E kush do ta kishte menduar se mardhenia e Christian Eriksen dhe ajo e Antonio Contes do kishte ardhur ne kete pike qe eshte sot?
Le te themi te verteten: askush. Edhe me romantiku, edhe me besimploti te cilesite e Eriksen, nuk e kishte imagjinuar dicka te tille.
Dukej sikur raporti i tyre ishte mbyllur perfundimisht dhe gjithcka kishte marre nje rruge pa kthim, por me sa duket, ne futboll kurre mos thuaj kurre.
Christian Eriksen dhe Antonio Conte jane treguesi perfekt i kesaj shprehje, sepse gjithcka cfare ka ndodhur keto dite, e tregon kete gje.
Danezi i Interit dje ka luajtur ndeshjen e trete radhazi pas asaj ndaj Juventusit dhe Lazios, duke u paraqitur edhe mjaft mire madje.
Por ajo qe tregoi me se miri edhe raportin e ndryshuar ne cdo dimension me Conten, kane qene pikerisht fjalet e ketij te fundit per lojtarin ne momentin e zevendesimit.
“Sot ishte ndeshja me e mire e jotja Christian qe prej dites qe ke ardhur tek Interi”, kane qene fjalet e Contes per lojtarin, dhe qe citohen nga Sky Sport.
Nderkohe, vete Conte pas ndeshjes e pranoi dicka te tille duke thene: “Po, i thashe Christian kur e zevendesova se kishte luajtur ndeshjen e tij me te mire me ne. E pergezoj edhe publikisht.”
Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…
Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…
Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…
Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…
Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…
"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…