Categories: Notat

NOTAT – Miranda-Skriniar jane nje mur, mire edhe Handanovic. Icardi, cfare po te ndodh?

Interi duket se nuk di te fitoj me. Tani vjen nje barazim me Atalantan dhe ndeshja e trete pa shenuar gol.

Bergamo ka qene gjithmone nje fushe e veshtire per zikalterit por duke pare ate qe ndodhi ne fushe, nga Interi mund te pritej me shume por zikalterit i komplikojne me shume jeten vetes me kete barazim duke mos arritur te perfitojne dot nga takimi direkt Lazio-Roma qe do te luhet neser.

Keto jane notat e lojtareve zikalter ndaj Atalantes sot:

HANDANOVIC 7: Pritje e madhe tek Barrow. Pritej nje mbremje e komplikuar dhe ashtu ishte. Te pakten per 45 minuta.

D’AMBROSIO 5,5: Ne pjesen e pare kalon nje cerek ore te tmerrshem kur Interi luan me tre. Me mire kur Barrow largohet nga loja dhe Gomez fiket.

CANCELO 6: Pjesa e pare jo mire, e dyta sic di ai. Nje ndeshje e kenaqshme por jo e shkelqyer.

SKRINIAR 7: Perfekt, si per saktesine dhe kohen e nderhyrjes dhe forcen qe perdore. Pak me dobet ne kundersulme.

MIRANDA 7: Fillim i komplikuar, me te riun Barrow qe shkakton probleme. Por pastaj gjithcka nen kontroll. Cornelius nuk prek topin asnjehere prej tij.

SANTON 5,5: I turpshem ne fazen e ndertimit te lojen, gjithmone me shpinen nga porta dhe me topin qe pasohet tek shoku me i afert.

GAGLIARDINI 5,5: Pa Brozovic eshte nje jetim. Dhe ne fazen e ndertimit dhe kur mbeshtet aksionin gabon ne shume topa.

BORJA VALERO 5: Duhet te bej rolin e Brozovic dhe dallimet verehen qartazi. I ngadalshem me topin, gjithmone nje prekje me shume se sa duhet. Rivalet kane nje pune te lehte.

RAFINHA 6,5: Pa Brozovic eshte i vetmi nga Interi qe ka pak fantazi. Nuk duket i lumtur per zevendesimin. Ka te drejte.

ICARDI 5: Rastet e humbura ne derby duket se e trazojne. Nuk eshte i qete, gabon me topin dhe ne bashkpunimin me shoket. Pengohet lehte kur mund te shkoj drejt portes. Moment negativ.

PERISIC 5: Te renda gabimet para portes. Ka tre raste dhe i gabon te gjitha duke bere qe Interi te mos shenoj akoma pas tre ndeshjesh. Eshte lojtari me shume prezent ne zonen e golit por ata qe festojne jane kundershtaret.

EDER 6: Provon te jap nje fluiditet ne levizjen e skuadres, verehet ne fushe me gjuajtjen bombe.

KARAMOH – pa note.

SPALLETTI 5: I dhuron nje pjese Gasperinit. E diskutueshme zgjedhja per te zevendesuar Rafinhan, akoma me e disktueshme ajo per te vendosur Karamoh ne fushe me nje minute nga fundi i ndeshjes. Perse te trazohen sigurite e skuadres. Pas dy ndeshjeve te mira mund te mbulohej mungesa e Candreva me Eder ose Karamoh. Nje pjese e hedhur ne kosh.

Bujar Berishaj

Share
Published by
Bujar Berishaj
Tags: AtalantaInternotat

Recent Posts

  • Uncategorized

NOTAT E GAZZETTA – “Asnje dyshim per me te mirin e ndeshjes nderkohe nje note 5 shkon per…”

Ka pasur nota shume te larta per Interin nga La Gazzetta dello Sport diten e sotme ne mengjes pas fitores…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Onana i dergon nje mesazh direkt Inzaghit: “Fitore e merituar kjo. Alternimi me Handan? Nuk nje gje e…”

André Onana, pas fitores ndaj Barcelones, eshte ndalur per te folur per mikrofonat e Sky Sport Italia dje. Keto kane…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, gezimi ne kampin zikalter ‘zgjat pak’: “Sapo eshte humbur nje tjeter lojtar per shkak demtimi. Probleme per…”

Inter ka fituar nje ndeshje shume te madhe diten e djeshme ne shtepine e saj ne Meazza kunder Barcelones. Zikalterit…

3 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, Xavi nuk permbahet: “Ky eshte nje trup, arbitri ka qene i padenje. Nuk e kuptoj se si Inter…”

Ne fund te ndeshjes, tranjeri i Barcelones, Xavi Hernandez, duket se ka leshuar fjale shume te renda ne drejtim te…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare fjalesh edhe nga Lautaro: “Si mund te mungoja une ne nje ndeshje si kjo? I premtoj tifozeve se nga sot…”

I intervistuar nga Inter TV, Lautaro Martinez ka analizuar shkurt ndeshjen e djeshme qe zikalterit kane fituar ne San Siro…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Mikhitaryan shume i ashper: “Fitore e merituar, por ju lutem mos thoni se sezoni ka filluar tani sepse…”

Henrikh Mkhitaryan, pas suksesit me Barcelonen, duket se nuk ka kohe per te festuar por deshiron te punoje me shume.…

6 hours ago