Categories: Notat

NOTAT: Milan-Inter – Hernanes i dores se dyte, Kovacic serish pozitiv

E vetmja gje e bukur gjate gjithe ndeshjes se derby-t, ishte koreografia e Curva Nord, qe per momentin nuk tifozeri ne te njejtin nivel me ta, dhe ne ndeshjen kunder Milanit kane shpalosur nje koreografi gjigante dhe shume te vertete, ku gjithashtu ishte edhe 45 vjetori i themelimit te tifozerise Ultrase me te mire ne Itali: “E kaluara ka ndertuar te tashmen… E tashmja ka ndertuar te ardhmen… Nga 1969 deri me sot eshte nje zgjedhje qe une kam bere… E bej… Dhe do te bej… Shikoj ne thellesi te zemres… Mendoj per hapat qe kemi bere… E i dashuruar me ty mar fryme!”.

SAMIR HANDANOVIC 6

Nuk levizi fare ndaj goditjes me koke te De Jong, nuk ka pergjegjesi te vecanta. Midis te tjerave eshte i vetmi qe e mbyll denjesisht mbremjen e Milanit, por qe nuk e shperblen ne fund.

ANDREA RANOCCHIA 6,5

I ngjitet Balotellit nga mbrapa dhe nuk i le asnje hapesire per te konkluduar ne porten zikalter. Deshmi e nje saktesie dhe vemendjeje te madhe, mesazh i disate ndaj Prandellit.

WALTER SAMUEL 6,5

Pikerisht ne derby-n e fundit humb efektin e talismanit qe i kishte lejuar te fitonte te gjitha ndeshjet derby me bluzen zikalter. Gjynah, sepse il Muro po mbronte me nje siguri proverbale dhe nuk i lejon asgje atyre qe i dilnin perpara.

ROLANDO 6

Gjithmone i mirepozicionuar, i jep shume pak hapesira kundershtarit, duke koleksionuar vetem nje gabim ndaj kundershtarit. Pjesa tjeter eshte administrim normal.

CICERO JONATHAN 5,5

I kerkuar me ngulm nga shoket ne pjesen e pare, ndonje ndihme nga Palacio ne krahun e tij nuk arrin te krijoje raste te rrezikshme. Ne mbrojtje nuk vuan deri ne momentin qe Kaka nuk ndihmon Constant.

MATEO KOVACIC 6,5

Vertete nje mekat qe goli i De Jong vjen nga nje faull ti tij ndaj Balotellit. Edhe pse performanca e tij eshte shume pozitive, shume iniciative dhe nje vete-sakrifikim i mire ne fazen mbrojtese ashtu sic e kerkon trajneri. Fiket ne pjesen e dyte edhe pse ne brendesi te ekipit eshte shkretetire.

ESTEBAN CAMBIASSO 5,5

Luan nje loje te rregullt te perpikte, sipas menyres se tij. Por me pas harron De Jong ne krosin e Balotellit. Gabime qe paguhen dhe nga nje lojtar me eksperiencen e tij nuk i pret.

HERNANES 5

Duhet te ndeze driten, por ishte i shkarkuar. Nuk hyn asnjehere ne aksionin e lojes, impenjohet ne fazen difensive por nuk arrin te behet lider ashtu sic pritet.

YUTO NAGATOMO 5

Te vetmen gje te mire gjate ndeshjes ajo ne vijen fundore qe humbet ne duart e Abbiatti-t. Pjesa tjeter e njejta gjelle, shume vrap por pak rezultate. Te jep pershtypjen se mund te luaje më me pak konfuzion.

RODRIGO PALACIO 5,5

Prej tij pritet gjithmone loja jashte skemave, ashtu si ne ndeshjen e pare. Por kesaj rradhe argjentinasi luan shume larg nga porta per te bere keq kundershtarit. Shume lehte per ta mbuluar edhe per nje linje mbrojtesisht nga me te pasigurtit te Serie A.

MAURO ICARDI 5

Praktikisht nuk e shikojme kurre. Rami dhe Mexes e kane shume te thjeshte ta mbulojne ate, qe per faj te tij merr shume pak topa per te luajtur. Por nuk arrinas te kuptohet me shoket, qe eshte specialiteti i tij.

FREDY GUARIN 5,5

Futet ne me pak se 20 minuta loje nga fundit qe te beje dicka te nevojshme por nuk arrin te hyje ne loje.

RICKY ALVAREZ 5,5

Hyn ne fushe per te dhene ndonje goditje, por e majta e tij eshte keq-kalibruar dhe nuk e bezdis mbrojtjen kuqezi.

DIEGO MILITO PA VOTE

WALTER MAZZARRI 5

Fillimi i Interit eshte interesante, pothuajse shume e gezueshme. Por kur duhet te ndeshkojne kundershtarin lojtaret e tij nuk arrijne ta realizojne. Pjesa e dyte eshte per tu censuruar, praktikisht skuadra e tij fillon te luaje vetem ne çerekun e fundit te pjeses se dyte, pa ndonje rezultat. Menaxhim i diskutueshem per nje ndeshje delikate si kjo, sigurisht jo nje reklame ideale per kredibilitetin e tij ne syte e tifozeve.

 

Ardis

Share
Published by
Ardis
Tags: notat milan-inter

Recent Posts

  • Uncategorized

Barcelona, Xavi nuk permbahet: “Ky eshte nje trup, arbitri ka qene i padenje. Nuk e kuptoj se si Inter…”

Ne fund te ndeshjes, tranjeri i Barcelones, Xavi Hernandez, duket se ka leshuar fjale shume te renda ne drejtim te…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, cfare fjalesh edhe nga Lautaro: “Si mund te mungoja une ne nje ndeshje si kjo? I premtoj tifozeve se nga sot…”

I intervistuar nga Inter TV, Lautaro Martinez ka analizuar shkurt ndeshjen e djeshme qe zikalterit kane fituar ne San Siro…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, Mikhitaryan shume i ashper: “Fitore e merituar, por ju lutem mos thoni se sezoni ka filluar tani sepse…”

Henrikh Mkhitaryan, pas suksesit me Barcelonen, duket se nuk ka kohe per te festuar por deshiron te punoje me shume.…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi paralajmeron dicka te madhe per Onana-Handanovic? “Te shtunen ndaj Sassuolos nuk…”

Direkt pas fitores me Barcelonen, per mediat ka dale te flase edhe Simone Inzaghi, qe eshte ndalur keshtu per Sport…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, Calhanoglu nuk permbahet: “Kete fitore ja dedikoj direkt Inzaghit: ja pse! Ne asnje moment ai nuk…”

Pasi eshte nominuar si lojtari me i mire i ndeshjes, Hakan Calhanoglu ka mberritur per mikrofonat e Sky Sport per…

1 hour ago
  • Uncategorized

INTER, CFARE REAGIMI! Gazzetta nuk u beson syve: “Dje eshte pare dicka qe mungonte qe prej…”

"Kane kaluar mbase ditet me te gjata, me intensive dhe me 'kontraverse' te Simone Inzaghit si tranjer i Interit". "Me…

2 hours ago