Categories: Editoriale

Objektivi i Interit ka nje emer: zona Champions League. Kovacic-Taider dhe problemet aktuale.

Interista, pas nje ndeshje si kjo e sotmja, jemi te gjithe te zhgenjyer. Interi luajti keq, dhe ndryshe nga shume ndeshje te tjera ku kemi barazuar duke merituar fitoren, sot nuk meritonim aspak te fitonim. Barazimi ishte rezultati me i drejte, plotesisht per fajin tone dhe per ate qe treguam ne pjesen e dyte. Gjithsesi, une jam gjithmone optimist, edhe sot nuk shikoj aspak vend per pesimizem.

OBJEKTIVI – Vijme nga vendi i nente, prej dy vitesh jemi jashte Champions League, dhe kemi bere nje merkato shume te kushtezuar per arsye te financave te klubit. Nuk dua te diskutoj aspak pse jemi keshtu, kush e ka patur fajin deri ne kete moment, dua te mendoj vetem qe nga ky moment e me tej. Sapo eshte nderruar pronesia e klubit, dhe Erick Thohir deri ne kete moment ka lene gjurme shume te mira. Gjithashtu kemi nje trajner qe kudo ku ka qene para Interit, ka patur me shume sukses sesa pritshmerite. Duhet te jemi realiste, objektivi jone kete vit nuk eshte fitimi i Serise A. Nuk do e refuzonim aspak nese do ndodhte ndonje mrekulli, gjithsesi objektivi qe duhet te arrijme me cdo kusht eshte vendi i trete. Dhe per te arritur vendin e trete duhen me pak fitore sesa per te arritur vendin e pare. Prandaj analizat dhe kritikat duhet t’i bejme ne baze te objektivit.

GJENDJA AKTUALE – Pas 14 javesh jemi aty, plotesisht ne gare, vetem 1 pike larg vendit te trete. E heqim Rubentusin, sepse do e fitojne perseri kampionatin edhe kete vit, lufta jone eshte me Napolin dhe Romen (Fiorentinen e konsideroj me inferiore). Dhe jam i sigurt qe jemi ne gjendje t’i kalojme te dyja. Sidomos Romen, qe pas nje fillimi te shkelqyer (rastesor ndoshta), tani ka 4 jave qe nuk fiton. Ne kemi humbur shume pike kete vit ne disa ndeshje, te cilat ishim ne gjendje ti benim tonat. Por per pakujdesite tona ose edhe pak mungese fati, qe ne futboll eshte i rendesishem, kemi dale me 1 pike ne disa ndeshje (Cagliari, Torino, Atalanta, Bologna). Gjithsesi nese permiresojme keto pakujdesite, jam i sigurt qe vendi i dyte ose i treti do te jete i joni, sepse skuadra jone nuk eshte aspak inferiore ndaj Romes dhe Napolit. E dime qe te gjithe duam qe Interi te jete ne vend te pare, edhe nuk e kemi aspak gabim, sepse ashtu jemi mesuar, ai eshte vendi qe na takon. Gjithsesi po jetojme nje situate te veshtire prej disa vitesh, eshte normale qe te ringrihemi gradualisht.

KOVACIC/TAIDER – Prej javesh tani, te gjithe kritikojne Mazzarrin sepse fut Taider dhe le ne stol Kovacic. Mendoj se nuk eshte aspak problemi te Taider ose Kovacic, por tek mungesa e alternativave. Jam dakord qe Taider nuk ka bere ndonje ndeshje shume te mire, por gjithsesi edhe Kovacic sa here eshte futur ose sa here ka luajtur titullar, ka bere ndeshje normale, por nuk ka bere ndonje “cudi” qe te gjithe te themi qe Mazzarri po ben cmenduri duke e lene ne stol. E di qe te gjithe jemi krenare qe kemi nje super-talent ne ekip, qe mbi te gjitha eshte edhe shume shume i ri. Por kjo nuk do te thote se duhet te jete gjithmone ne fushe. Eshte 19 vjec, luan ne kampionatin me te veshtire taktikisht ne bote, dhe eshte normale qe te mesoje pak nga pak. Ndoshta per Mazzarrin, Taider jep me shume ekuiliber ne fushe edhe ne fazen mbrojtese, dhe ekuilibri eshte shume i rendesishem ne kete gjendje qe eshte skuadra. Per me teper, te mos harrojme qe alternativat e vlefshme ne stol jane gjithmone te rendesishme, sepse i japin shtyse lojes ne pjesen e dyte. Dhe Kovacic mund te ndryshoje rrjedhen e lojes me shume se Taider. Per shembull, kunder Livornos ishim ne veshtiresi deri ne fund, u fut Kovacic dhe zgjidhi ndeshjen duke bere Nagatomon te shenoje me nje veprim fantastik. Supozojme se Kovacic do te ishte titullar ate ndeshje, mendoni se Taider do te ishte ne gjendje te bente te njejten gje nese do te zevendesonte Kovacic-in ne minuten 60? Nuk i dihet, por eshte e sigurt qe mundesia eshte me e vogel.

