh, Walter Mazzarri kerkon suksesin e trete rradhazi, shirit qe eshte keputur gjithmone kete vit.

TAKTIKA – Tekniku zikalter deshiron te ndryshoje sa me pak, por duhet ti beje balle mungeses se Profetit. Atehere, Samuel me i konfirmuari i mbrojtjes ne qender, me Rolando-n ne te djathte dhe jo Campagnaro (tendinit, nuk eshte thirrur as ai si Hernanes dhe Mudingayi). Ne mes ka akoma balotazh Cambiasso-Kuzmanovic (argjentinasi ne avantazh te lehte), per sa i perket D’Ambrosio duhet te kenaqet akoma me stolin. Guarin dhe Alvarez, qe gjate javes kane punuar ne grup pa probleme duhet te nisin nga minuta e pare ne mbeshtetje te dyshes Palacio-Milito.
Icardi, Botta dhe Kovacic do te nisin nga stoli ne pritje te nje shansi.

KUNDERSHTARET – Diego Lopez ishte nje hap larg largimit, por Massimo Cellino i ka degjuar veteranet, duke derguar ne shtepi zevendesin Ivo Pulga. Rreziku iku, por eshte e qarte qe nese shiriti i rezultateve te keqija vazhdon, per trajnerin do te kete shume pak shpresa. Lopez-it pervec kesaj do ti mungojne kapiteni Conti i skualifikuar dhe Pisano, ndersa Astori eshte rekuperuar ne momentet e fundit dhe nuk eshte i sigurt per te nisur nga minuta e pare. Si zakonisht 4-3-1-2, pavaresisht nga lojtaret.

RREZIQET – Sau vitin e kaluar shenoi nje dopiete ne Milano, Pinilla di te shenoje gjithmone kunder atyre qe e sollen ne Milano, Ibarbo u kthye ne fushe javen e kaluar dhe Nene duket sulmuesi me ne forme. Cagliari ka vertet probleme por jo ne fazen ofensive. Cossu eshte gjithmone ne mbeshtetje dhe futjet ne hapesira te mesfushoreve e bejne skuadren kuqeblu shume te rrezikshme edhe ne momente te erreta si ky.

KU TE GODASESH – Mungesa e mundshme e Astorit dhe ajo e nje dige si Conti, sigurisht dobeson mbrojten e sardeve. Por edhe nese qendermbrojtesi i ardhur nga akademia e Milan-it do te rekuperonte sigurisht qe faza mbrojtese e skuadres se Lopez-it nuk eshte per tu admiruar. Ne qofte se Interi do te rikonfirmohej e tonifikuar dhe e vendosur si ajo qe pame ne Firenze, atehere, logjikisht qe kundershtaret do te jene ne veshtiresi te medha. Do te nevojitet me se shumti shtyrja nga qendra dhe ndihma nga krahet. Ne kete gjendje, eshte mire  te shohim Alvarez-in e fillimit te sezonit.

SYTE MBI… – Alvarez, gjilpera e peshores mund te jete pikerisht ish-lojtari i Velez. Ricky Maravilla kthehet ne fushe pas problemeve fizike dhe, sic e ka pranuar dhe vete Mazzarri, mund te humbe kthjelltesine gjate gares. Per kete arsye kontributi i tij do te jete shume i rendesishem qe nga fillimi, kur te zhbllokosh rezultatin eshte jetike. Pas nje nisje te shkelqyer, rendimenti i tij personal ka pesuar nje fare renie duke marre parasysh dhe ndryshimin e rolit. Sot pasdite, nuk ka alibi: Alvarez duhet te fshije mungesen e Hernanes dhe te luaje me personalitet.

 

Redi Asabella

Share
Published by
Redi Asabella
Tags: shqyrtim inter-cagliari

Recent Posts

  • Uncategorized

INTER-Bologna, Inzaghi vendos gjithcka: “Ja formacioni i Interit nga minuta e pare: “Dy ndryshime direkt?”

Te ringrihet direkt pas humbjes ne Torino ndaj Juventusit: ky eshte objektivi i Interit pas nje tetori pothuajse perfekt. Tani…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dalin ne pah pese skuadra qe kerkojne nje lojtar te Interit ne janar? “Shitja e tij duket si e vetmja rruge per…”

Ashtu si eshte bere me dije ne ditet e kaluara, agjenti i Robin Gosens ka shfrytezuar transferen e Interit ne…

21 hours ago
  • Uncategorized

Chiellini, cfare dreqin thua? “Ne karrieren time kam fituar 11 trofe. Llogaris edhe ate te Interit kur…”

Me sa duket, Giorgio Chiellini, ish-lojtari i Juventusit, edhe pse ka shkuar ne MLS per te mbyllur karrieren, koken e…

21 hours ago
  • Uncategorized

Thiago Mota flet nje dite perpara Inter-Bologna: “Kujtime te medha ne Meazza. Por po gaboni duke thene se…”

"Tani me tekonologjine e avancuar ne shohim video per te kuptuar si duhet te sulmojme dhe si duhet te mbrojme…

21 hours ago
  • Uncategorized

Champions League, publikohen koeficentet e Inter, Milan dhe Napoli: “Fitorja e mundshme ndaj Portos e ka koeficentin…”

Edhe pse do dicka me shume se tre muaj qe kur skuadrat te zbresin ne fushe prape per Champions League,…

22 hours ago
  • Uncategorized

Sport Mediaset zbulon: “Inter shume prane nje goditje te madhe me parameter 0? Kane filluar kontaktet me…”

Sipas asaj qe ka thene Sport Mediaset pak minuta me pare, Inter eshte shume prane rinovimit me Milan Skriniar. Gjithcka…

22 hours ago