Categories: Uncategorized

Pioli, dhelpra dhe Europa: “Tekniku i Milanit tenton te manipuloje opinionin publik hapur duke mashtruar.”

“Inter i ka dhene gaz kur ka dale nga Europa e prandaj nuk po ndalet me”, na paskerka thene Pioli dje.

Edhe pse duket sikur tekniku i Milanit – qe me shume flet per skuadren e tij te zemres, Interin, se sa per skuadren e tij aktuale – po tenbton te tregoje te verteten, ai thjesht me kete fraze mundohet ta manipuloje ate.

Pse mundohet ta manipuloje? Sepse eshte shume e thjeshte: mjafton te hapesh kalendarin per te kuptuar se ajo qe ka thene ai eshte totalisht e pavertete.

Sapo lexova fjalet e tij diten e djeshme, me deshiren per ti dhene te drejte ‘Padre Piolit’, ju futa kerkimeve per te pare se sa shume ndeshje paska luajtur Milani me shume se Interi qe paska filluar te vuaje kaq shume.

Kerkimin e nisa qe prej nentorit, kur Interi ka qene ende ne grupet e Champions dhe Milani ne grupet e Europa League, duke llogaritur 20 ndeshjet e fundit.

E cfare del perpara? Qe Interi ne 20 ndeshjet e fundit te Serie A ka fituar 53 pike ne krahasim me 39 piket qe ka fituar Milani.

Por me e bukura eshte dicka tjeter: a e dini se sa ndeshje zyrtare ka luajtur Milani me shume se Interi qe nga nentori? VETEM 1. Nje. One. Uno. Ta themi ne disa gjuhe, se mbase disa nuk e kuptojne.

Pra, Interi i paska dhene gaz se ka dale nga Europa, dhe na paskerka pasur me pak ndeshje se Milani, por e verteta me sa duket nuk na qenka aspak e tille.

Tranjeri i Milanit, si nje dhelper e vertete qe rrushin nuk e kap dot, e zhvlereson ate duke thene se te tjeret kane pasur fat, ndihma, skane pasur demtime.

Por nuk eshte hera e pare qe kjo ndodh. Pertej kesaj, ky eshte nje tregues i mirefillte se sa deluzional jane bere.

Nuk dine cfare te thone e cfare te shpikin. Ajo humbje ne derbi la pas ne Milanon skarco vetem toke te djegur.

Ashtu si do donte Pioli te shikonte njehere Interin pa Lukaku, Lautaro dhe Sanchez, ashtu do donim edhe ne ta shikonim njehere Milanin pa penallti kete sezon duke luftuar per mbijetese me Spezian, Beneventon, Parmen dhe Crotonen.

Gjithcka po e mbyll me nje fraze teper te bukur qe Pioli ka thene para pak kohesh: “Kush fiton feston dhe kush humbet shpjegon”. Kaq mjafton per momentin.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

ZYRTARE – Dy lojtare te Interit perfshihen ne TOP 11 e vitit 2020: “Ja pse: njeri prej tyre eshte…”

Me sa duket, OPTA ka perfshire edhe dy lojtare te Interit ne TOP 11 e Serie A per vitin diellor…

11 hours ago
  • Uncategorized

SPECIALE – Renia e pabesueshme e Zhang Jindong: “Nga njeriu i 15 me i pasur ne Kine, sot ndodhet ne vendin e…”

Me sa duket, kriza qe ka kapur Suning gjate periudhes e pandemise ka ulur ndjeshem edhe pasurine e familjes Zhang.…

11 hours ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Nuk ju kuptoj: Inter dhe Juventus jane jashte luftes Scudetto dhe ju them qe…”

Per Bobo TV, ne Twitch, ish-sulmuesi i Interit, Antonio Cassano, ka folur edhe per momentin e Interit dhe te Juventusit.…

11 hours ago
  • Uncategorized

Inter, gati goditja e pare per merkaton e Interit? “Ja shifrat: do te vije nga Spanja ne huazim”.

Merkato do te hapet zyrtarisht ne daten 02 janar, por Inter eshte ne pune per te tentuar qe te perforcoje…

11 hours ago
  • Uncategorized

Cassano i cmendur pas Dzeko: “Kampion i madh, Giroud ska asnje lidhje me te. Ai eshte nje…”

Antonio Cassano, ish-sulmues i Interit, gjate Bobo TV diten e djeshme ne Twitch, ka komentuar skuadren e Inzaghit pas fitores…

16 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Asllani: “Kam folur me shoket tek Inter per Shqiperine. Pak minuta te luajtura? Kam folur me…”

Nuk eshte aspak nje mister: Kristjan Asllani, me Shqiperine e tij, do te luaje nje ndeshje zemre ndaj Italise, vendi…

17 hours ago