PROBLEMET – Gjithsesi, kthehemi tek ajo cka na mungon ne keto momente. Per mendimin tim na mungojne zevendesimet. Sot ne pjesen e pare kemi bere nje loje te mire, ku mund edhe te shenonim me shume se 1 gol. Kurse ne pjesen e dyte, kur Alvarez, Palacio, Jonathan dhe ndoshta Cambiasso e ulen pak ritmin, e gjithe skuadra nuk po arrinte te krijonte. Nese do te kishim zevendesues te vlefshem, do te ishte me e thjeshte te mbanim lojen nen kontroll, edhe te kerkonim golin e dyte. Gjithashtu, ne momentin kur duhej, nuk kishim ne stol nje sulmues te pare, sepse Icardi dhe Milito jane te demtuar. Kush e zevendeson Palacion ne Interin e sotem? Kush e zevendeson Alvarez? Kush i zevendeson krahet, Jonathan dhe Nagatomo? Askush, alternativat mungojne, zevendesimi i vetem i vlefshem qe kemi eshte ne mesfushe, pikerisht me ate Kovacic qe te gjithe ne e duam nga minuta e pare.

MERKATOJA E DIMRIT – Besoj se Thohir e di kete, edhe ne Janar shpresoj shume qe te marrim 2 ose 3 lojtare qe me te vertet te na ndihmojne, duke filluar nga nje lojtar krahu dhe nje sulmues me peshe, sulmues qe di te shenoje edhe kur Palacio ul ritmin, sepse Palacio nuk eshte robot. Gjithsesi, jemi ne javen e katermbedhjete, gjithcka eshte e hapur dhe perpara kemi nje Rome qe po bie gjithmone e me teper. Une besoj se ky vit do te jete i suksesshem, edhe pse duhet te mjaftohemi qe sukses te quajme vendin e trete. Ky eshte realiteti, ne na takon thjesht te mbeshtesim skuadren edhe te besojme. FORCA INTER GJITHMONE!

Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Dzeko nuk permbahet dhe zbulon: “Tani qe kam shenuar golin e 100 ne Serie A do ftoj gjithe skuadren per…”

Nje nga lojtaret me te mire ne Sassuolo Inter, Edin Dzeko, ka folur per mikrofonat e DAZN ku eshte pare…

9 hours ago
  • Uncategorized

Perse nuk flet askush per nje nga lojtaret me te mire dje? “Fenomenal: nese do e kisht emrin Bremer do flisnim per…”

Inter ka fituar ne fushen e Sassuolos diten e djeshme nje ndeshje te luajtur ne menyre te shkelqyer nga pjesa…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Onana flet si nje veteran i vertete: “Nje fitore e madhe per Interin tone. Kemi fituar vetem fale…”

Ka qene nje dite shume speciale per Andre Onana diten e djeshem qe ka debutuar ne Serie A me Interin.…

9 hours ago
  • Uncategorized

NOTAT e Sassuolo-Inter: “Dzeko me i miri por nje note ulet shkon per Asllani dhe Lautaro: ata marrin nje…”

Inter ka rigjetur nje tjeter sukses ndja Sassuolos pas asaj ne Champions League kunder Barcelones pak dite me pare. Per…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, pas Sassuolos flet edhe Simone Inzaghi: “Ja pse e zevendesova Asllanin. Mendoj se ai…”

Inter eshte rikthyer te nje fitore dhe e ka bere kete gjen e fushen e veshtire te Sassuolos. Per Dazn,…

10 hours ago
  • Uncategorized

Sport Mediaset, cfare prapaskene: “Pak pasi Handanovic e mori vesh qe nuk do ishte titullar, ka mbledhur…”

Inter ka marre tre pike shume te rendesishme ndaj Sassuolos, ne nje moment kur skuadra e Dionisi ka qene ne…

10 hours ago