Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

562 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Miranda-Skriniar jane nje mur, mire edhe Handanovic. Icardi, cfare po te ndodh?

NOTAT – Miranda-Skriniar jane nje mur, mire edhe Handanovic. Icardi, cfare po te ndodh?
Bujar Berishaj

Interi duket se nuk di te fitoj me. Tani vjen nje barazim me Atalantan dhe ndeshja e trete pa shenuar gol.

Bergamo ka qene gjithmone nje fushe e veshtire per zikalterit por duke pare ate qe ndodhi ne fushe, nga Interi mund te pritej me shume por zikalterit i komplikojne me shume jeten vetes me kete barazim duke mos arritur te perfitojne dot nga takimi direkt Lazio-Roma qe do te luhet neser.

Keto jane notat e lojtareve zikalter ndaj Atalantes sot:

HANDANOVIC 7: Pritje e madhe tek Barrow. Pritej nje mbremje e komplikuar dhe ashtu ishte. Te pakten per 45 minuta.

Image result for Handanovic Inter

D’AMBROSIO 5,5: Ne pjesen e pare kalon nje cerek ore te tmerrshem kur Interi luan me tre. Me mire kur Barrow largohet nga loja dhe Gomez fiket.

Image result for Dambrosio inter

CANCELO 6: Pjesa e pare jo mire, e dyta sic di ai. Nje ndeshje e kenaqshme por jo e shkelqyer.

SKRINIAR 7: Perfekt, si per saktesine dhe kohen e nderhyrjes dhe forcen qe perdore. Pak me dobet ne kundersulme.

MIRANDA 7: Fillim i komplikuar, me te riun Barrow qe shkakton probleme. Por pastaj gjithcka nen kontroll. Cornelius nuk prek topin asnjehere prej tij.

Image result for Miranda Inter

SANTON 5,5: I turpshem ne fazen e ndertimit te lojen, gjithmone me shpinen nga porta dhe me topin qe pasohet tek shoku me i afert.

GAGLIARDINI 5,5: Pa Brozovic eshte nje jetim. Dhe ne fazen e ndertimit dhe kur mbeshtet aksionin gabon ne shume topa.

BORJA VALERO 5: Duhet te bej rolin e Brozovic dhe dallimet verehen qartazi. I ngadalshem me topin, gjithmone nje prekje me shume se sa duhet. Rivalet kane nje pune te lehte.

RAFINHA 6,5: Pa Brozovic eshte i vetmi nga Interi qe ka pak fantazi. Nuk duket i lumtur per zevendesimin. Ka te drejte.

ICARDI 5: Rastet e humbura ne derby duket se e trazojne. Nuk eshte i qete, gabon me topin dhe ne bashkpunimin me shoket. Pengohet lehte kur mund te shkoj drejt portes. Moment negativ.

PERISIC 5: Te renda gabimet para portes. Ka tre raste dhe i gabon te gjitha duke bere qe Interi te mos shenoj akoma pas tre ndeshjesh. Eshte lojtari me shume prezent ne zonen e golit por ata qe festojne jane kundershtaret.

EDER 6: Provon te jap nje fluiditet ne levizjen e skuadres, verehet ne fushe me gjuajtjen bombe.

KARAMOH – pa note.

SPALLETTI 5: I dhuron nje pjese Gasperinit. E diskutueshme zgjedhja per te zevendesuar Rafinhan, akoma me e disktueshme ajo per te vendosur Karamoh ne fushe me nje minute nga fundi i ndeshjes. Perse te trazohen sigurite e skuadres. Pas dy ndeshjeve te mira mund te mbulohej mungesa e Candreva me Eder ose Karamoh. Nje pjese e hedhur ne kosh.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.